web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bashkia e Korçës prokuron tenderin me vlerë më të lartë në 9 muaj qeverisje lokale

29 Mars 2016, 20:11, Aktualitet CNA

Bashkia e Korçës ka hapur tenderin me vlerë më të lartë të prokuruar në këto 9 muaj mandat qeverisje për Njësitë Lokale. Vlera e tij është 471,581,000 Lekë pa TVSH. Ky tender është shpallur në datën 24 mars në sistemin e prokurimeve elektronike. Tenderi mbyllet në datë 18 prill duke ju lënë konkurrentëve më pak se një muaj për hartimin e dokumentacionit. Objekti i Tenderit është Ndërtim i Kompleksit Multifunksional, Sportiv dhe kulturor. Ndërkohë, sipas të dhënave zyrtare të portalit për Prokurimet Publike, fondi është akorduar nga Buxheti i Shtetit.





Lajmet e fundit nga