web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Taksa e hapësirës dhe e tavolinave/ Veliaj u propozon bizneseve: Zgjidhni o njërën o tjetrën

2 Mars 2016, 09:32, Aktualitet CNA

Pas dhjetëfishimit të taksës së hapësirës nga 150 në 1500 lekë për metër katror dhe vendosjes së taksës prej 2500 lekë për metër katror, që rezultuan fatale për bizneset bar kafe, kryebashkiaku Erion Veliaj u ka bërë një propozim përfaqësuesve të biznesit: të zgjedhin o njërën o tjetrën. Këtë propozim Veliaj e ka përsëritur dhe në një dalje publike. ?Propozimi që unë ofrova është për të hequr ose për të nxjerrë një mënyrë tarifimi, që sigurisht sipas llogarive që bëmë bashkë, ju avantazhon. Shkuam në një sistem ku u them o për tavolinë, o për metër katror, por jo të dyja?, ka thënë Veliaj në Opinion.

Përfaqësuesit e biznesit pritet që të takohen sërish gjatë ditës së sotme me drejtues të bashkisë për të vendosur se cila taksë do të mbetet në fuqi. Në rast se pranohet taksa e tavolinës, automatikisht bie taksa e hapësirës prej 1500 lekë për metër katror dhe do të diskutohet sërish niveli i saj për bizneset që kanë hapësira tregtimi jashtë.

Me një vendim të datës 30 dhjetor, përmasat e të cilit u panë vetëm në javët e para të shkurtit, kur u bë publik ai, Bashkia shumëfishoi pothuajse gjithë tarifat. Dyfishim i tarifës së pastrimit, 10-fishim i taksës së zënies së hapësirës, taksë e re 2500 lekë në muaj për tavolinat, rritje rreth 50% e taksës mbi ndërtesën, taksë e re për truallin prej 20 lekë për metër katror, taksë e re për arsimin (1800 lekë në vit për individët dhe nga 4000-37,000 lekë për bzineset) janë disa nga ndryshimet kryesore të taksave dhe tarifave të Bashkisë Tiranë nga 1 janari 2016. (Lexo:Të gjitha tabelat: Ja sa rriten taksat e Bashkisë).

Por, ajo që ngjalli debatin më të madh ishin taksa e hapësirës dhe e tavolinës, që rezultonin fatale për subjektet dhe arrinin deri në 30% të xhiros. (Lexo: ?Shokohen? bizneset, taksat e Bashkisë sa 30-40% e xhiros).

Psh një subjekt me 30 metra katror hapësirë jashtë dhe 6 tavolina duhet të paguante 45 mijë lekë për hapësirën (1500*30) dhe 15 mije lekë për tavolinat (2500*6), pra në total 60 mijë lekë, që është e barabartë me qiranë mujore të tij. (Lexo: Taksa e hapësirës, bizneseve u vijnë faturat, deri 100 mijë lekë në muaj)./monitor.al





Lajmet e fundit nga