“Në emër të protestës”/ Tallje me flamurin shqiptar, anarkistët e zëvendësojnë me flamingon
Një grup me pikëpamje neomarksiste dhe anarkiste ka shkuar...
Një grup me pikëpamje neomarksiste dhe anarkiste ka shkuar...
Marrëveshja për pranimin në Shqipëri të muxhahedinëve iranianë është një marrëveshje ndërkombëtare, prandaj duhet të përmbushë kërkesat e kreut të dytë të pjesës së shtatë të Kushtetutës së Shqipërisë (?Marrëveshjet ndërkombëtare?), si dhe të Ligjit nr. 8371, dt. 9.8. 1998, ?Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjet ndërkombëtare? (ligji në fuqi në kohën e nënshkrimit të marrëveshjes).
Qeveria e kryesuar nga z. Edi Rama, e ardhur në fuqi pas zgjedhjeve të qershorit 2013, thotë se është duke zbatuar një marrëveshje të miratuar nga qeveria paraardhëse, ajo e kryesuar nga z. Sali Berisha. Qeveria ?Berisha?, e cila gjithashtu nuk e bëri publike marrëveshjen pati thënë se, në kuadrin e një marrëveshjeje shumëpalëshe, sipas së cilës vendet e tjera të NATO-s do të strehonin anëtarët e organizatës së muxhahidinëve iranianë, Shqipëra do të strehonte 210 muxhahidinë iranianë. Qeveria ?Berisha? nuk bëri me dije se kur ishte nënshkruar kjo marrëveshje ndërkombëtare, cilat qenë palët dhe as përmbajtjen e saj. Asnjë vend tjetër i NATO-s dhe i Bashkimit Europian nuk bëri me dije se ishte palë në një marrëveshje të tillë. Tani Qeveria ?Rama? me një marrëveshje sekrete ka marrë përsipër të strehojë të gjithë anëtarët e organizatës së muxhahidinëve iranianë.
Problematika sa i përket pajtueshmërisë me Kushtetutën, të marrëveshjes së sipërpërmendur, nis që me atë se me cilën palë e ka nënshkruar shteti shqiptar këtë marrëveshje. Me SHBA, me OKB, me Irakun, me vetë organizatën e muxhahidinëve iranianë? Sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Shqipërisë, shteti shqiptar mund të nënshkruajë marrëveshje ndërkombëtare me shtete të tjerë, ose me organizata ndërkombëtare. As Qeveria e SHBA dhe as OKB nuk mund të nënshkruajnë marrëveshje sekrete të tilla, për shkak se kanë mekanizma kontrolli. Qeveria e SHBA ka si kontrollor Senatin që shqyrton të gjithë marrëveshjet ndërkombëtare. OKB ka detyrim t? i regjistrojë të gjithë marrëveshjet ndërkombëtare që zyrat e saj nënshkruajnë me
Në çdo rast, asnjë vend nuk mban sekret nga opinion marrëveshje ndërkombëtare të tilla, të cilat mund të kenë pasoja të rënda për shtetin, shoqërinë, për çdo qytetar. Marrëveshje të tilla i nënshtrohen ratifikimit parlamentar, çka është sanksionuar edhe në Kushtetutën e Shqipërisë. Kushtetuta e Shqipërisë, jo vetëm që nuk i njeh Qeverisë të drejtën të nënshkruajë marrëveshje ndërkombëtare sekrete, por madje parashikon detyrimin e Qeverisë që edhe kur marrëveshje të tilla nuk ratifikohen nga Kuvendi, Kryeministri duhet të njoftojë Kuvendin për to. Në paragrafin e tretë të nenit 121 të Kushtetutës thuhet:
?Kryeministri e njofton Kuvendin sa herë që Këshilli i Ministrave nënshkruan një marrëveshje ndërkombëtare që nuk ratifikohet me ligj.?
Deri më sot në Kuvendin e Shqipërisë nuk është zhvilluar ndonjë seancë, e hapur ose e mbyllur ku Kryeministri të ketë përmbushur këtë detyrim. Ky është një nga shkaqet për të cilët marrëveshje është e papajtueshme me Kushtetutën dhe për pasojë është e pavlefshme. Detyrimi i Kryeministrit për të njoftuar Kuvendin për marrëveshje të tilla, ekziston sepse në paragrafin e dytë të nenit 121 Kuvendit i njihet kjo e drejtë:
?Kuvendi me shumicën e të gjithë anëtarëve, mund të ratifikojë edhe marrëveshje të tjera ndërkombëtare që nuk parashikohen në paragrafin 1 të këtij neni.?
Marrëveshja, pavarësisht përmbajtjes së saj, do të thotë me vetë ekzistencën e saj, bie ndesh edhe me paragrafe dhe gërma të tjera të nenit 121 të Kushtetutës së Shqipërisë, i cili thotë se:
?Ratifikime dhe denoncimi i marrëveshjeve ndërkombëtare bëhet me ligj nga Republika e Shqipërisë në rastet kur ato kanë të bëjnë me:
a)territorin, paqen, aleancat, çështjet politike dhe ushtarake
ç) marrjen përsipër të detyrimeve financiare nga Republika e Shqipërisë.?
Marrëveshja, edhe pa u bërë publike, nga vetë natyra e saj, me aq sa është pranuar nga Qeveria, prek disa nga këta elementë juridiko-kushtetues. Kuptohet se që të verifikohet plotësisht pajtueshmëria ose jo e kësaj marrëveshjeje me këtë nen të Kushtetutës së Shqipërisë, është e nevojshme që të shihet në përmbajtjen e marrëveshjes një element-kyç që ka të bëjë me faktin nëse Shqipëria me këtë marrëveshje ka pranuar të strehojë organizatën ushtarake të muxhahidinëve iranianë, apo anëtarët e kësaj organizate, me kushtin e shpërbërjes së saj. Deri më sot nuk ka asnjë njoftim zyrtar të shpërbërjes së organizatës së muxhahidinëve iranianë. Kështu, në rast se me këtë marrëveshje i është dhënë territor i shtetit shqiptar një organizate ushtarake të huaj, marrëveshja bie ndesh me një element të gërmës ?a? të paragrafit të parë të nenit 121. Strehimi i një organizate ushtarake të huaj, e cila kërkon të përmbysë regjimin në një shtet të madh anëtar të OKB, siç është Irani, shumë të militarizuar dhe me burime të mëdha financiare, përbën një rrëzik të madh për paqen në Shqipëri, pasi çdo shtet ka të drejtë të ndërmarrë aksione ndëshkuese në një rast të tillë. Meqënëse strehimi i moxhahidinëve iranianë nuk vjen nga një marrëveshje shumëpalshësh në kuadrin e NATO-s, Shqipëria nuk mund të kërkojë që të aktivizohet mbrojtja e përbashkët e aleancës në një rast të tillë. Kështu që marrëveshja prek seriozisht një element të parashikuar në gërmën ?a? të nenit 121 dhe që ka të bëjë me paqen. Kjo nuk mund të anashkalohet duke u thënë se fjala ?paqe? në këtë nen është vënë për rastin e marrëveshjeve të paqes. Nëse do të kishte qenë kështu ligjvënësi do ta kishte saktësuar këtë gjë, por vullneti i ligjvënësit ka qenë që të zgjerohet rrethi i marrëveshjeve ndërkombëtare që kalojnë në Kuvend për ratifikim jo të ngushtohet.
Marrëveshja prek seriozisht çështjet politike dhe ushtarake në rast se Shqipëria është angazhuar me të që të pranojë një organizatë ushtarake, e cila ka një agjendë politike për përmbysjen e regjimit në fuqi në një shtet tjetër.
Marrëveshja prek seriozisht edhe gërmën ?ç? të nenit 121 sepse Shqipëria merr tërthorazi detyrime ekonomike dhe financiare të mëdha me rastin e kësaj marrëveshjeve. Shteti do të ofrojë ndërtesa për strehimin e tyre, si dhe do të ketë detyrime ekonomike ndaj moxhahedinëve si ndaj çdo shtetasi shqiptar, kur ata të marrin këtë status, gjë që kanë të drejtë ta kërkojnë. Për këtë arsye marrëveshja duhet të kishte kaluar në procesin e ratifikimit parlamentar. Gjithashtu, ata kanë të drejtë të kërkojnë edhe bashkim familjar, do të thotë që familjarët e tyre që gjenden në Iran, t? u bashkohen atyre në Shqipëri, duke marrë shtetësinë shqiptare. Në intervista televizive ata kanë thënë se duan ta bëjnë këtë gjë.
Prania në Shqipëri e një organizate ushtarako-religjioze islamike të muxhahidinëve (fjala në shqip do të thotë ?luftëtar i Xhihadit?, luftës së shenjtë islamike) përbën një kërcënim për sigurinë e Republikës së Shqipërisë, për rendin kushtetues, per sigurinë e cdo qytetari shqiptar.
Askush nuk ka mandat legjitim kushtetues, për ta ushtruar pushtetin në atë mënyrë që të pranojë në Shqipëri një organizatë ushtarako-religjioze islamike. Nëse Gjykata Kushtetuese e legjitimon një gjë të tillë, atëherë automatikisht ka legjitimuar krijimin e organizatave ushtarako-politike në Shqipëri për të mbrojtur sovranitetin e vendit dhe rendin kushtetues, në rrethanat kur këtë gjë jo vetëm që nuk dëshirojnë ata bëjnë atë që e kanë për detyrë, por e përdorin pushtetin për ta ekspozuar vendin para rreziqeve të tillë.
“Një avokate e imja ka bërë ankesë dhe rasti im është në shq...
Bashkia e Korçës ka hapur tenderin me vlerë më të lartë të p...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qy...
Biseda mes dy politikanëve shqiptarë në Maqedoni është sigur...
Si pasojë e një konflikti me armë, një person ka mbetur i pl...
Sindikata e punonjësve të Policisë së Shtetit ka paditur në ...
Ministrja për Integrimin Europian, Klajda Gjosha është shpre...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mblodhi sonte ...
Interneti është një vend i zënë dhe ai po zgjerohet me hapa ...
6 muaj heqje patente, 6 mije leke te reja gjobe dhe heqje e...
Eksportet shqiptare pësuan një rënie dramatike prej mbi 6 pë...
Ditën e djeshme Komisioni Institucional Zgjedhor i Universit...
Sot mu desh të paguaj një gjobë. Ndalova makinën në një vend...
Policia e Elbasanit përmes një komunikate zyrtare deklaron s...
Dy të rinj kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sherri me...
Menaxherin i fushatës së kandidatit republikan Donald Trump ...
Palmyra është sërish në duart e forcave qeveritare në Siri. ...
Financat duket se do ta kenë të vështirë të ruajnë ritmin e ...
Zirkon Disha aktivisti i shoqerise civile ka gjetur nje meny...
Keto foto jane shkrepur gjate momentit kur KQZ merte vendimi...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...