web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbardhet pasuria/ Eduart Ndocaj me borxhe?

10 Janar 2016, 18:48, Aktualitet CNA

Është zbardhur pasuria e deputetit Eduart Ndocaj, i cili krahas pronave, rezulton të ketë edhe borxhe. Kështu, debuteti ?kaubojs?, disponon një numër të madh apartamentesh dhe dyqanesh në pronësi të tij dhe të bashkëshortes Valentina Ndocaj, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Itali, aty ku dhe ka jetuar dhe ngritur biznesin prej vitesh.

Në deklaratën e pasurisë, zbardhur nga gazeta Shqip, bëhet me dije se deputeti ka 710 mijë euro kredi për të shlyer në bankë, ndërkohë burime për citynews thanë se Ndocaj ka edhe borxhe të tjera, të cilat nuk janë deklaruar zyrtarisht në Institutin e Deklarimit të Pasurive.

Pasuria
Deklarata:
? 14 apartamente në Shëngjin me sipërfaqe 725,92 m² + 2 bodrume: 32 580 220 lekë
? Shtëpi private në proces legalizimi në Shëndëlli, Sarandë 600 m² + 1200 m² truall: 100 mijë euro
? Kontratë sipërmarrjeje e datës 24.10.2012 për apartament 320,30 m²; bodrum 666 m², si dhe apartament po në Tiranë 94,3 m²: 496 160 euro
? 1200 m² truall në Shëngjin blerë në 2011-n: 2 000 000 lekë
? Dyqan në Lezhë, 57 m² blerë në 2013-n: 2 280 000 lekë
? 16000 m² tokë e trashëguar dhe e përfituar nga reforma e ligjit 7501
? Apartament në Itali 480 m² / Apartament në Itali 100 m² dhe 2000 m² truall të blera me investim bankar: 650 000 euro
? Apartament në Itali 180 m² me dy garazhe makinash: 300 000 euro, nga e cila 180 000 euro me investim bankar
? 325 000 euro kredi huamarrjeje në qershor 2007, kreditorë Eduart dhe Valentina Ndocaj: 280 000 euro shuma e detyrimit financiar e pashlyer.
? Kredi huamarrjeje me vlerë 185 000 euro marrë në 2002-shin në proces gjyqësor: 130 000 euro shuma e detyrimit financiar e pashlyer.
? Kredi huamarrjeje me vlerë 435 000 euro: 300 000 euro shuma e detyrimit financiar e pashlyer.





Lajmet e fundit nga