web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sulmet në Bruksel/ Jepen shifrat zyrtare të viktimave nga shpërthimet

22 Mars 2016, 11:11, Kosova & Bota CNA

Kryeministri belg Charles Michel, ka dhënë në një konferencë për shtyp shifrat zyrtare të viktimave të sulmeve terroriste deri në këtë moment.

Sipas të informacioneve nga autoritetet belge, deri tani janë shënuar 28 viktima nga sulmet terroriste.

Mësohet se 13 prej tyre kanë humbur jetën në aeroportin Zaventem të Brukselit, ndërsa 15 të tjerët në metronë e Maalbick.

Mediat belge raportojnë një numër të madh të personave të plagosur. Disa prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë, cka do të thotë se numri i viktimave mund të rritet.

Katër shpërthime tronditën mëngjesin e sotëm Brukselin. Dy prej tyre ndodhën në aeroport, ndërsa dy të tjerat u regjistruan në dy metro të ndryshme.

Xhihadistët kanë festuar në internet për sulmet e Brukselit. Ata shprehen se ngjarja e sotme lidhet me arrestimin e Salah Abdeselam nga autoritetet belge.





09:15 Kosova & Bota

Kërcënim me dhunë!

Përtej sulmeve të tij të ashpër kundër imigrantëve, mysliman...

Lajmet e fundit nga