web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Del nga rruga furgoni në aksin Korçë-Ersekë/ Humb jetën një person, plagoset rëndë një tjetër

4 Shkurt 2016, 18:11, Aktualitet CNA

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti të ndodhur pasditen e sotme në aksin Korçë-Ersekë. Burimet për citynews thanë se një furgon i markës Wolsvagen, tip ATP me targe TR 6149 T ka dale nga rruga rreth orës 18:25 dhe eshte permbysur ne kanal ku per pasoje jane aksidentuar drejtuesi i mjetit Dolor Kote, rreth 30 vjeç, nga Korça dhe pasagjeri Ergert Memo, rreth 31 vjeç, nga Erseka. Të njëjtat burime thanë se viktimë ka mbetur pasagjeri Memo. Ndërsa drejtuesi i automjetit është transportuar në gjendje të rëndë në spitalin e Korçës, ndërsa mësohet se ndodhet në Reaminacionin e spitalit nën kujdesin e mjekëve.  Grupi hetimor po punon per zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 





Lajmet e fundit nga