“Me FB fals, por origjinal”/ Rama thumbon Qorin, Lapajn dhe Shehajn
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar njerëzit e infiltruar t...
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar njerëzit e infiltruar t...
Nga Lindita Çela/BIRN
Janë nën shënjestrën e organeve ligjzbatuese por, nuk heqin dorë nga mashtrimet për produktet farmaceutike.
Kompania ?Omega Pharma?, vazhdon veprimtarinë e saj duke iu shmangur detyrimeve ligjore, dhe pse drejtues të saj, tashmë janë të arrestuar për mashtrimi me fatura false ilaçesh.
Mëngjesin e së shtunës, një tjetër administrator i kompanisë ?Omega Pharma?, është arrestuar në kushtet e flagrancës, në tentativë për të kaluar pa doganë, një sasi të konsiderueshme prodhimesh farmaceutike.
Policia e shtetit bëri të ditur se përmes një operacioni të koduar, ?Vitamina?, arrestoi administratorin e kompanisë, Fatos Çausholli, 75 vjeç, pasi e kapi duke tentuar të kalonte pa i zhdoganuar një sasi ilaçesh me vlerën e 4 milionë lekëve lekëve.
Sipas njoftimit zyrtar, për të realizuar këtë shmangie nga detyrimet doganore administratori i kompanisë është ndihmuar dhe nga, Merlind Berberi, me detyrë agjent doganor, i agjencisë ?Etna Al?, i cili është arrestuar mëngjesin e së shtunës, për veprën penale të ?shpërdorimit të detyrës?.
?Sektori i Krimit Ekonomik në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, kanë finalizuar operacionin ?Vitamina?, arrestohen dy shtetas: Fatos Çausholli, 75 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i kompanisë ?Omega- Farma? dhe Merlind Berberi, 32 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë agjent doganor në agjencinë ?Etna Al? Gjatë kontrollit të ushtruar në kompanin ?Omega?- Farma, u konstatua te kishte shmangie në vlerën e 4 000 000 lekëve, duke kaluar mallrat kontrabandë?, ? thuhet në njoftimin zyrtar të policisë së shtetit.
Në tetor të vitit 2015, prokuroria e Tiranës urdhëroi arrestimin e ish-administratorit të kësaj kompanie, Nadir Çausholli, pasi sipas akuzës, ai rezultonte si organizatori i një skeme mashtrimi me fatura false ilaçesh.
Pas hetimeve disa mujore të prokurorisë, u arrestuan disa drejtues farmacish si dhe punonjës të Fondit të Kujdesit Shëndetësor.
Prokuroria tha se ka ndjekur gjurmët e dokumenteve të rimbursimit për ilaçin Ketosteril për të zbuluar se një kompani me emrin ?Omega Pharma Group? ka lëshuar përgjatë periudhës qershor 2013-maj 2015, fatura fiktive, të cilat, një rrjet farmacish i ka paraqitur për rimbursim te fondi.
Prokuroria zbuloi se disa farmaci në Tiranë patën deklaruar hyrje të barit Ketosteril me furnitor ?Omega Farma Group?, por në fakt, ky ilaç importohet nga një kompani tjetër farmaceutike.
Në tetor të vitit të shkuar, prokuroria e Tiranës urdhëroi ndalimin e 13 personave ku sipas hetimeve rezultonte që i tërë mekanizmi i mashtrimit drejtohej nga ?Omega?, e cila lëshonte fatura fiktive për shitje ilaçesh te rrjeti i farmacive ndërsa farmacitë dorëzonin fatura për rimbursim te Fondi.
Ky është një nga shumë skandalet e skemës së sigurimeve shëndetësore përgjatë dy viteve të fundit.
Në qershor të vitit 2014, prokuroria e Tiranës, zbuloi katër farmaci ?fantazmë?, që përmes recetave të falsifikuara kishin përfituar rreth 56 milionë lekë nga Fondi i Kujdesit Shëndetësor. Në atë kohë u arrestuan 9 persona, mes të cilëve edhe drejtorin e FSDKSH së Tiranës, Pjerin Xhuvani.
Fondi i Kujdesit Shëndetësor është krijuar për të financuar shpërndarjen e ilaçeve falas dhe kujdesin shëndetësor për shqiptarët që janë përfitues nga skema kombëtare e sigurimit shëndetësor.
Në raportin vjetor të FSDKSH thuhet se fondi i rimbursimeve për 2014 ishte 8.2 miliardë lekë, duke e bërë farmaceutikën një nga tregjet më të rëndësishme në vend si dhe një nga tregjet me riskun më të lartë të mashtrimit.
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, në një letër dërguar Pre...
Policia e Shtetit brenda 24 orëve nga mbërritja e urdhërit t...
Teksa përgatitjet për kompeticionin e madh “Eurovizion 2016”...
Z.Meta, një ditë më parë Komisioni i Venecias ka miratuar dr...
Refugjatët sirianë i janë afruar kufirit shqiptar. 160 prej ...
Policia e Durrësit ka dhënë detaje të reja për ngjarjen e so...
Dhuna në familje mbetet një nga problemet kryesore të shoqër...
Një grua e moshuar është gjobitur ditën e djeshme për shkak ...
Policia e Krujës ka arrestuar shtetasin, Ronald Alushi 20 vj...
Letra e kreut të të rinjve demokratë të Europës, dërguar kry...
Avokati i Popullit, Igli Totozani, u rizgjodh për një mandat...
Një shtetase shqiptare ka vrarë me thikë të dashurin italian...
Një vazjë 16-vjeçare i ka dhënë fund jetës së saj duke u vet...
Dikujt mund t’i ngjajnë skeptike, por organizimi i aktivitet...
Administratori i kompanisë farmaceutike “Omega Farma”, Fatos...
Sipas raportit të Prokurorisë, në vitin 2015, janë përgjuar ...
Ish- Ministri i Financave, Shkëlqim Cani është paraqitur dje...
Pas bllokimit të kufijve nga Maqedonia, Serbia dhe Sllovenia...
Horoskopi ditor për diten e shtunë – 12. mars 2016Dite pa nd...
Policia e Tiranës ka dhënë versionin e saj zyrtar lidhur me ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...