web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Letra për gjyqtarin/ Kreu i Gjykatës së Vlorës: Tahiri u nxitua, gjykata në presion nga të gjitha anët

12 Mars 2016, 19:20, Aktualitet CNA

Kreu i Gjykatës së Vlorës ka reaguar lidhur me letrën e Ministrit Saimir Tahiri drejtuar Presidentit Bujar Nishani dhe Ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani për gjyqtarin Laurent Fucia, i cili kishte liruar një të arrestuar me armë. Në një reagim për mediat, Kreu i Gjykatës Vlorë, Skënder Haluci shprehet se deklarata e ministrit të Brendshëm është e nxituar ndërsa shton se Gjykata e Vlorës mirëpret çdo lloj kontrolli. Në reagimin e tij, Haluci shprehet se gjykatat janë në presion duke filluar nga kriminelët dhe deri te policia. “Le  të verifikohen te gjitha dosjet. Gjykata e Shkalles se Parë nuk merr vendim përfundimtar.? thuhet në deklaratën e Kreut të Gjykatës së Vlorës, i cili shton se gjykatësi i akuzuar është ndër më të mirët në trupat gjykuese të Vlorës.

Më poshtë letra e Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri

?Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe konkretisht gjyqtar Laurent Fuçia, ka marrë në shqyrtim në seancën gjyqësore, çështjen e referuar nga Prokuroria në ngarkim të shtetasit Vasil Papa, në datën 27.02.2016, ku ka vendosur pranimin pjesërisht të kërkesës; ka vlerësuar të paligjshëm arrestimin e këtij shtetasi si dhe ka caktuar masën e sigurimit persona ?detyrim për tu paraqitur në Policinë gjyqësore?. Po kështu, në të njëjtin vendim është urdhëruar edhe lirimi i menjëhershëm i shtetasit Vasil Papa?!

Shfaqet qartë se gjyqtari në fjalë nuk e konsideron rrezikshmërinë e veprës penale, të pasojave që mund të rrjedhin prej konsumimit të kësaj vepre penale; si dhe nënvlerëson rrezikshmërinë e personi në dritën e fakteve të parashtruara në dosjen hetimore, duke zbutur në mënyrë flagrante masën e sigurimit personal ndaj shtetasit Vasil papa, në kundërshtim me pikën 3, germat ?b? dhe ?c? të nenit 228 i Kodit të Procedurës Penale. Nisur nga sa më sipër, ekzistojnë dyshimet, besoj të bazuara, se nga ana e gjyqtarit Laurent Fuçia janë kryer veprime jo korrekte, në shpërdorim të detyrës së gjyqtarit dhe besimit me të cilin kjo detyrë vishet, duke favorizuar personat nënë hetim, të cilët kanë përfituar padrejtësisht lirimin e menjëhershëm?.





Lajmet e fundit nga