web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandali/ Hipoteka i ndalon të regjistrojë shitjet e apartamenteve, gjykata i heq gjysmën

15 Nëntor 2015, 14:32, Aktualitet CNA

Skandalet në zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme vijojnë të ndodhin në Shqipëri.

Në një denoncim për citynews.al, qytetari Altin Haxhiu po mbahet peng nga gabimet me ose pa dashje të institucioneve dhe moszbatimeve të vendimeve të gjykatave.

Në  denoncimin e tij, bëhet fjalë për një pallat në Lushnjë,  ku një pjesë ai e ka shitur në konfrom të rregullave por që nuk i njihet nga gjykata dhe ka futur në bashkëpronësi të pallatit një tjetër person.

Nga ana tjetër, ZRPP nuk mund ta ekzekutojë vendimin e gjykatës sepse apartamentet janë në pronësi të palëve të treta që i kanë blerë.

Denoncimi i qytetarit

“Është bërë gjyqi në Gjykatën e Shkallës së Parë në Lushnjë me gjyqtare Saemira Hila. Gjyqi I kryer me 4 seanca, pa hetim,  jep një vendim të pa drejtë ku dikush hyn në prone me mua për gjysëm, 50 me 50, për një objekt, pallat të cilin e kam ndërtuar unë.

Por unë nuk isha më pronar i pallatit sepse e kam shitur pallatin tek të tretët dhe tashmë janë ata pronare. Unë kam vetëm  katin te parë jo më të gjithë pallatin sic e ka dhënë gjyqtarja vendimin duke mos bere hetim që kush e ka tani këtë pallat.

Në Gjykatën e Apelit Vlorë prapë u la në fuqi vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë. Gjyqtari që mori vendimin ishte Sokol Ngresi. Filloi seanca dhe i jap shitjet që kisha bërë me personat e tretë, ku e sqaroj me detaje qe une nuk jam më pronar i vetëm i pallatit dhe se pallati ka kaluar tek personat e tretë,tek blerësit e apartamenteve. Por gjyqtari nuk m?i mori për parasysh keto dokumente. Ne arsyetimin e vendimit thoshte që unë kisha dorezuar disa letra dhe nuk e specifikonte që kisha dorëzuar kontratat përfundimtare me blerësit.

Tani jemi para faktit që ky vendim u dërgua për t?u regjistruar pranë ZRPP Lushnjë. Por ky vendim nuk regjistrohet dot sepse prona është e paregjistruar sepse pronarë janë te tretët, nuk jam më unë. Por këta zotërinjtë e Hipotekës qendrore kane cuar një letër në ZRPP Lushnjë që e transformon vendimin e formës se prere, ku thotë 50 me 50.

Ata thonë se tashmë duhet të regjistrohet vetëm kati i parë,se vetëm atë kam unë, por vendimet e gjykatës zbatohen nuk ndryshohen sipas qejfit. Kështu që kundërshtari im ka bërë gjyqe koti me blerje.

Por këta te Hipotekes kanë 18 muaj që e mbajnë peng kot jashtë cdo lloj ligji e rregulli duke mos i dhënë hipotekat personave që unë i kam shitur hyrjet. Unë nuk kam as sekuestro por kam fituar cdo shkalle dhe kundërshtari nuk më bllokon dot. Jam i lire të shes cdo gjë që me ka ngelur nga ky objekt. Edhe ligji për Hipotekat thotë që ky vendim gjykate refuzohet dhe nuk regjistrohet sepse është i paregjistrueshëm, bazuar ne piken 7 dhe 10 të udhëzimit te Këshillit të Minstrave Nr.2 i datës 12.09.2012 ?Për procedurat e regjistrimit ne Zyrat e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme?.

Disa nga akt-shitjet e apartamenteve

 

 





Lajmet e fundit nga