web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

 Muç Nano për Blushin: Politikan elegant. Balla: Blushi s’ka as 1 % mbështetje brenda PS-së

15 Shkurt 2016, 20:01, Aktualitet CNA

I ftuari i sotëm i Nanos ishte Tulant Balla, një deputet i cili e ka shfaqur bindjen e tij kundër Blushit, dhe për këtë Balla dha argumentat e tij pse.

Si deputet i qarkut të Elbasanit, Balla tha se Blushi e ka braktisur elektoratin, edhe pse me statut parashikon se duhet të shkojë çdo javë.

?Bëhet bisedë për statutin, por ne e kemi me detyrim përveç se Kushtetues dhe ligjor është edhe statutor, që parashikon që deputeti të ketë takime të përjavshme në zonën ku është zgjdhur.

Blushi ka dy vite e gjysëm që nuk ka mbajtur marrëdhënie të përhershme me elektoratin? ? deklaroi Balla në studion e Zululand.

Deputeti socialist radhiti edhe disa qëndrime të tjera ku tregonte se Blushi është kundër partisë, duke nënvizuar edhe votimin e tij kundër grupit, për dekretin e presidentit Nishani.

Megjithëse ka zëra se Blushi gjen ?elektorat? të gjerë në PS, Balla tha se kjo mbështetje është vetëm 1%.

Gjatë bisëdës në Zululand, Balla u përplas me Mustafa Nanon sa i takon kandidatit Blushi.

Gazetari Nano shfaqi hapur mendimin e tij, duke e cilësuar atë si një nga njerëzit më elegantë në politike.

?Ka shumë njerëz që mendojnë, ku bëj pjesë dhe unë, që Blushi në skenën politike është një nga njerëzit më elegant?- tha Nano.

Ndërsa nga ana tjetër Balla deklaroi se Blushi po e dëmton Partisë Socialiste me sjelljen e tij.

Nano duke marrë si shembull zgjdhjet e brendshme në Partinë Laburiste ku u zgjodh Jeremy Corbyn, u ndal gjatë tek demokracia e brendshme në parti.

Dhe asryeja se pse ai nuk ka sot një teser partie, edhe pse votues i PS është se nuk ka një demokraci brenda partisë.

?Unë kam arsye se pse nuk jam anëtar i partisë Socialsite, edhte pse ju votoj ju, sepse nuk ka demokraci, dhe demokracia për mua është feja ime?? nënvizoji Nano.

Por, Balla tha se Partia Socialsite ka më shumë demokraci se të gjitha partitë, madje më shumë se çka demokraci në vend.

Sa i takon statutit dhe debatit për zgjedhjet në PS për kreun e partisë, Balla pranoi se statuti ka një boshllëk, pasi nuk ka parashikuar zgjedhjen e kryetarit të partisë në opozitë dhe qeveri.





Lajmet e fundit nga