Presidencialet në SHBA/ Obama: Kandidatët, larg fyerjeve dhe ofendimeve
Presidenti amerikan Barack Obama ka paralajmëruar kandidatët...
Prova e ardhshme në kalendarin e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara është dita e martë, kur zhvillohen zgjedhje paraprake në 5 shtete, mes tyre Florida dhe Ohajo, që kanë një numër të madh delegatësh. E marta mund të jetë gjithashtu një mundësi e fundit për rivalët e zotit Donald Trump, kryesuesi i garës së republikanëve, për ta ngadalësuar marshimin e tij drejt emërimit të partisë.
Donald Trump, i cili sapo ka korrur fitore në Miçigan, Misisipi dhe Havaji, po përpiqet të komunikojë me institucionin e partisë, që vazhdon të jetë kundër tij.
?Unë mendoj se është koha që të bashkohemi. Në partinë Republikane po ndodh diçka e veçantë dhe fatkeqësisht disa elementë, që i quajnë elitë, janë njerëzit që nuk po e respektojnë ende këtë realitet,? deklaroi ai.
Trump mbetet objektivi i një fushate me reklama të financuar mirë, që shpreson ta ngadalësojë avancimin e tij drejt emërimit të partisë.
Guvernatori i Ohajos John Kasich mund t?i vijë në ndihmë kësaj përpjekjeje, duke fituar zgjedhjet paraprake në shtetin e tij të martën.
?Dua që të dini se unë do ta vazhdoj fushatën pozitive, pa hedhur baltë mbi të kandidatët e tjerë,? u shpreh zoti Kasich.
Një tjetër faktor që mund të ndikojë tek strategjia për të ndalur vrullin e Trumpit mund të jetë një fitore e mundshme e senatorit të Floridës Marco Rubio në shtetin e tij.
?Ne nuk do ta mundim dot Hillary Clintonin në se emërojmë një njeri, të cilin mbi 60 për qind e partisë nuk e pranon dhe një e treta e partisë sonë refuzon të votojë për të,? mendon zoti Rubio.
Por, një anketë e re tregon se zoti Trump kryeson ndjeshëm në Florida, ndërsa Kasich dhe Trump janë pranë me vota në Ohajo.
Ta ndalësh vrullin e Trumpit më 15 mars duket e vështirë, thotë analisti John Fortier:
?Në kushtet e tanishme, Donald Trump ka mundësi të fitojë në shumë shtete dhe tre kandidatët e tjerë do t?i ndajnë votat mes tyre; kjo është një recetë për të qenë i emëruari i Partisë Republikane.?
Fuqizimi i Trumpit vazhdon ta përçajë partinë, thotë analisti Henry Olsen:
?Partia Republikane ndodhet në prag të përçarjes. Trump në fakt thotë se pyetjet që i ka bërë vetes partia në 30 vitet e fundit, si çështja e zbatimit të filozofisë konservatore tek politikat me publikun, janë pa vend.?
“Strategjia anti-Trump përfshin edhe konventën e partisë në korrik. Por kjo mund të dështojë?, thotë analisti Allan Lichtman dhe shton se? ?Nëse republikanët duan ta pengojnë emërimin e njeriut që ka fituar votat, kjo mund të jetë katastrofë për ta. Në këtë rast ata do të shkonin në zgjedhjet e përgjithshme si një bandë oligarkësh, që mohojnë zërin e popullit.?
Ekspertët thonë se fitoret e mundshme të Donald Trumpit në Ohajo, dhe Florida, do të heqin çdo dyshim se ai do të jetë kandidati i emëruar nga partia republikane për zgjedhjet presidenciale.
Presidenti amerikan Barack Obama ka paralajmëruar kandidatët...
Kryediplomati amerikan thotë se bisedimet e paqes të ndërmje...
Janë mbushur 10 vjet nga vdekja e Sllobodan Millosheviqit në...
Shumë njerëz po fajësojnë kandidatin republikan për presiden...
Vendosmëria për të parandaluar një tjetër luftë europiane ës...
E gjithë Gjermania pret të dielën me ankth rezultatet e zgje...
Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës, është sulmuar me molotov gja...
Islami radikal, politika e jashtme dhe tregtia ishin ndër çë...
Komanda Strategjike e Shteteve të Bashkuara ka lajmëruar dër...
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktak...
Mediat europiane i ndjekin me shqetësim sukseset e njëpasnjë...
Korea e Veriut ka një arsenal armësh bërthamore pak a shumë ...
Katërmbëdhjetë kampe të reja pranimi për refugjatë do të kri...
Dy deputet të opozitës në Kosovë u shoqëruan në polici, pas ...
Vdiq në moshën 86-vjeçare pas komplikacioneve në mushkëri Jo...
Megjithëse zgjedhjet e fundit presidenciale brenda partive j...
I ashtuquajturi itinerari ballkanik i refugjatëve me drejtim...
Në moshën 63 vjeç, Roger Stone ka qenë i majtë dhe i djathtë...
Omar Al Shishani është vrarë.Ai ishte një figurë emblematike...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...