web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vizita e Obamës në Kubë, sprovë mbi popullaritetin e tij

21 Mars 2016, 07:30, Kosova & Bota CNA

Ditët e fundit, vizita e Barack Obamës do të jetë epiqendra e bisedave në çdo cep të Havanës. Me përjashtim të njërës, këndi i të marrëve, galeria e veçantë që sfidon presidentët amerikanë me një popullaritet më të ulët se ai.

Kalim i detyruar i turistëve, Muzeu i Revolucionit të Havanës që ndodhet në ish-pallatin presidencial të Fulgencio Batista, i rrëzuar nga Kastro në vitin 1959, rezervon një nga muret me karikaturat e liderve të regjimit komunist.

Në krah të ish-diktatorit kuban, Ronald Reagan paraqitet një kauboj i armatosur, George Bush, në veshje të perandorit romak, ndërsa djali i tij George W. Bush paraqitet me një përkrenare të stolisur me shenjën e nazismit duke lexuar një libër nga ana e kundërt.

Këto katër kundërshtarë të Kastros paraqiten si ?persona vulgarë? që kontribuan në ?përforcimin? e revolucionit, tregojnë disa pllakate të shkruara në gjuhën angleze, spanjolle dhe franceze.





09:15 Kosova & Bota

Kërcënim me dhunë!

Përtej sulmeve të tij të ashpër kundër imigrantëve, mysliman...

Lajmet e fundit nga