Drejtësia/ Kukan e Fleckenstein: Harrojeni BE-në pa reformën
Klasa politike po pret mendimin e Venecias për draftin dhe o...
I quajtur ndonjëherë babai i shkencës moderne, Isak Njutoni revolucionarizoi kuptimin që ne kemi për botën. Ai ishte një njeri i vërtetë i Rilindjes, me arritje në disa fusha, përfshirë astronominë, fizikën dhe matematikën. Njutoni na dha teori të reja për gravitetin, lëvizjet planetare dhe optikën. Me botimin e ?Philosophiae Naturalis Principia Mathematica? në vitin 1687, Njutoni hodhi bazat e fizikës moderne. Ai gjithashtu çimentoi pozicionin e tij si një prej mendjeve më të mëdha të kohës së tij. Ja disa fakte të rëndësishme për të figurë të spikatur:
Jeta e Njutonit pati një fillim të vështirë ? Ai nuk e njohu kurrë babanë, Isakun, i cili kishte vdekur disa muaj para se të lindte. Në fillim, edhe shanset e vetë Njutonit për mbijetesë dukeshin shumë të paktë. Ai ishte një foshnjë e lindur para kohe dhe i sëmurë, që disa menduan se nuk do të jetonte gjatë. Njutoni mori një tjetër goditje të fortë kur ishte 3 vjeç. Nëna e tij, Hannah u martua sërish, dhe njerku i tij, Barnabas Smith, nuk donte të kishte të bënte me Isakun. Fëmija u rrit nga gjyshja e tij nga e ëma për shumë vite. Humbja e nënës e la me një pasiguri që nuk do i ndahej gjithë jetën.
Edhe në moshë të re, ishte thellësisht fetar ? Ai u ndie i detyruar të shkruajë një listë të mëkateve të tij në një prej blloqeve të shënimeve që mbante. Ai i ndante këta mëkate në akte që ndodhnin para ose prapa të shtunës së shtatë pas Pashkëve në vitin 1662. Njutoni merrte seriozisht edhe ?shkarje? të vogla, si për shembull mendimet e papastër apo përdorimin e emrit të Zotit. Lista tregonte dhe një anë të errët të Njutonit, duke përfshirë edhe kërcënimet e tij për të djegur nënën dhe njerkun në shtëpi.
Karriera e Njutonit mori një shtytje nga Murtaja e Madhe e 1665-ës ? Njutoni u diplomua në Trinity College të Kembrixhit në 1665 dhe donte të vazhdonte studimet, por nëj epidemi e murtajës ia ndryshoi shpejt planet. Universiteti mbylli dyert sapo plasi sëmundja. Gjatë shtatë muajve të parë, afro 100 mijë banorë të Londrës kishin vdekur. I mbyllur në shtëpinë e tij, Njutoni nisi të punojë me disa prej teorive të tij më të rëndësishme. Pikërisht këtu ai eksploroi idetë e lëvizjes planetare dhe bëri përparime në kuptimin e dritës dhe ngjyrave. Njutoni mund të ketë bërë gjithashtu përparime në teorinë e tij për gravitetin, duke parë një mollë të bjerë nga pema në kopshtin e tij.
Kohë përpara se të nxirrte kryeveprën e tij ?Philosophiae Naturalis Principia Mathematica?, Njutoni konsiderohej një prej mendimtarëve kryesorë të Anglisë. Ai u emërua profesor i matematikës në Kembrixh në 1669. Gjeni të mëvonshëm që do të mbanin këtë post përfshijnë Charles Babbage (i njohur edhe si ?babai i llogaritjeve?), Paul Dirac dhe Stephen Hauking.
Njutoni u fut në disa konflikte me shkencëtarë dhe matematicienë të tjerë ? Ai dhe Robert Hooke, një shkencëtar më shumë i njohur për eksperimentet e tij me mikroskop patën një grindje që zgjati shumë. Hooke mendonte se teoria e dritës e Njutonit ishte e gabuar, dhe denoncoi veprën e fizikanit. Më vonë, ata u përplasën edhe për lëvizjen planetare, teksa Hooke pretendonte se Njutoni kish marrë një pjesë të veprës së tij dhe e kishte përfshirë në ?Philosophiae Naturalis Principia Mathematica?.
Në fundin e jetës, Njutoni bëri edhe karrierë politike. Ai u zgjodh në Parlament si përfaqësues i Kembrixhit në vitin 1689 dhe u rikthye në parlament nga 1701 deri në 1702. Njutoni ishte gjithashtu aktiv në jetën ekonomike të vendit të tij. Në vitin 1696 ai u emërua drejtor i thesarit dhe tre vjet më vonë e ndryshoi paundin britanik nga një stërlinë, në standartin e floririt.
Varrimi i rezervuar Njutonit ishte si ai i një mbreti. Ai ishte i famshëm dhe i pasur kur ndërroi jetë në vitin 1727 dhe për të vajtoi i gjithë kombi. /bota.al
Klasa politike po pret mendimin e Venecias për draftin dhe o...
Sekretari Amerikan John Kerry do të vizitojë Shqipërinë në 1...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qy...
Ambasadorja e Mbretësisë së Holandës në Tiranë, Dewi van de ...
Ashtu si në verilindje të vendit, reshjet e dëborës kanë fil...
Ulja e temperaturës ka sjellë rikthimin e reshjeve të dëborë...
Zëri i Amerikës mëson se projektligji i hartuar me ndihmën e...
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka dalë në mbështetje të ...
Gazetari investigativ Artan Hoxha është shprehur se masakra ...
DebatetBerisha: Nuk i rrihet dot më, është në fuga dhe paran...
Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur rën...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar Mini...
Pas denoncimit nga emisioni investigativ Fiks Fare lidhur me...
Pa filluar mirë viti 2016, institucionet ndërkombëtare po ul...
Paçka se edhe sipas Ligjit “Rilindja” të Arsimit të Lartë, s...
Nga Avokati Altin GoxhajJam duke shkruar ANKESEN PER KOMISI...
Policia e Shtetit ka vendosur një shpërblim për cilindo që d...
Policia e Shtetit ka dhënë detajet e fundit për ngjarjen e m...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...