web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Çmendet” Spitali Psikiatrik në Vlorë/ Tenderi fitohet me 99% të vlerës

10 Prill 2016, 16:08, Aktualitet CNA

Abuzimet, vjedhjet dhe aferat korruptive me tenderat nga institucionet shtetërore nuk kanë të ndalur. Citynews sjell sot ?çmendurinë? e Spitalit Psikiatrik Vlorë, i cili ka tenderuar një shërbim që në fakt duhet të kryhet nga personeli i vetë spitalit. Bëhet fjalë për ?Shërbimin e pastrimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe sistemin e gjelbërimit? i cili ka një fond limit prej 764 milion lek të vjetra. Referuar dokumentave zyrtare rezulton se në proçedurë kanë marrë pjesë 4 ofertues, dhe fitues është shpallur ofertuesi me vlerë më madhe, plot 757 milion lek të vjetra. Siç duket edhe në faktet e mëposhtme, tenderi qindra milionësh është fituar me 99% të vlerës së fondit limit.

Shërbim apo abuzime?

Tenderi në fjalë lë vend për dyshime, pasi kemi të bëjmë me një shërbim që duhet t?a kryejë personeli i Spitalit. Pastrimi i jashtëm apo i brendshëm i Spitalit Psikiatrik duhet të kryhet nga sanitaret apo pastrueset të cilat paguhen nga taksapaguesit. Përveç pastrimit, bëhet fjalë edhe për një sistem gjelbërimi. Citynews investigoi dhe rezulton se Spitali Psikiatrik është rikonktruktuar në Maj të vitit 2015. Një vit më parë, ishte Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministri i Shëndetësisë dhe Kryebashkiaku aktual i Vlorës, Dritan Leli, të cilët inaguruan rikonktruksionin e Spitalit Psikiatrik. Por siç duket edhe nga fotot, duket se gjelbërimi nuk mungonte në ambjentet e jashtme të Spitalit. Një sistem i ri gjelbërimi duket se është i panevojshëm për një spital të inaguruar vetëm një vit më parë. Të gjitha faktet e renditura më sipër, të çojnë drejt dyshimit se tenderi në fjalë mund të jetë i përfshirë nga abuzime me fonde publike. Shërbimi i pastrimit të brendshëm e të jashtëm, një sistem i ri apo mirëmbajtja e gjelbërimit, të gjitha këto mund të realizohen nga personeli i spitalit. Edhe nëse kjo gjë nuk mund të realizohet, Drejtuesit e personelit të spitalit mund të shtonin pjestarë të stafit, por kurrsesi të tenderonin shërbimin me vlerë qindra miliona lek.

A u favorizua firma fituese?

Firma fituese ?SORI-AL? rezulton të jetë e të njëjtës pronare që ka kompaninë fituese të tenderit të lavanderisë së QSUT. Siç duket edhe më poshtë, Alma Tafani është pronare dhe administratore e kompanive ?SORI-AL? dhe A.G.S Shpk. Kjo e fundit është akuzuar një vit më parë për favorizim në tenderin e realizuar nga QSUT. Ndërkohë A.G.S sh.p.k. është akuzuar nga KLSH se ka përfituar nga favorizimi i padrejtë i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, KVO, në QSUT, në një tender tjetër për lavanterinë që mbulonte periudhën Janar-Prill 2014, duke i shkaktuar taksapaguesve një dëm prej 10.8 milionë lekë. Ankesa për favorizim nga QSUT për A.G.S sh.p.k ka pasur dhe nga operatorët e tjerë që morën pjesë në tenderin e një viti më parë./citynews





Lajmet e fundit nga