web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Krimi horror: Shqiptari në Itali përdhunon vajzën 10 vjet rresht dhe më pas…

6 Maj 2016, 13:08, Aktualitet CNA

45-vjeçari i paidentifikuar ka përdhunuar për dhjetë vjet me radhë vajzën e cila tashmë është 23-vjeçe, dhe e ka shkelmuar në bark që të mos ngelej shtatzënë.

Pas 6 muajsh paraburgim ai tani do të dalë në gjyq për t?u njohur me dënimin.

Abuzimet sipas vajzës kanë nisur rreth fillimit të viteve 2000 kur ajo ishte ende e mitur.

Vajza ishte ende 8 vjeç atëherë. Por kjo nuk e ndaloi prindin mizor ta përdhunonte për dhjetë vite rresht.

Sipas vajzës i ati abuzonte me të një herë në dy ditë.

?Po the gjë, do vrasim në fillim mamanë tënde, pastaj motrën, vëllain dhe në fund unë do të vras veten duke të lënë vetëm në këtë botë?, mësohet t?i ketë thënë i ati të miturës.

Kur vajza ishte në moshën e adoleshencës ai e godiste shpesh me shkelm në bark që të mos ngelej shtatzënë.

Për dhjetë vjet me radhë askush në familjen e tyre nuk mori vesh gjë, deri sa vajza u largua në moshën 18-vjeçare për shkak të studimeve.

Ajo ia tregoi ngjarjen tezes së vet dhe u deshën katër vjet që më në fund ta denonconte.

Pas denoncimit, babai përdhunues u arrestua në janarin e kaluar.

Sipas tij çdo gjë është fryt i fantazisë së vajzës.

Gjyqi pritet të përfundojë brenda dy javësh.





Lajmet e fundit nga