web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbulohen detaje të reja/ Dyshime se Gazmend Çollaku u vra nga të njëjtët autorë që ekzekutuan dy të rinjtë në Durrës

10 Janar 2016, 20:33, Aktualitet CNA

?Audi? me ngjyrë të zezë, me të cilin u rrëmbye Gazmend Çollaku mbrëmjen e 6 janarit, dyshohet  është i njëjti automjet që u përdor në ekzekutimin e dy të rinjve  Ervin Kodra dhe Endri Çaushaj ne 20 dhjetor të 2015-ës. Sipas grupit hetimor, automjeti ishte vjedhur në fillim të muajit dhjetor në autostradën Tiranë-Durrës, nga katër persona të cilët mbanin veshur uniforma policie, të ngjashme me ato të përdorura në rrembimin e Çollakut, raporton ABC News.

Pas analizimit të pamjeve filmike të subjekteve private , të cilat për shkak të errësirës nuk kanë ndihmuar shumë në identifikimin e autorëve, hetuesit sqarojnë se konstatuan ngjashmëri të automjetit të perdorur në dy ngjarjet e ndodhura në harkun kohor të 16 ditëve në qytetin e Durrësit.

Pas rindërtimit të skenës krimit të dy ngjarjeve, ata ngrenë dyshime se ekzekutorët janë të njëjte, ashtu sikurse edhe porositësi i eliminimit të tre të rinjve, pjesë e një grupi kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike. Nisur nga skena e krimit si dhe ushtrimi i dhunës mbi Çollakun,  policia dyshon se autorët e kanë tortuar më herët me qëllim nxjerrjen e informacioneve  dhe në momentin që i kanë marrë e ekzekutuan atë.

Pas ngjarjes, policia ka shoqëruar mbi 100 persona në komisariat, mes tyre të identifikuar më herët me precedent penal, apo të dyshuar si pjesë e rrjetit kriminal. Por pa mundur të hedhë dritë mbi ekzekutimin me 4 plumba te  Gazmend Çollakut i cili me pare u lidh dhe u torturua per tu lene ne ane te rruges te fshatit  Murqin të Krujës.





Lajmet e fundit nga