web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Denoncimi në Fiks Fare/ Gjobitet se kështu do shefi!

29 Mars 2016, 18:20, Aktualitet CNA

 6 muaj heqje patente, 6 mije leke te reja gjobe dhe heqje e 3 pikeve ne patente. Kaq i ka kushtuar një banori të fshatit Mjedë në Shkodër, urdhri i shefit të qarkullimit, i cili e pa mëngjesin e 15 marsit teksa conte dy fëmijët e tij dhe nipërit në shkollë me makinë.

Prova e përdorur për të gjitha shkeljet e mësipërme nga policia e qarkullimit rrugor të këtij qyteti është një fotografi,e cila nuk mund t?i jepet as kundravajtësit, as gazetarëve, por që i përket një automjeti të ndaluar në të njëjtën ditë.

Alfred Ukaj  nga Shkodra  i cili mendonte se kishte të bënte me një rast abuzimi nga policia e qarkullimit rrugor , Qarku Shkodër , ju drejtua emisionit Fiks Fare. Një postbllok i policisë rrugore të Qarkut Shkodër e ndaloi  në datën 15 mars 2016.

Ky i fundit po vinte nga Mjeda për në qytetin e Shkodrës, për të transportuar në shkollë fëmijët e familjes së tij. Transporti po bëhej me një makinë familjare të tipit 6 + 1. Postblloku i policisë e ndalon shtetasin në sheshin “Balshaj” në hyrje të  qytetit të Shkodrës. Shtetasit Alfred Ukaj i kërkohet të dorëzojë lejen e drejtimit dhe lejen e qarkullimit të mjetit pa motivacion. Në  dorëzim të  këtyre të fundit, shtetasi shkon pas policit të qarkullimit rrugor ,Osman Hoxhllaku, i cili firmos dhe proçesverbalin për pezullimin e lejes së drejtimit, për të.

Zotëria u shkon nga mbrapa policeve që e ndaluan dhe vendos të filmojë bisedën me punonjësit e policisë, pamjet e të cilave u trasmetuan sot nga Fiks Fare. Në bashkëbisedim mes punonjësve të policisë dhe zotërisë, punonjësit e policisë thonë se shefi i policisë rrugore e ka parë shtetasin Alfred Ukaj që transportonte fëmijë në makinën e tij dhe ka dhënë urdhër ,që mjeti të ndalohet. I vetmi shkak për ta ndaluar nga ana e punonjësve të policisë  janë  fëmijët që transportonte dhe se nuk i kishte në rregull rripat e sigurimit dhe sistemet e fiksimit.

Gjatë bisedës me punonëjsit e policisë qytetari këmbëngul se fëmijët i ka të lidhur me rripa sigurismi dhe dy më të vegjëlit janë të ulur në ndenjëset e fëmijëve. Policët i thonë se fëmijët janë nën moshën 12 vjec dhe për këtë arsye dueht të kishin ssitemet e fiksimit. Drejtuesi i mjetit i kudnërhston , duke u sjellë si argument se është i agtshëm t?u paraqesë pasaportat e fëmijëve për të vërtetuar moshat, madje mund të hapin edhe cantat e shkollës për të parë se në cilën klasë vijojnë mësimin

Gjatë biesës me qytetarin , policët komunikojnë në telefon me shefin e tyre, të cilit i raportojnë se qytetari ka fëmijët e tij në makinë.

Më pas ata diskutojnë me njëri tjetrin, duke shfletuar Librin e Kodit Rrugor, për të gjetur një nen që të jutifikonte masën administrative që po firmosnin.

Pas kësaj bisede qytetari me celularin e ndezur kthehet në automjetin e  tij, ku qëndrojnë të ulur fëmijët dhe nipërit të cilët presin për të shkuar në shkollë. Në pamjet që ai ka filmaur më pas në makinën e tij, dallohen fëmijët që ka në automjetin që drejtonte se janë të ulur në sediljet përkatëse dhe janë të lidhur me rripat e sigurimit. Disa prej tyre, të cilët janë të moshës nën 12 vjeç kishin dhe sisteme fiksimi.

Karvani për të rimarrë vendimin e komisionit

Për të rimarrë lejen e drejtimit  Alfred Ukaj paraqitet rregullisht në komisariatin e policisë së Shkodrës për ballafaqim me Organin Administrativ Shtetëror. Nga data 17 mars 2016 deri në datën 23 mars të po këtij viti, për të nuk merret asnjë vendim. Ndërkohë zotëria paraqitet rregullisht sipas orareve të caktuara nga vetë punonjësit e policisë .

Për pesë ditë rresht ai paraqitet në sportelin e komisariatit të qarkullimit rrugor për të pyetur nëse do të mblidhet komisioni që do të shqyrtojë masën që i kanë vendosur policët. Cdo ditë përgjigjia në sportel është e njëjtë: Kthehu nesër!

Në datën 24 Mars 2016, Organi Administrativ Shtetëror vendos pezullim 6 mujor të lejes së drejtimit të mjetit, zbritjen e tre pikëve , si dhe 6000 lekë gjobë, për mosvënie të rripit të sigurimit dhe mospërdorim të sistemeve të fiksimit. Të gjitha këto masa administrative merren pa qënë prezent personi që ka bërë shkeljen.

Komisioni i përbërë nga tre anëtarë e ka vlerësuar të drejtë procesverbalin e konstatimit nga policët në dt 15 mars 2016.

Fiksi i drejtohet Drejtorisë së policisë së qarkut Shkodër

Për rastin në fjalë  “Fiks Fare” iu drejtua Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Shkodrës prej të cilës mori dy përgjigje zyrtare. Në përgjigjen e pare, e cila është një njoftim për shtyp i datës 25 mars 2016, thuhet se Shtetasi Alfred Ukaj është gjetur me shkelje dhe kjo shkelje është dokumentuar me foto, të cilat për efekt të privatësisë i janë bashkëlidhur vendimit të Organit Administrativ Shtetëror.

Përgjigjia e dytë zyrtare që emisioni Fiks Fare mori nga drejtoria e policisë së Shkodrës,në dt 29 mars 2016 sqaron se leja e drejtimit të mjetit pezullohet në rastet e shkeljes së Kodit Rrugor.  Për rastet e pezullimit të lejes së drejtimit afati kohorë është deri në 10 ditë sipas nenit 214 pika 2 e Kodit Rrugor.

Gazetarët e Fiksit  kontaktuan  me zëdhënësin e policisë  së Qarkut Shkodër, i cili ka në dorë fotot, nuk pranon që të japë një kopje të fotografive që i janë bashkëlidhur vendimit të OASH-së, pasi janë konfidenciale dhe nuk mund të shpërndahen. Nuk pranon që t?i jepen as kundravajtësit.

Ai bashkë me gazetarët shkojnë pranë automjetit për të parë nësë makina e shtetasit Alfred Ukaj, korrespondon dhe është e njëjtë me makinën në foton që i është bashkëlidhur vendimit të OASH-së.

Gjatë bashkëbisedimit, gazetarët konstatojnë se makina që ndodhet në foto nuk i ka pasqyrat në të njëjtën ngjyrë me makinën  e zotit Ukaj,fotoja që ka zëdhënësi ka një stampë të verdhë që makina e qytetarit Ukaj nuk e ka .

Madje zedhënësi i policisë pranon se makina në foto, nuk është e njëjtë me makinën që verifikohet.Sipas tij , fotografia mund të jetë e një automjeti tjetër që i është pezulluar leja e drejtimit po në të njëjtën ditë, por në mbasdite

Gazetarët e Fiks Fare i kërkojnë zëdhënësit që të njoftojë shefin e tij që makina e qytetarit që është penalizuar nuk është e njëjtë me fotografinë që ai ka në dosje dhe zëdhënësit pranon se do ta njoftojë eprorin e tij për këtë gjë.fiks fare shkoder (1)fiks fare shkoder (2)fiks fare shkoder (3)





Lajmet e fundit nga