web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gratë e PD-së në protestë/ Majlinda Bregu: Më mirë që nuk isha

2 Mars 2016, 07:38, Aktualitet CNA

Gratë e Partisë Demokratike zhvilluan dje një protestë kundër fjalorit banal të kryeministrit Edi Rama. Në protestë ishin të pranishme deputete të opozitës dhe qytetare të thjeshta. Por, ajo që ra në sy ishte mungesa e deputeteve Jozefina Topalli dhe Majlinda Bregu. Kjo e fundi është kontaktuar nga gazeta ?Panorama? në lidhje me mungesën e saj në protestë. Bregu tha se kishte qenë në një tjetër angazhim.  Pavarësisht kësaj, Bregu ka deklaruar se duke parë formën dhe fjalorin e protestës është ndier më mirë që nuk ka qenë.

?Isha në një angazhim tjetër e me keqardhje mu desh të mungoj, por ashtu si shkoi, ndihem më mirë që nuk isha dhe u kërkoj kolegeve të mia të ulemi dhe të flasim seriozisht për atë që na takon të bëjmë seriozisht?, tha Bregu





Lajmet e fundit nga