Gruaja gjendet e pajetë në tualet/ U mbyt nga biznesmeni
Një grua është gjendur e vdekur në tualetin e Mobileri “Euro...
Partia Demokratike, ka denoncuar sot mungesën e ilaceve në spitale dhe pamundësinë e pacientëve për ti blerë për shkak të cmimit të shtrenjtë. Përmes një deklarate për shtyp, deputetja Albana Vokshi tha se fondi për shëndetin po vidhet çdo ditë, dhe Ilir Beqaj injoron thirrjet për ndihmë të pacientëve dhe familjarëve të tyre. Sipas saj ndryshimet klienteliste të ligjit të barnave në Shqipëri, i hapën rrugë barnave të falsifikuara dhe atyre kontrabandë dhe të skaduara
Deklarata e deputetes Albana Vokshi
Epidemia më e rrezikshme sot në vend, është mungesa e ilaçeve, sidomos për sëmundjet e rënda, çfarë po vë në rrezik jetën e qytetarëve, ndërkohë që 340 milionë euro Edi Rama dhe Ilir Beqa kanë ndarë me miqtë e tyre, ndërkohë që qindra milionë lekë jepen çdo muaj për Vilmën, e megjithatë, medikamente nuk ka.
Fondi për shëndetin po vidhet çdo ditë, dhe Ilir Beqaj injoron thirrjet për ndihmë të pacientëve dhe familjarëve të tyre.
Në spitalin Onkologjik, edhe pas denoncimeve të pacientëve, vizitës së deputeteve te PD te Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë, gjendja është katastrofike. Akseleratori linear nuk është vënë në funksionim ende. Njëra prej aparaturave të kobaltit nuk e ka burimin e energjisë të përshtatshëm e nuk funksionon ashtu siç duhet. Ilaçet mungojnë. Në pjesën më të madhe të rasteve, qytetarët nuk e përballojnë dot faturën e kripur të këtyre medikamenteve të shtrenjta që duhet ti marrin nëpër farmaci. E në këto raste, jo vetëm shëndeti por edhe jeta e tyre është në rrezik çdo ditë.
Për ta përditësuar kampionin e korrupsionit, po ju sjellim disa dëshmi, të publikuara ditët e fundit në gazetën Shendet Plus.
– Qerimi nga Kukësi, i papunë ka dy fëmijë hemofilik, një djalë 10 vjeç dhe një vajzë 12 vjeç. Ai thotë se në QSUT nuk ka ilaçe, mungon prej kohësh faktori VIII. Mungesa e mjekimit të pështatshëm shkakton hemorragji dhe jeta e fëmijëve është në rrezik.
http://shendeti.com.al/hemofilia-femijet-ne-lufte-per-jeten-familjaret-ne-lufte-per-te-ardhurat/
Xhuljana 18 vjeç nga Pogradeci. Trajtohet tek Onkologjiku. Ajo dëshmon se nuk po e bën dot kurimin sepse në spital nuk ka medikamente. Në Farmaci janë shumë shtrenjtë dhe familja e saj nuk i përballon dot.
http://shendeti.com.al/18-vjecarja-me-kancer-nuk-kemi-mundesi-te-blejme-ilacet/
Dituria, një grua e shtruar tek Hematologjia thotë se i blen vetë ilaçet. Por ai i duhuri, Velkadi, kushton miliona dhe ajo nuk e përballon dot.
Ndërkohë, tek Infektivi në QSUT, mungon prej javësh çdo preparat për trajtimin e të sëmurëve me HIV-AIDS.
Tek Trauma mungon çdo gjë. Barnat i blejnë vetë pacientët, analizat duhet të bëhen tek privati, protezat duhet t?i sigurojnë vetë ku më e lira kushton 800 euro.
Akoma më e rëndë është gjendja në spitalet bashkiake dhe rajonale në gjithë Shqipërinë.
Mungesa e ilaçeve është kriza më e madhe që po vuajnë qytetarët, të sëmurët dhe familjarët e tyre.
Por një tjetër shqetësim i madh, është futja e ilaceve kontrabandë, të pakontrolluar. Tregu farmaceutik është kapur nga,”koordinatori i korrupsionit Beqaj” .
Për shkak të politikave klienteliste, Glaxo dhe Actavis janë larguar nga Shqipëria. Jo vetëm në çdo spital, por dhe në farmaci mungojnë çdo ditë barna, edhe ato jetike.
Ndryshimet klienteliste të ligjit të barnave në Shqipëri, i hapën rrugë barnave të falsifikuara dhe atyre kontrabandë dhe të skaduara. Cilësia e barnave nuk është e garantuar. Në datën 7 mars në një seancë degjimi në Komisionin e Jashtëm, Beqaj u detyrua të pranojë se në treg ka barna të falsifikuara, në përpjekje për të shpëtuar nga ndjekja penale.
Me Konventën Medicrime dhe në ndryshimet në Kodin Penal, lejimi i ilaçeve kontrabandë konsiderohet krim, neni 284-d që parashikon deri në 5 vjet burg.
Partia Demokratike bën përgjegjës për këtë krim Edi ?Ramën dhe Ilir Beqën.
Ndaj i bëjmë përsëri thirrje prokurorise të përparojë me hetimet për të ndalur këtë krim të tmerrshëm në shëndetësi.
Një grua është gjendur e vdekur në tualetin e Mobileri “Euro...
Gjatë ceremonisë së përurimit të pjesës së re të Korpusit Që...
Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka postuar në rrjetet social...
Olgerta njera nga vajzat e Forumit Rinor te LDE u eshte drej...
Kryedemokrati Lulzim Basha e cilësoi dje Emiljano Shullazin ...
Zgjedhjet për Rektor në Universitetin e Korçës “Fan Noli”, m...
Deklarata e njërit prej ish-drejtuesve të Policisë së Tiranë...
Biznesmeni shqiptaro-amerikan, Jani Zaka, ka denoncuar kërcë...
Avokati i Emiljano Shullazit, pas shtyrjes së procesit gjyqë...
Gjykata për Krime të Rënda mori vendimin sot që masa e sigur...
Avokati i Popullit, rekomandim Prokurorisë së Tiranës për fi...
Emri i Emiljano Shullazit është lakuar më shpesh nga policia...
Gjatë mbledhjes së radhës në Komisionin për Mediat, pati dek...
Seanca e radhës gjyqësore ndaj imamëve të vetëshpallur ka ni...
Gerti Pashja, një prej të akuzuarve për rekrutim të xhihadis...
Një oficeri i policisë belge është marrë në pyetje këtë të m...
Emiljano Shullazit u shoqërua në polici ditën e shtunë nga ...
Një gjykatë në Milano, po shqyrton çeshtjen e 32-vjeçarit sh...
Në draftin që ka përgatitur EURALIUS, misioni mbështetës i d...
Policia e Vlorës ka finalizuar me sukses operacionin e kodua...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...