web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zviceranët në protestë kundër dëbimit të… pulëpjekësit shqiptar

29 Mars 2016, 20:17, Aktualitet CNA

?Një avokate e imja ka bërë ankesë dhe rasti im është në shqyrtim e sipër në kuadër të rasteve të rënda?- tha Dermaku për albinfo.ch, duke treguar për rastet e ngjashme që janë pranuar në kantonet tjera zvicerane.

Rasti i pulë-pjekësit shqiptar është paraqitur në raste të rënda dhe ka fituar shumë përkrahje në kantonin Obwalden. Madje të mërkurën është paralajmëruar edhe një protestë kundër dëbimit nga Zvicra. Protesta do të mbahet nga ora 13, në rrugën St.Antoniststr.4, 6061 Sarnen.

Si erdhën ngjarjet deri te kërcënimi për dëbim i Jeton Dermakut?

Në Nidwaldenit ai kishte paraqitur një kërkesë për bashkim familjar, për të marrë me vete bashkëshorten e tij kosovare 34-vjeçare dhe tre fëmijët e tyre të përbashkët. Ky ishte gabimi. Në vend të bashkimit familjar, autoritetet kantonale ia kishin anuluar lejen e tij të qëndrimit, duke e kërcënuar për ta dëbuar nga Zvicra.

Ai akuzohet në një periudhë kohore prej më tepër se një dekade, ka bërë jetë të dyfishtë. Në vitin 1999, Jeton Dermaku kishte shkuar në Zvicër si azilkërkues. Për të devijuar një dëbim të mundshëm, në vitin 2000, ai ishte martuar me një zvicerane 65-vjeçare.

Paralelisht me te, ai në Kosovë kishte pasur edhe një grua me tre fëmijë, me të cilën u martua në vitin 2012 pa dijeninë, prej të cilës ishte ndarë në vitin 2005. Edhe pse 6 vite i martuar me zviceranen, autoritetet janë të mendimit se martesa e tij me zviceranen ishte realizuar me qëllim të pajisjes së lejeqëndrimit.





Lajmet e fundit nga