web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Majlinda Bregu thumbon Taulant Ballën në sy të ambasadores Romana Vlahutin

6 Maj 2016, 12:21, Aktualitet CNA

Këshilli Kombëtar i Integrimit u mblodh sot për të diskutuar për fatin e Shqipërisë në BE. E pranishme në këtë mbledhje ka qenë edhe ambasadorja e BE, Romana Vlahutin. Gjatë fjalës së tij, deputeti socialist, Taulant Balla, tha se politikanët nuk do shkojnë në plazh pa miratuar Reformën në Drejtësi.

?Nuk do ikim në pushimet e verës, në plazh, pa mbyllur Reformën në Drejtësi?, tha Balla

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Kryetares së Këshillit, Majlinda Bregu, e cila i tha Ballës të mos bëjnë pushime pasi qeveria ka 3 vjet që bën pushime.

?Ju do bënit mirë të mos bënit fare pushime sepse mjaft keni bërë këto 3 vite?, u shpreh Bregu





Lajmet e fundit nga