web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Berisha flet për Muxhahedinët

14 Shkurt 2016, 21:32, Aktualitet CNA

Ish-Kryeministri Sali Berisha është shprehur lidhur me muxhahedinët, për të cilët më herët u artikulua se do të vinin në vendin tonë. Berisha i është përgjigjur një komenti në rrjetin social Facebook, ku thuhej se vendi ynë i dobët ekonomikisht nuk mund të strehojë tre mijë muxhahedinë. Ish-shefi i qeverisë artikulon se ne duhet te ndihmojme miqtë tane me marrjen e atyre njerëzve qe kane mbi gjysem shekulli qe luftojne kunder rregjimeve totalitare te Iranit dhe tani jetojne ne kushtet me te veshtira. Berisha shton se në shenjë miqesie ndaj SHBA-së duhet ti pranojme ata dhe ti shpetojme jetet e tyre nga bombardimet dhe sulmet e egra te disa qeverive kunder tyre.

Reagimi i ish-Kryeministrit Sali Berisha ndaj komentit në Facebook

saliuDuke mirkuptuar shqetesimin tuaj te drejte,megjithe veshtersite e medha qe ne kemi ne duhet te ndihmojme miqt tane me marrjen e atyre njerzve qe kane mbi gjysem shekulli qe luftojne kunder rregjimeve totalitare te Iranit dhe tani jetojne ne kushtet me te veshtira.ShBA jane vendi me mikprites i planetit por per disa arsye ligjore dhe te tjera nuk i marrin dot ne teritorin e ryre keta qendrestar iranian,ndaj dhe ne per arsye humanitare dhe ne njexhest miqesie ndaj SHBA duhet ti pranojme ata dhe ti shpetojme jetet e tyre nga bombardimet dhe sulmet e egra te disa qeverive kunder tyre.

 





Lajmet e fundit nga