web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Korçë/ Bllokohet sërish Kapshtica

15 Shkurt 2016, 10:01, Aktualitet CNA

Protestat e fermerëve në Greqi nuk kanë sjellë probleme vetëm për vendin fqinj, por edhe për Shqipërinë. Për më tepër se një javë, pika kufitare e Kapshticës ka bllokuar punën e saj.

Mësohet se ditën e sotme, prej orës 11:00 deri në orën 17:00, do të ketë sërish ndërprerje të punës, në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës.

Protesta e fermerëve grek lidhet me rritjen e sigurimeve shoqërore nga qeveria greke. Rritje për të cilën fermerët kanë një javë që kanë nisur protestat duke bllokuar rrugët kryesore në Greqi.





Lajmet e fundit nga