Dosja "Toyota Yaris"/ GJKKO dërgon për gjykim me themel ish-oficeren e BKH
Gjykata e Posaçme ka dërguar në gjyq dy të pandehurit në d...
Gjykata e Posaçme ka dërguar në gjyq dy të pandehurit në d...
Shqipëria po përfshihet në një valë paniku pas njoftimeve të paadresuara në burime serioze, rreth rrezikut që na kërcënohet nga sulme të mundshme nga ISIS. Nuk mjaftojnë alarmet fallco të shtypit dhe epidemia e rrjeteve sociale, por tani duket se ka një gatishmëri shtetërore për t?u dukur të rrezikuar.
Përvec urgjencës së mbledhjeve të Këshillit të Sigurimit Kombëtar, i cili është mbledhur herën e fundit kur u ?rrezikua? jeta e Tom Doshit nga Ilir Meta, situata po bëhet qesharake, pasi është shtrirë në gjithë vendin. Orë pas ore dëgjon lajme që të shastisin, si për shembull ?Saranda në gatishmëri kundër ISIS?, ose ?Korça, masa të rrepta kundër ISIS? dhe budallallëqe të tjera të këtij rangu.
Që Shqipëria mund të bëhet objekt i ndonjë sulmi, kjo nuk përjashtohet, pasi askush nuk mund të hyjë në trurin e një vrasësi që kërkon të vetëvritet, por deliri ynë për të qenë deomos të rrezikuar, që me këtë rast të dukemi dhe si burra shteti që po shpëtojmë kombin, ka shkuar tej çdo caku. Dhe bash në mes të kësaj krekosje mund të dalë sërisht Vjosa dhe Semani dhe ne nuk shpëtojmë dot delet e barinjtë që rrethon uji.
Pastaj paralelja mes Tiranës dhe Moskës si dy kryeqytete të rrezikuara është dhe më qesharake. Moska vrau në një ditë 600 xhihadistë në Siri dhe ne vrasim miza nëpër kafene dhe vetshpallemi të rrezikuar njësoj.
Kjo fryma e fryrjes së rrezikut për shkak të delirit tonë për të qenë vend i rëndësishëm, duhet të zhbëhet së pari nga qeveria dhe institucionet, që nga presidenti i Republikës e deri tek polici më i thjeshtë në rrugë. Masat duhet të merren, të rritet gatishmëria, dhe të punojë më shumë Shërbimi Sekret për të interceptuar ndonjë rrezk, por jo të ndezim zjarrin për të pjekur një peshk, që është ende në det.
Kjo, përveçse na bën jo seriozë, na bën dhe një vend jofunksional, pasi një panik i tillë mjafton që shqiptarët t?i kap sindroma e vitit ?97 dhe të mbyllen të gjithë brenda në shtëpi, pasi u ka ardh armiku tek dera.
Nga ana tjetër duhet të shmangim sjelljen si popull primitiv, që beson më shumë tek armiku imagjinar, se sa tek rreziqet reale me të cilat ndeshet përditë. Shqipëria dhe shqiptarët i kanë rezervuar vetes plot tragjedi nga vetevetja, plot masakra dhe papërgjegjshmëri kriminale, të cilat tejkalojnë çdo atentat të mundshëm për të na dhënë nje shembull. ISIS është një krijesë kriminale në emër të Islamit, por nuk është krijuar për të zhdukur kombin shqiptar, edhe pse disa shqiptar për t?u dukur të rëndësishëm aty ku kanë shkuar, kërcënojnë shqip ne emër të tij. Ata janë aty thjesht ushtarë mercenarë që paguhen për atë që bëjnë dhe thonë, dhe ne nuk duhet të biem në nivelin e tyre, që me deklarata nga Youtube, apo nga biseda me Skype me nënat e tyre, të ngrejmë panik kombëtar.
E kundërta do ishte më produktive. Forcimi i bindjes se ISIS duhet të zhduket dhe se ne si vend i NATO do të japm kontribut për këtë, vlen më shumë për opinionin tonë, se sa pëshpërima ?fshihuni se erdhën?. Në fund të fundit kemi përballë një bandë që nuk është shtet, që nuk ka ushtri apo armatime, por vetëm një ideologji terrori me të cilën kërkon të ngjallë panik. Kjo është e vetja armë që ka dhe pikërisht këtë armë duhet t?i bëjmë jofunksionale.
E gjithë kjo dalldi paniku dhe frike që po përhapet me papërgjegjshmëri shembullore, përveçse na ekspozon si vend primitiv që jeton me bestytni, na bën të ndjehemi dhe të turpëruar mes fqinëjve tanë, të cilëve në momente deliri si patriotë, u ?tregojmë vendin? duke ua bërë biografinë që nga pellazgët deri sot.
Merreni më qetë dhe më seriozisht këtë situatë. ISIS është një armik i njerëzimit dhe një devijim i madh i shoqërisë së sotme me të cilën jemi të detyruar të përballemi, por jo të futemi në panik. Deliri për t?u dukur të rrezikuar, është gjëja më joserioze që po na ndodh në një moment vërtet serioz për shoqërinë dhe botën. Dëshira e strukturave shtetërore që të raportojnë për gatishmëri sikur është dhënë alarmi i zborit të dikurshëm, dhe duhet të bëjmë gati kundragazin, është thjesht një dëshirë e ca burokratëve që të duken sikur e meritojnë rrogën, edhe pse ne nuk meritojmë panikun që përhapet nga deliri i tyre.
Tirana nuk është as Uashingtoni, as Moska, as Roma, as Parisi, as Berlini dhe as Kopenhageni. Deliri për t?u krahasuar me të mëdhenjtë në rreziqe dhe me fiset nomade në panikun që kemi nga rreziqet, tegon që nuk kemi asnjë lidhje me ata, as si të rrezikuar nga ISIS dhe as si rrezik për ISIS. Thjesht po bëjmë biznes dhe me panikun.
Se çfarë janë në gjendje të bëjnë mendjet e sëmura të progra...
E kanë konsideruar herë një skup e herë një shaka, por probl...
Debati mbi xhamitë ilegale në Shqipëri, të cilat nuk janë as...
Në janar unë thashë si shumë të tjerë “Je suis Charlie Hebdo...
Roberto Bolano e mbyllte librin e tij “Hajmalia” me frazën “...
Sot isha ne dyshime nese duhej te filozofoja mbi intervisten...
Cmotivimi i qytetarëve për ta braktisur autoveturën është nj...
I dashur mik ! Ikën dy vjet nga dita kur ti na le por mua më...
Nga Marko BelloSulmet e fundit terroriste ne Paris duket se ...
Këto dy ditët e fundit situata në Kosovë është tensionuar në...
Nga Artan FugaEkspertët e pavarur i cakton politika.Do e apr...
Vendimi për të hequr tërësisht tatimin mbi fitimin për bizne...
Po ti hidhje sot një sy faqeve të para të shtypit të përdits...
Mund ta nisim analizën e shoqërisë moderne me një kope me de...
Nga Fitim ZekthiSulmet e urryera terroriste në Paris kanë ng...
Iniciativa është befasuese, pasi po ndërmerret në kulmin e n...
Nga Kastriot MYFTARAJNë Histori ka ngjarje që zbulojnë të vë...
Kjo puna qe parkimet ne Tirane te jene me leke per ata qe vi...
Këto ditë, Partia Demokratike po zhvillon zgjedhjet e Kryeta...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...