web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

SHBA gati projekt-ligji kundër propagandës

21 Mars 2016, 17:24, Kosova & Bota CNA

Dy senatorë në SHBA Rob Portman, republikan nga Ohajo dhe Chris Murphy, demokrat nga Kënektikat kanë prezantuar një ligj për t?iu kundërvënë propagandës nga Rusia dhe Kina.

Siç raporton Zeri i Amerikës dy senatorët kanë propozuar një projekt-ligj për të kundërshtuar propagandën dhe dezinformimin që vijnë nga këto vende.

Ky projektligj vjen sepse SHBA, nuk po bën përpjekjet e nevojshme për të kundërshtuar propagandën e huaj dhe destabilizuese, që po vijnë nga Kina dhe Rusia, ka deklaruar Senatori Rob Portman.

Ai gjithashtu tha se duhet rikonstruktohen dhe përpjekjet amerikane të kundërpropagandës.

Këtë gjë e ka mbështetur edhe Senatori tjetër Chris Murphy i cili tha: ?Sugjerimi ynë i thjeshtë në projekt-ligj është që të kemi një strategji me përfshirjen e të gjitha agjencive që kanë një rol, që të kemi një strategji të koordinuar?.

Projekt-ligji parashikon krijimin e një Qendre të re për Analizë Informacioni dhe Reagim për të koordinuar të gjitha përpjekjet anti-propagandë të qeverisë amerikane.

 

 





09:15 Kosova & Bota

Kërcënim me dhunë!

Përtej sulmeve të tij të ashpër kundër imigrantëve, mysliman...

Lajmet e fundit nga