Dëshmitari shqiptar i sulmeve të Parisit rrëfen tmerrin e kaluar
Ridvan Mjaku, aktor kosovar në Francë ishte prezent në stadi...
Ka shumë të dhëna që sulmet e tmerrshme terroriste të Parisit janë kryer nga vrasës me motive islamiste. Bota e civilizuar duhet të ketë më në fund një plan kundër këtij terrori, mendon Bernd Riegert.
Franca është e shokuar. Europa është e shokuar. Qëllimi i terroristëve burracakë nuk janë vetëm viktimat e rastësishme, por jemi ne të gjithë, të gjithë njerëzit e civilizuar. I gjithë njerëzimi, siç është shprehur presidenti amerikan, Barack Obama.
Me tronditje dhe zemërim ne shohim se si terroristët ndezin aksione të organizuara dhe vrasin njerëz pa dallim. Franca, Europa, bota duhet tani të ngrihen të bashkuar dhe të godasin. Autorët me shumë gjasë me sfond islamist duhet të luftohen me të gjitha mjetet. Ndërmjetësit, udhëheqësit shpirtërorë të këtyre vrasësve pa asnjë moral, pavarësisht se ku qëndrojnë ata, në Siri, në Irak apo kudo tjetër duhet të kapen dhe të eliminohen sa më shpejt. I ashtuquajturi ?Shteti Islamik? nuk i ka shpallur vetëm Francës luftën, por të gjithë njerëzve të lirë në botë.
Në emër të vlerave franceze të lirisë, barazisë, vëllazërimit duhet që bota të ngrihet kundër terrorit. Samiti në Antalya që fillon të dielën i 20 vendeve të industrializuara të botës, ofron një mundësi të mirë për këtë. SHBA, Rusia, dhe ndoshta edhe trupat e NATO-s nga Europa duhet të ngrihen së bashku kundër kësaj bande terroriste me emrin ?Shteti Islamik? dhe sa më shpejt të jetë e mundur. Pas sulmeve në Paris në janar u zhvillua marshi impresionues i solidaritetit me politikanë nga e gjithë bota. Një gjest i mirë, por ai nuk mjafton më. Vrasësit pa skrupuj kuptojnë me sa duket vetëm gjuhën e dhunës.
Rekrutimi i atentatorëve potencialë në mesin e të rinjve europianë është duruar shumë gjatë. Duhet të veprohet më energjikisht kundër radikalizimit. Kur qytetarë europianë shkojnë në Siri apo Irak për t’u trajnuar si terroristë, duhet së paku që të pengohen me çdo mundësi që të rikthehen në Europë.
Kushdo mund të preket
Të gjitha konfliktet e tjera mes shteteve duhet të spostohen tani. Sepse mund të preket kushdo. Në Rusi pati të premten një alarm për terror. Turqia ishte objektiv i sulmeve terroriste në tetor. Madridi u godit në vitin 2004, dhe Londra e përjetoi terrorin në vitin 2005. Askush nuk e di me siguri se çfarë celulash terroriste, cilët persona në këto celula në Europa dhe SHBA janë në pritje të aktivizohen. Bota mund të merret ende me fatin e pushtetmbajtësit, Asad, kur të jetë thyer pushteti i frikshëm i ?Shtetit Islamik?.
Pas krizës së refugjatëve në Europë po vjen edhe kriza e terrorit, një kërcënim, të cilit nuk i dihen përmasat. Tani Europa duhet të tregojë vërtet se qëndron e punon e bashkuar. Po kërcënohet siguria e qytetarëve dhe qytetareve. Jeta në paqe po rrezikohet. Përgjigja e udhëheqësve politikë në Europë, SHBA dhe Rusi tani duhet të jetë: ?Ne dimë të mbrohemi!?/DW
Ridvan Mjaku, aktor kosovar në Francë ishte prezent në stadi...
Ambasadori i Shqipërisë në Francë, Dritan Tola përshkruan si...
Vështirë që sulmet terroriste të Parisit të jenë planifikuar...
...
Zv.Kryeministri Niko Peleshi shprehet lidhur me sulmin terro...
Ashtu si në shumicën e vendeve në Evropë dhe botë, edhe inst...
Qytetarë të shumtë në kryeqytet kanë ndezur qirinj pranë Këm...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka komentuar lajmin e ditës së...
Teatri Bataclan ku u shënua numri më i madh i viktimave të m...
Ministri i Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj, ka deklaruar s...
Dritan Hila, ish-zv/ministri i mbrojtjes ne qeverine Rama, n...
Ministrat e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Bosnje-Hercegov...
Kur kanë kaluar më shumë se 12 orë nga atentatet që tronditë...
Tre ish zyrtare te ndarjes dhe rregjistrimit te trojeve jane...
Qeveria ka reaguar lidhur me e-mailin e publikuar të Drejtor...
Oficere të sigurisë, kanë kontrolluar gazetarët në hyrje te ...
Ish-kryeprokurori shqiptar Arben Rakipi në këtë reformë ësht...
Edhe godina e Kryeministrisë i është bashkuar nismës globale...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...