Koment / Si mundet që të krijohet një drejtësi e pavarur nga politika, kur reformën e drejtësisë e bën politika?
Nga Artan FugaEkspertët e pavarur i cakton politika.Do e apr...
Këto dy ditët e fundit situata në Kosovë është tensionuar në kulm. Në parlament dhe para policëve opozita nuk përdori kësaj radhe vetëm gazlotsjellës, por edhe sprajt helmues. Madje vetë sprajthedhësja, deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiaj, u dëmtua nga sprajti dhe gazi, sa u detyrua të shkojë në dyert e spitalit.
Përsëri autorë të gazit e sprajtit ishin deputetët Albin Kurti, Kada Bujupi, Albulena dhe një tjëtër protagonist i VV. U bllokuan punimet e parlamentit, buxheti i shtetit për vitin që vjen gjithashtu është bllokuar. Kërkesa e opozitës vazhdon të jetë anullimi i marrëveshjes së Asosacionit të komunave serbe dhe i marrëveshjes me Malin e Zi për kufirin. Ne vend të debatit e argumentit të munguar, në rrugët e Prishtinës ka protesta që shoqërohen me gurë e mjete të forta nga demonstruesit si dhe me gazlotsjellës nga ana e policisë. Gjykata ka urdhëruar arrestin e katër deputetëve, për shkak të të cilit një prej të cilëve, zonja Bujupi, tashmë gjendet në paraburgim, ndërsa tre deputetët e VV kanë ikur në drejtim të paditur, për t?u shfaqur ditën djeshme në protestë bashkë me përkrahësit e tyre e përsëri për t?u fshehur në ndonjë vrimë. Isa me Thaçin ia hypën avionit, se i kishte thirrur Mogerini në Bruksel. U takuan edhe me presidentin e Komisionit, Junker. Ndoshta për ta vazhduar pajtimin ?historik? me Serbinë.
E si për çudi, në Beograd askush nuk është shqetësuar për atë që ndodh në Kosovë, edhe pse sa herë presidenti, kryeministri e shefi i diplomacisë serbe flasin, deklarojnë se ?Kosovo e Metohi është territor serb?. Edhe unë kam filluar tani të besoj se ?Kosova po shndërrohet pak nga pak në një territor serb?. Po të mos ndodhte kjo, pra nëse gazi, sprajti, protesta, korrupsioni i qeveritarëve, përfshi dhe këta të opozitës që kanë qenë në pushtet, do ta largonin Kosovën nga Beogradi e nga Serbia, me siguri që politika, akademia, kisha serbe do të jepnin alarmin. Përkundrazi, askush nuk ka folur kundër veprimeve të Albin Kurtit, madje duket se në Beograd ka një entusiazëm të justifikuar për atë që bën Albini në Prishtinë kundër institucioneve të Kosovës. Askush në Beograd nuk është shfaqur i shqetësuar për faktin se politikanët e qeveritarët, me përjashtime natyrisht, janë zhytur në korrupsion dhe basjkëpunojnë me krimin ekonomik, pa përjashtuar dhe bashkëpunimin me mafien serbe.
Beogrqdi po i vëzhgon ngjarjet në Prishtinë më një qetësi të pazakontë për të. Ndërsa në veriun e Kosovës, të cilën ?e mbron? Albini, ekstremisti serb, Dardan Molliqaj është shfaqur solidar për ato që Vetëvendosja po kryen në Prishtinë. Si qeveria me korrupsionin dhe kapjen prej tij, ashtu dhe Vetëvendosja me arrogancën e dhunës kundër institucionit të parlamentit po i bëjnë Serbisë shërbimin e paimagjinueshëm disa vite më parë. Ndërsa bota e qytetëruar po sheh e po tallet me papjekurinë dhe inatin prej injorantësh të politikanëve në Prishtinë.
Miqtë e Kosovës e të shqiptarëve u shfaqën të shqetësuar dhe folën pa ngurim. Një ish-ushtar britanik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës tha troç se këto veprime po e bëjnë Kosovën gazin e botës dhe se UÇK nuk luftoi që politika në Kosovë të sillet në këtë mënyrë. Ambasadori amerikan për të disatën herë i ka kritikuar veprimet e opozitës dhe ka bërë thirrje për maturi nga të dy palët. Po kujt po ia kërkon ai këtë maturi? Ai e di se janë në përballje dy palë: Njëra e inkriminuar në korrupsion dhe pala tjetër e dehur nga deliri për të ardhur me dhunë në pushtet, me qëllim që t?i shijojë edhe kjo palë frutet e korrupsionit.
Ambasadorja e Gjermanisë në Prishtinë, Angelika Viets, ishte më e drejtpërdrejtë, Ajo konstatoi nëpërmjet një shënimi në faqen e saj të FB se kjo situatë e krijuar nuk është thjesht dhe vetëm për shkak të marrëveshjeve. Nëse kjo do të ishte për shkak të marrëveshjeve, iniciativa e Presidentes dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pezullim të përkohshëm do të ishte shfrytëzuar si një mundësi për t?u angazhuar në dialog dhe diskutim për këto çështje. Kjo mund të jetë një tentativë për të çuar vendin në zgjedhje të reja, për të dëshmuar se Qeveria është e pasuksesshme, tentativë për t?u përfshirë në pushtet ose një tentativë për të spostuar (shtyrë) disa procese të tilla si funksionalizimi i Gjykatës Speciale; hakmarrje ndaj Kryeministrit ose të gjitha këto së bashku. Ose ndoshta janë të tjera arsye, por jo dy marrëveshjet. Kjo është e qartë për ne?.
Unë jam i prirur t?i besoj zonjës ambasadore, jo thjesht se ajo përfaqëson një vend mik të Kosovës, Shqipërisë e shqiptarëve, por se i njoh gjermanët. Ata janë të drejtpërdrejtë, ata edhe diplomacinë e bëjnë të tillë, pa lajka, pa doreza diplomatike, pa patur frikë se humbasin ndikim, nëse shfaqen ashtu siçjanë e siç mendojnë. Por të tillë janë treguar të gjithë diplomatët e vendeve mike. Vetëm ndonjë diplomat mik i Rusisë dhe i Albin Kurtit, mund ta ketë këshilluar këtë të fundit që t?i vejë flakën i Kosovës, kësaj radhe jo për bashkimin e saj më Shqipërinë, por për ?bashkimin? ose ?ribashkimin? e Kosovës me Serbinë.
Vetëvendosja e shpall ?armik? ambasadorin e SHBA-ve. Të shohim çfarë do të thotë për ambasadoren gjermane në Prishtinë. Natyrisht ideologjia, së cilës i përmbahet ajo e detyron të orientohet kah lind dielli e jo kah perendon dielli. Ndryshe nuk mund të ndodh që të shpallësh të padëshirueshëm ambasadorin e vendit që ka kontribuar miliona herë më shumë se Albini e albinët për çlirimin e Kosovës, pra ambasadorin e SHBA-ve.
Nuk e di deri ku do të shkojë kjo verbëri politike e njerëzore, por jam i bindur se policia do t?i ekzekutojë urdhërat e gjykatës për arrestimin e Kurtit, Haxhirajt dhe një tjetri deputeti të VV. A do ta zgjidhë konfliktin kjo masë. Jam dhe do të jem skeptik për këtë. Dhuna gjeneron dhunë. Por shpresoj se qytetarët e Kosovës nuk do të mbështesin aventurat e politikanëve të tyre në pushtet ose në opozitë. Nëse politikanët në rolin e gjeneralëve mbeten pa ushtarë, atëherë ata do të detyrohen të shkojnë drejt arsyes dhe të veprojnë sipas arsyes. Arsyen e veprimit politik e shpreh shumë qartë ambasadorja gjermane. Eshtë e tepërt të vijoj më tej më ndonjë argument shtesë.
Nga Artan FugaEkspertët e pavarur i cakton politika.Do e apr...
Vendimi për të hequr tërësisht tatimin mbi fitimin për bizne...
Po ti hidhje sot një sy faqeve të para të shtypit të përdits...
Mund ta nisim analizën e shoqërisë moderne me një kope me de...
Nga Fitim ZekthiSulmet e urryera terroriste në Paris kanë ng...
Iniciativa është befasuese, pasi po ndërmerret në kulmin e n...
Nga Kastriot MYFTARAJNë Histori ka ngjarje që zbulojnë të vë...
Kjo puna qe parkimet ne Tirane te jene me leke per ata qe vi...
Këto ditë, Partia Demokratike po zhvillon zgjedhjet e Kryeta...
Bota trondit te Premten e zeze te 13 Nentorit, kur Parisi u ...
Të parët i çoi atje suksesi, ambicja, formimi i tyre kultur...
Disa ditë më parë u përhap një lajm se Angela Merkel parashi...
Ne Tirane do u bekan parkingjet me leke, pra kur dikush park...
Në vitin 2010, unë kam botuar në shtyp, brenda pak ditëve tr...
Jam me të vërtetë i alarmuar! Nuk jam i alarmuar nga perspek...
Për herë të parë për Bidai – n pyeta kur grafikët e matjes s...
Duhet të jemi të qartë! Propozimi i qeverisë për dënimin me ...
Trimi i katundit nuk kishte pasur probleme me gjumin dhe me ...
Është e natyrshme që vëmendja dhe shigjetat kritikuese popul...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotmë në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...