web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha – Kerry/ Ja çfarë u fol në takim

14 Shkurt 2016, 13:45, Aktualitet CNA

Sekretari Amerikan, John Kerry dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilluan një takim zyrtar në ambientet e Hotel Rogner në Tiranë.

Citynews mësoi nga burime zyrtare se takimi zgjati 30 minuta. Sekretari Amerikan, John Kerry i ka shprehur Bashës falenderimet e tij dhe të qeverisë amerikane për kontributin e Partisë Demokratike gjatë kohës që ka qenë në qeveri. Kerry nuk ka qenë i rezervuar duke shprehur mbështetjen e SHBA-ve për Shqipërinë.

Nga ana tjetër kreu demokrat ka falenderuar John Kerryn për mbështetjen e vazhdueshme të Amerikës ndaj vendit tonë.

Citynews ka mësuar se fokusi i bisedimeve ka qenë reforma në drejtësi.  Burime të konfirmuara thanë se sekretari amerikan ka theksuar rëndësinë e reformës në drejtësi dhe rëndësinë e opozitës për këtë reformë. Kerry ka garantuar mbështetjen e SHBA për realizimin e reformës në drejtësi

Gjithashtu, sekretari amerikan ka përgëzuar opozitën për ?luftën? në lidhje me dekriminalizimin e politikës.

Burimet e konfirmuara thanë për citynews se gjatë takimit mes Kerry-Basha nuk është folur për Byronë Kombëtare të Hetimit, ndryshe nga sa është raportuar në media.

Biseda është fokusuar tek reformat në përgjithësi, në veçanti reforma në drejtësi, mbështetja e Partisë Demokratike si një rol kyç për realizimin e këtyre reformave si dhe një sërë çështjesh të lidhura me rolin e Partisë Demokratike dhe kontributin e saj në zhvillimin e vendit./citynews

 





Lajmet e fundit nga