LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U godit nga kryebashkiaku i Pogradecit/ Policia nis procedimin edhe ndaj përmbaruesit privat

1 Mars 2016, 13:51, Aktualitet CNA

Policia nisi dje procedimin penal ndaj kryebashkiakut Eduard Kapri, pasi dyshohet se ka goditur përmbaruesin privat Florjan Beqiraj për shkak të detyrës.

Sot, nga Specialistët e Seksionit kundër Krimit Ekonomik-Financiar, filloi proçedimi penal në gjendje të lirë, edhe ndaj shtetasit  Florjan Beqaraj, 36 vjeç, banues në Tiranë (me detyrë përmbarues privat).

Procedimi ndaj tij filloi pas, kallëzimit të bërë nga Kryetari i Bashkisë Pogradec, shtetasi Eduard Kapri, 46 vjeç, i cili deklaron se më datë 29.02.2016, shtetasi i mësipërm, është paraqitur në ambientet e Ndërmarrjes të Ujësjellës Kanalizimeve Pogradec, për të ekzekutuar një vendim, i cili ishte ekzekutuar që në datë 25.02.2016 nga një përmabrues tjetër privat.

Dyshohet se shtetasi Florjan Beqaraj, ka kryer veprime në kundërshtim me përmbushjen e rregullt, të detyrës së tij. Nga ana e Policisë, po vijojnë hetimet për të bërë dokumentimin e plotë të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale: ?Shpërdorimi i detyrës?

Lajmet e fundit nga