web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Videot Hit/ Grida Duma përballë Joleza Kokës

14 Shkurt 2016, 18:21, Aktualitet CNA

Një periudhë prej pak më shumë se dy muajsh, shqiptarët kanë njohur dy video hit, të ndryshme për nga forma, spektakolare për nga përmbajtja.

Në një video të publikuar ekskluzivisht në citynews.al në 27 nëntor, Grida Duma i drejtohej fansave të saj me një mesazh shumë sensual dhe fliste se nuk do ti zhgënjente kurrë. Megjithëse kishte pak kohë që kishte dështuar në garën për Bashkinë e Durrësit, Grida shfaqej entuziaste për karrierën e saj politike. Ajo ka ndërmarë iniciativa personale dhe ashtu sic e shohim, ajo ka filluar të marrë pas një tufë me kamera dhe të takojë qytetarë dhe fshatare që tregtojnë produkte të ndryshme ambulante në tregjet e qyteteve të Shqipërisë. Videomesazhi u bë hit edhe në portokalli. Pati mijëra klikime dhe mijëra komente, por kjo nuk e shtangu Gridën në rrugën e saj.(Më poshtë video e plotë, e cila është hequr nga youtube, por citynews e posedon eksluzivisht)

Në garë me Gridën dhe videon e saj, në pak kohë është vënë Joleza Koka, kryetarja e FRESSH, e cila me apo padashje, në një takim publik duke tentuar të përcjellë një mesazh po ashtu si Grida u kthye qesharake dhe hit në rrjetet sociale. Joleza është një vajzë e re dhe me prespektivë në politikë. Ndoshta ishte lodhur nga një natë më parë. Ajo nuk ka aq shumë fansa sa Grida dhe mesazhin e përcolli live, por me gjithë gabimin ajo ka një fitore. Fitorja e saj përballë Grida Dumës për klikimet e videos është spektakolare.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=0vNI3bqE2ag” width=”560″ height=”315″]

Të dyja janë e ardhmja politike e vendit. E para, ylli në shkëlqim e PD-së dhe e dyta vajza premtuese e PS-së. Videot ndoshta janë gabime të korigjueshme për të ardhmen, por të dyjave i ka shërbyer për të qenë përkohësisht hit në rrjetet sociale./citynews





Lajmet e fundit nga