web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dritan Kaba sulmon vizitën "historike" të John Kerry-t

15 Shkurt 2016, 08:05, Aktualitet CNA

Këshilltari i Kryetarit të Parlamentit Ilir Meta, Dritan Kaba, ka sulmuar mediat që  e kanë cilësuar vizitën e Sekretarit të Shtetit amerikan John Kerry si historike. Për Dritan Kabën, vizita e John Kerryt nuk është historike. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kaba ka theksuar se vizita e Kerry-t në Shqiperi nuk kishte asnjë vlere dhe se ajo ishte thjesht vizite historike, per iranianet dhe… kriminelet.

dritan kaba fbQëndrimi në Facebook nga Këshilltari i Kryeparlamentarit Ilir Meta, Dritan Kaba

Nje vizite kortezie qe duan ta paraqesin ne histrike, se ku qendron historikja asnje nuk e thote, a thua se u lidh ndonje marreveshje e madhe per investime amerikane, a thua se Shqiperia pas kesaj do hyje ne BE, a nu e di pse e quajne historike, nje vizite qe eshte perseritur 5 here, Po ti krahasosh vizitat kjo eshte me normalja, nje vizite tek nje vend aleat. Nese vizita e pare e sekretarit te shtetit Bejker, kishte si qellim konfirmimin e nderrimit te sistemit, vizita e Ollbrajtit theksonte dhe jep[te mbeshtetjen e SHBA per Luften e Kosoves he te ceshtjes shqiptare, vizita e Paull ishte Futja e Shqiperise ne paradhomen e notes me marrveshjen e Kartes se Adriatikut, vizita e Klinotnit e nje mikeje te madhe te Shqiperise sanksonoi edhe njehere miqesine e kesaj gruaje te madhe per shqiptaret, kjo vizita e Kerrit ishte e para vizite per ceshtje qe nuk kane te bejne me shqiptaret por me iranianet, dhe per ta menjanuar kete sa do pak nuk u permend gati fare, por u lavderua Shqiperia per ligjin e dekriminalizimit, dmth per ligjin qe perze nga Parlamenti dhe administrata kriminele qe i kane futur aty politikanet e “medhenj” dhe lavderon se kane bere nje ligj per te larguar ata qe vete i kane futur, hahhahahaha, vizite historike, per iranianet dhe… kriminelet

 





Lajmet e fundit nga