Nga Mero Baze/ Reforma “varrosi” dhe kritikët e Bashës brenda PD?
Partia Demokratike kundërshtoi draftin e reformës për drejtë...
Nga Mentor KIKIA
Kjo foto ka marrë shumë vëmendje dhe për pasojë ngjalli dhe shumë diskutime. Njerëzit ishin të ndarë në dy qëndrime:
1-Në ata që mendojnë se shteti duhet të vërë rregull dhe se nuk mund të lehohet që qytetet të shndërrohen në shitore lakrash, patatinash etj, në cdo rrugë e cdo cep.
2-Në ata që thonë, ok, duhet rregulli, por më parë rregullin vëreni tek ata të mëdhenjtë, tek ata që që me një firmë vjedhin sa xhiroja vjetore e gjithë ambulanteve të Shqipëri, me dhe pa licencë.
Në fakt nga duhet t?ia nisim vërtet?
Padyshim që të dyja mendimet janë të drejta. Në këtë vend duhen vendosur rregulla, pasi jemi realisht shoqëria më rrumpallë. Kudo shiten qofte e byreke, lakra e presh, qumësht e gjizë, patatina e molto(ec e kontrolloji këto për skadenca e cilësi të tjera). Rreziku këtu është i shumëanshëm, sa tek shëndeti, sa tek imazhi i shëmturar i një qyteti tipik i linjes së mesme të shekullit të kaluar e më tej. Por, gjithmonë ka një por, a duhet nisur rregulli nga kjo shtrese? Këtu ndryshon pak puna. Sepse shteti thotë: Ndalohen makinat më të vjetra se vitprodhimi 2005, dhe është e drejtë, sepse shkaktojnë ndotje të mjedisit. Sa bukur do të ishte të kishim të gjitha makina të vitit 2010-2015. Por 95 % e popullisë së këtij vendi, përbëjnë popullin më të varfër të Europës. Megjithatë ti bllokojnë. Por të bllokojnë edhe libianin e cimentos në Krujë, që po e zbret jetëgjatësinë e banorëve nën 50 vjec. Edhe turkun e Metalurgjisë në Elbasan, që i ndez filtrat vetëm ku ata të mjedisit e lajmërojnë: ?Ndizi, se po vijmë për kontroll?. Sheti thonë nuk lejohen shitës ambulantë, dhe është e drejtë. Por shtresa më e varfër e popullit më të varfër të Europës, jeton me këtë mënyrë.
Shteti i thotë atij që shet tek kioska që do të paguash taksat një më një: Bravo, më në fund. Por atij që ka në pronesi një minierë(nuk ia la i ati, por e grabiti me forcën e korrupsionit dhe kallashnikovit), shteti nuk ia merr dot taksën sepse e ushqen me para ose me plumba. Shteti ia shkel me këmbë ushqimet shitësit ambulant, sepse prodhimet janë të rrezimshme, dhe mirë bën. Por deri tani askush nuk është helmur prej tyre, por nga supermarketet me emra të huaj, që falsifikojnë datën e skadencës së ushqimeve artificiale, e askush nuk i kontrollon. Por edhe kur ndodh që kapen, as në TV nuk dalin, pasi paguajnë për reklama.
Mendimi im është ky: Ligjet duhen bërë dhe zbatuar në kontekst me realitetin. Nuk mund të sullemi si shtet gjerman me një popull që punon sot të hajë sot. Dhe po nuk punoi sot, nesër e ke tek kazani i plehrave. Ligjet duhen zbatuar, por duhen zbatuar njësoj. Madje duhet të fillojnë të zbatohen tek më të fortët njëherë, tek të më pasurit, jo sepse janë të pasur, por sepse janë ata abuzuesit më të mëdhenj. Duhet të zbatohet tek ata që zotërojnë 95% të parasë, jo me ata që zotërojnë 5%. Pastaj, po, të zbatohet edhe me këta, me të gjithë. Por të barabartë të gjithë.
Besoj se të gjithë biem dakord që kjo grua në foto po shet në mënyrë të paligjshme dhe ?biznesi? i saj është i shëmtuar aty në trotuar. Por kur mendoj se si një maskara, biznesmen i lidhur me të gjithë, Doganën, Tatimet, IQT, dhe gjithë inspektoriatet përgjegjëse për ta kontrolluar, dhe për dy vjet na shiste naftë baltë, duke u pasuruar e duke shkaktuar evazion fiskal dhjetra miliona euro, kjo foto më e pakta më bën të qesh.
Më kujton filmin ?Koncert në vitin ?36?, kur një karrocier në Lushnje, vendin ku gjysmë e popullisë vdiste nga uria e malarja, e arrestojne se qëlloi kalin, pasi qeveria kishte nxjerrë ligj për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve.
Partia Demokratike kundërshtoi draftin e reformës për drejtë...
Qeveria e Republikes se Shqiperise, perkatesisht Ministria e...
Nga Jonida HITOVEIZINjë ngjarje e shëmtuar ka ndodhur në Tea...
Kjo eshte jo thjeshte nje foto qe te trishton . Zhgenjyes ky...
Nga Mentor KIKIAAshtu siç kishte paralajmëruar, Gjergji, lëv...
Pasi i vdiq gruaja Shpresa, Besimit ngordhalaq i mbetën 12 j...
Erdhi koha që të bëjmë më në fund analizën logjike të asaj q...
Nje dite me pare shefi i FMN ne Tirane, Jens Reinke leshoi n...
Histori e gjatë dhe e vështirë kjo mes Ramës dhe Metës. Një ...
Nga Afrim KrasniqiNjë sistem vendimmarrës duhet të jetë, së ...
Dhe që pastaj pa pikë turpi na llomotisin për liritë e tregu...
Martesa e lumit me detin është shekullore. Mbijetojnë së bas...
Gjysma e kryeministrave, presidentave, mbretërve të botës, j...
A ka më realisht një koalicion qeverisës në Shqipëri?! A ka ...
Nga Bledi Mane-Public Enemy fb.com/bledi.mane instagram.com/...
Reforma për drejtësinë?E pse na duhet!!!Te ne drejtësinë e b...
Nga Kastriot IslamiMes nje reforme te pamoralshme nen kontro...
Nga Alban DACINje heshtje e madhe ka rene ne koalicion. Medi...
Nga Çerçiz LoloçiPak muaj më parë Departamenti i Filozofisë...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Garda Revolucionare i Iranit, ka paralajmëruar të gjitha a...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...
Vetëm katër vende të BE-së e kanë zbatuar Direktivën e BE-...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...