web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Videot/ Ja pse Ervin Salianji duhej të zgjidhej në krye të FRPD-së

15 Shkurt 2016, 17:49, Aktualitet CNA

Forumi Rinor i Partisë Demokratike u përfshi disa muaj më parë në një garë për të zgjedhur kreun e saj, ku kandidati Ervin Salianji doli i humbur.

Në fakt, Salianji cfarë nuk bëri për të marrë drejtimin e FRPD-së, që nga manipulimi i votave e deri tek premtimi i bursave në universitet, në këmbim të votës, por të rinjtë demokratë nuk e zgjodhën.

Pas videos të kryetares së FRESSH, Joleza Kokës, ku ajo u shfaq duke folur përcartë në një fjalim gjatë ceremonisë të shpërndarjes së teserave për anëtarët e rinj, të rinjtë e FRPD-së janë bërë xhelozë dhe duket se janë penduar që nuk kanë zgjedhur Ervin Salianjin në drejtimin e saj.

Kjo për arsye sepse Salianji mund të ishte një nga konkurentët më të fortë të Joleza Kokës. Në një raportim për mediat, Salianji kërkon të ndjehet i rëndësishëm duke dalë në TV. Në fakt videoja e tij e bëri me të vërtetë të famshëm. Ai nuk di se cfarë thotë dhe për këtë arsye, nëse do të ishte në krye të FRPD-së, Salianji do të ishte konkurenti më i fortë përballë Jolezës.

Megjithatë, ju mbetet juve për të zgjedhur dhe vendosur se cila është videoja më e bukur./citynews

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=xHDkHvk0hHw” width=”560″ height=”315″]

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=0vNI3bqE2ag” width=”560″ height=”315″]

 





Lajmet e fundit nga