web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksident tragjik në Spanjë/ Humbin jetën 14 studentë

20 Mars 2016, 15:57, Kosova & Bota CNA

Të paktën 14 persona raportohen të vdekur pas përmbysjes së një autobusi, që transportonte studentë të ekselencës nën programin ?Erasmus? nga disa vende të botës, që ktheheshin nga festivali i përvitshëm ?Las Fallas? në Valencia. Ngjarja ka ndodhur pranë qytetit lindor të Tarragonës, në Barcelonë, rreth orës 6 të mëngjesit.

Automjeti, në të cilin gjendeshin rreth 60 pasagjerë, u përplas me një automjet dhe u përmbys në autostradën ?AP-7?. Ai ishte nisur nga Valencia drejt Barcelonës, por rrugëtimi u ndërpre 3 orë përpara mbërritjes në kryeqytetin katalanas. Përplasja ndodhi në Freginals, një fshat piktoresk, rreth 60 milje në jug të Tarragonës.

Burime jozyrtare të cituara nga media spanjole thonë se ka 14 të vdekur dhe disa të tjerë të plagosur. Rreth 20 zjarrfikës thuhet se po punojnë në vendngjarje për të nxjerrë viktimat e bllokuar brenda mjetit. Ndërkohë, 7 ekipe autoambulancash janë dërguar me urgjencë në vendngjarje. Autostrada që vijon përgjatë brigjeve lindore të vendit, është mbyllur pjesërisht.





09:15 Kosova & Bota

Kërcënim me dhunë!

Përtej sulmeve të tij të ashpër kundër imigrantëve, mysliman...

Lajmet e fundit nga