web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Denoncimi në Fiks Fare/ Gjykata Administrative Gjirokastër shfuqizon gjobën e drejtë nga AMA

15 Shkurt 2016, 20:53, Aktualitet CNA

Emisioni investigati Fiks Fare ka risjellë në fokus sërish çështje në lidhje me gjyqësorin në vendin tonë. Gjykata administrative e Shkallës së Parë Gjirokastër shfuqizon një gjobë të vendosur nga Autoriteti i Medias Audio Vizive (AMA). Kjo  me  arsyetimin se nuk u provua fakti, se nga grupi i inspektimit është  mbajtur procesverbali i konstatimit konform nenit 9 të rregullores mbi proçedurat. Dokumentat tregojnë, se ky procesverbal prezence është firmosur nga të gjitha palët e pranishme. Pesë inspektorët e AMA-s dhe personi përfaqësues i subjektit Rajmond Avdulla.

Po si nisi historia?

Më 13/05/15 në ambjentet e subjektit Saranda Kabëll, është bërë një kontroll nga AMA, me  një grup të përbërë nga pesë inspektorë. Gjatë kontrollit të ushtruar u konstatua, se ky televizion po transmetonte programe për të cilat nuk kishte asnjë kontratë apo marrëveshje efektive me mbajtësit e të drejtave të programeve. Ky akt sipas ligjit nr 37/2013 neni 133, pika 7 për Mediat Audiovizive në Shqipëri, përbën kundravjatje administrative dhe ndëshkohet me gjobë. Më 24/06/2015, ky subjekt u ndëshkua me gjobë në masën 1 milion.

Kjo gjobë u ankimua nga subjekti edhe pranë Autoritet të AMA-s. Në mbledhjen e datës 26/10/2015 ky autoritet vendosi ta lërë në fuqi sanksionin me gjobë  ndaj subjektit Saranda Kabëll. Në këto kushte subjekti ngriti një padi pranë gjykatës së shkallës së parë administrative,  Gjirokastër. Kjo e fundit e mori në shqyrtim dhe më datë 18/ 01/2016 vendosi shfuqizimin e aktit administrativë për vënie gjobë, subjektit Saranda Kabëll.

Ky vendim gjykate sipas Enkelejd Lamaj, drejtor juridik i AMA-s, është absurd dhe i bazuar në një arsyetim që nuk qëndron. Ndër  të tjera gjykata ka arsyetuar, që nuk kishte vërtetuar dot se është bërë një akt kontrolli sipas ligjit pranë subjektit. Gjykatësi, sipas  zotit Lamaj ka kundërshtuar veten. Pasi po gjatë këtij vendimi në rrethanat e çështjes citohet se: ?Në seancën gjyqësore u provua, se grupi i inspektoreve të Ama-s në datë 13.05.2015 ka kryer kontrollin e veprimtarisë pragramore të subjektit kabllor Saranda Kabëll? .  Sipas tij  ky vendim  është ankimuar prej tyre në gjykatën Adiministrative të Apelit.

Gazetarët e Fiksit kontaktuan në telefon  edhe me Administratorin e këtij kabllori, z Krenar Avdulla,I cili u shpreh se nuk mund t?u  jepte  inofrmacion lidhur me ketë çështje, pasi ishte  vëllai i tij që  merrej me këtë punë. Vëllai ishte edhe personi që ka qënë i pranishëm gjatë ushtrimit të kontrollit , bërë ngagrupi i inspektorëve të AMA-s. Ai nuk i dha gazatarëve një numër kontakti të vëllait, por premtoi  se do lidheshin  sërish në telefon. Pas kësaj telefonte gazetarët nuk patën më asnjë kontakt nga përfaqësues të këtij subjekti.

Fiksi hap arkivën e vet ku gjeti, se gjatë këtij kontrolli ka qënë e pranishme edhe një kamera e Top- Channel. Fiks Fare  transmetoi pamje ekskluzive  të kontrollit të ushtruar nga inspektorët e Ama-s pranë këtij subjekti në Maj të vitit 2015.  Në këto pamje vërëhen qartë, se nga kontrolli i ushtruar mbi  subjektin Saranda Kabëll,  u gjet në kundravjatje dhe pas kontrollit të ushtruar janë  mbajtur të gjitha proçeverbalet sipas ligjit dhe proçedurës. Proçeverbale këto të firmosura jo vetëm nga grupi i inspektimit të Ama-s, por edhe nga përfaqësuesi i subjektit Saranda Kabëll, zoti Rajmond Avdulla. Gjithçka e pretenduar nga gjykatësi Ramiz Lami ra poshtë nga pamjet dhe proçesverbalet e firmosura në vend ngjarje.

 

 

 





Lajmet e fundit nga