Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Lupës së kontrolleve nga Inspektorati i Punës duket se nuk do t?i shpëtojnë as bizneset e mëdha. Dhënia e një pjese të pagesave për punonjësit në formën ?cash? është një nga problematikat e konstatuara përmes auditimeve.
Në një intervistë për ?Monitor?, kreu i këtij inspektorati ka kërkuar që të rritet më shumë komunikimi mes punëdhënësve, punëmarrësve, si dhe institucioneve shtetërore përgjegjëse. Të dhënat tregojnë se falë kontrolleve të ushtruara është rritur ndjeshëm zbulueshmëria e punës informale, gjë që ka nxjerrë në pah edhe sipërmarrje që u janë shmangur detyrimeve ligjore.
Ndërkohë ka filluar zbatimi i sistemit online për inspektimet, çka lejon që inspektorët të qëndrojnë gjithmonë në kontakt, teksa janë duke ushtruar veprimtarinë e tyre. Së shpejti do të bëhet e mundur që përmes këtij sistemi, sipërmarrjet të mund të komunikojnë drejtpërdrejt me institucionin.
Flet Dritan Ylli, drejtor i përgjithshëm i Inspektoratit të Punës
Cila është gjendja sot e tregut të punës në Shqipëri? Çfarë efektesh po jep operacioni i qeverisë në luftën kundër informalitetit?
Ne si Inspektorat i Punës kemi gjithmonë në axhendën tonë problemet dhe shqetësimet që kanë dalë në Këshillin Kombëtar të Punës, ku vendosen në një tryezë tri palë, përfaqësuesit e sipërmarrjes private (punëdhënësit), ata të sindikatave (si mbrojtës të interesave të punëmarrësve) dhe institucionet shtetërore (përgjegjëse për monitorimin e tregut të punës).
Lufta kundër informalitetit është një problem i ngritur që në mbledhjen e parë të Këshillit dhe është paraqitur nga përfaqësuesit e biznesit si shqetësim sepse, përveçse konsiderohet si ?gangrenë? për ekonominë, nuk e lejon zhvillimin e rregullave dhe standardeve të barabarta në biznes. Ndaj, për të trajtuar të gjithë sipërmarrjen private, në mënyrë korrekte dhe me të njëjtin standard të shtetit ligjor, është parë si domosdoshmëri lufta kundër informalitetit, që mbi të gjitha ka qenë një kërkesë e ardhur nga vetë biznesi i ndershëm, që është një aleat. Gjithashtu është kërkuar edhe nga përfaqësuesit e sindikatave, pasi kur flasim për një punonjës informal, në të zezë, që nuk figuron në ndonjë regjistër, nuk mund të flasim për kushte pune e siguri në punë, qoftë kjo për punonjës të huaj apo shqiptarë. Ndaj lufta kundër informalitetit ka qenë dhe vazhdon të jetë parësore në axhendën tonë të përditshme. Rezultatet kanë qenë të dukshme. Që nga tetori i vitit 2013, zbulueshmëria nga puna inspektuese ka qenë 11,020 punonjës që kanë qenë kontribuues të munguar në skemën e sigurimeve shoqërore. Nga të cilët, 7,708 janë konstatuar në 203 subjekte të paregjistruara, tërësisht informalë. Kjo do të thotë se inspektorët e punës, falë kontrolleve të ushtruara, kanë zbuluar edhe bizneset informale dhe këto ia kemi deleguar rast pas rasti, rajon pas rajoni Tatimeve. Është kompetencë e kësaj të fundit për t?i formalizuar dhe për t?i futur në sistem.
Në këto rrethana, çfarë roli luan inspektori i punës?
Inspektori kontrollon funksionimin e marrëdhënieve mes punëdhënësit dhe punëmarrësit. Nëse një punëdhënës nuk është i regjistruar në institucionet përkatëse, atëherë nuk ka as punonjës të siguruar sepse janë dy gjëra të ndërvarura. Prandaj, lufta kundër informalitetit, ajo për minimizimin e punës në të zezë, ka qenë prioritet gjatë këtyre dy viteve.
Nga ana tjetër, kushtet e punës kanë qenë një tjetër çështje e trajtuar edhe nga Këshilli Kombëtar i Punës, me kërkesën e palëve të tjera, si sindikata apo edhe vetë sipërmarrja private. Siguria në punë është një investim për punësimin, për parandalimin e rreziqeve, një kosto fitimprurëse dhe në rast të kundërt, këto kosto janë të larta, madje shoqërohen edhe me efekte morale dhe sociale.
Sot, si rrjedhojë e angazhimeve në bashkëpunim edhe me sipërmarrjen private e sindikatat, kemi arritur të kemi informacione më të shpejta. Numri i ulët i inspektorëve që ne kemi në terren nuk na lejon që të ushtrojmë kontrolle të shpeshta. Ndaj jemi përpjekur që të nxisim krijimin e sindikatave edhe aty ku nuk ka pasur, gjithnjë për t?i shërbyer qëllimit të përbashkët. Ajo që mund të themi është se sot ne kemi më shumë punonjës që përdorin pajisje sigurie. Numri i punonjësve që përdorin pajisje sigurie individuale është rritur me gati tri herë. E njëjta logjikë vlen edhe për pajisjet mbrojtëse kolektive, ku numri i tyre ka arritur në 1,513 nga 1,236 që ishte në të njëjtën periudhë një vit më parë. Sot, ne kemi më shumë Këshilla të Sigurisë dhe Shëndetit që janë forume të rëndësishme ku diskutohet për kushtet e punës. E nëse ato funksionojnë në mënyrën e duhur, atëherë sipërmarrjet do të zbatojnë kushte pune më të mira për punonjësit. E nuk mungojnë rastet kur kompani të ndryshme private janë shembuj të suksesshëm.
Për ne është e rëndësishme që të ketë më shumë përkujdesje dhe komunikim mes punëdhënësit dhe punëmarrësit, por edhe me institucionet përgjegjëse shtetërore.
Duhet konsideruar si një trekëndësh i rëndësishëm, në mënyrë që të arrihen rezultate më të mëdha në luftën ndaj informalitetit, sigurimit të punonjësve, regjistrimit tyre dhe krijimit të kushteve të punës.
Duhet të theksojmë se pagesa e kontributeve të sigurimeve shoqërore nuk është thjesht një taksë, por është një kontribut për shoqërinë dhe ekonominë, në mënyrë që të qëndrojmë me dinjitet përkrah shteteve të tjera në integrimin europian.
Ndaj është e rëndësishme që punëdhënësit, punëmarrësit dhe institucionet shtetërore të sillen si aleatë, si partnerë dhe jo si ?armiq?. Edhe puna mes institucioneve shtetërore duhet të ketë koordinim më të mirë. Gjatë këtyre dy viteve, ne kemi dërguar tek organet tatimore informacione për shumë subjekte të paregjistruara, por edhe për punonjës të pasiguruar dhe ka pasur raste kur ka munguar reagimi.
Për Inspektoratin është e rëndësishme që lufta kundër informalitetit të vazhdojë, po kështu edhe mirëkoordinimi mes institucioneve. Sot, pas tre muajve nga ky aksion, kemi më shumë se 100 mijë punonjës të siguruar rishtas, që do të thotë rritje e kontribuuesve në skemën e sigurimeve shoqërore, punonjës që kanë dalë nga informaliteti dhe janë futur në sistem. Në këtë rezultat ka pasur ndikim jo vetëm operacioni antiinformalitet, kontrolli në rrafshin horizontal, por edhe përgjegjshmëria e biznesit. Një pjesë e mirë e këtyre shifrave vjen nga vetëdeklarimet që ka bërë.
Viti i kaluar mund të konsiderohet me rezultatin më të lartë sa i përket zbulueshmërisë së punës informale, si dhe për vendosjen e punonjësve në skemën e pagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore. Kjo ka dhënë ndikim edhe në zvogëlimin e ?gropës? së krijuar në buxhet nga subvencionimi që i bëhej.
Po cilët vazhdojnë të jenë sektorët që rëndohen më shumë nga puna e zezë?
Nëse i referohemi operacionit të informalitetit nuk mund të flasim për sektorë konkretë, pasi ai është shtrirë në të gjithë ekonominë.
Megjithatë, mund të thuhet se ndërtimi vazhdon të vuajë problemin e informalitetit sa i përket punësimit, po kështu edhe sektori i shërbimeve, veçanërisht ai i bar-restoranteve.
Inspektorati i Punës është duke realizuar një kontroll edhe në disa kompani të mëdha për të parë një tjetër fenomen, në bashkëpunim me tatimet. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka përzgjedhur disa kompani, kryesisht biznese VIP, për të parë një fenomen që ne e kemi zbuluar gjatë inspektimeve të përditshme, sikundër kemi pasur edhe mjaft ankime nga punonjësit që është derdhja e një kontributi për paga fiktive. Kjo do to të thotë që ka kompani që punonjësit i paguajnë një pjesë përmes sistemit bankar dhe pjesën tjetër në para ?cash?. Si rrjedhim, kontributi derdhet vetëm për pjesën e formalizuar dhe jo mbi pagën reale që merr punonjësi. Në këto kushte, kemi të bëjmë me evazion, me dëm ekonomik që i shkaktohet buxhetit të shtetit. Por, kjo shkakton edhe një tjetër problem për punonjësin që ka të bëjë me pensionin që ai do të marrë në të ardhmen, pasi ligji i ri i pensioneve bazohet në kontributin real që derdhet. Është detyrë edhe e punonjësve që të ndërgjegjësohen edhe më shumë që të mos e lejojnë këtë fenomen dhe të ankimohen pranë Inspektoratit. Apelet që ne kemi bërë në mënyrë të vazhdueshme do të fuqizohen edhe me kontrolle të vazhdueshme dhe të detajuara. Ne ndihemi optimistë për faktin se ankimet e denoncimet e punonjësve po rriten edhe më shumë, kjo falë edhe seriozitetit me të cilën ndërmerren aksionet.
Mund të themi se ka pasur rritje të numrit të ankimeve nga rrugë të ndryshme drejtuar institucionit. Ankimet nuk duhet të mungojnë edhe nëse konstatohen performanca në kundërshtim me ligjin nga ana e inspektorëve, të cilët janë në terren. Ne besojmë se ndërgjegjësimi është shumë i rëndësishëm. Numri i inspektorëve që ne kemi në terren është i pamjaftueshëm pasi janë 110 në rang vendi, nga të cilët 30 janë vetëm në Tiranë, duke qenë se ka më shumë aktivitet ekonomik, por edhe për shkak të shtrirjes gjeografike.
Me këtë numër inspektorësh që janë në dispozicion përllogaritet që ai të vizitojë një subjekt një herë në 10 vjet. Sipas një studimi që ne kemi bërë, nisur edhe nga shifrat e INSTAT-it, numri i vizitave që mund të kryejë një inspektor në vit është 110, bazuar edhe sipas standardeve të përcaktuar nga ILO (Organizata Botërore e Punës). Pra, një inspektor në muaj nuk mund të realizojë më shumë se 12-15 vizita.
Kjo nuk duhet të merret në konsideratë gjatë fazës që ne po ndjekim operacionin kundër informalitetit, pasi Task Forca e ngritur shkon për të kontrolluar disa aspekte (si kasën fiskale, pajisjen me NIPT, punonjësit e siguruar, etj.) e realizon në një kohë të shkurtër
Por, për të realizuar një inspektim të mirëfilltë pune kërkohet më shumë kohë, pasi shikohen një sërë procesesh, si kontratat, instruktimi i punonjësve, kushtet e punës, bën verifikimin e pagës e të kontributeve, kartelën mjekësore etj.
Megjithatë ne jemi përpjekur që kontrollet t?i orientojmë mbi bazë rreziku dhe kundrejt ankimeve që marrim nga punonjësit. Shpresojmë që në vijimësi të rritet bashkëpunimi me biznesin e ndershëm, sindikatat, por edhe me vetë punonjësit. Duhet të evidentohen të gjitha rastet që kanë të bëjnë me cenimin e kushteve të punonjësve, me shmangien e pagesave të kontributeve etj.
Si i vlerësoni ndryshimet që po ndërmerren në Kodin e Punës?
Në ndryshimet që parashikohen në Kodin e Punës ka disa masa që vlerësohen se do të sjellin ndikim pozitiv, sidomos për shtresat që janë më të margjinalizuara. Siç janë fëmijët apo gratë shtatzëna. Këto janë disa masa që shkojnë në favor të një marrëdhënieje pune më të konsoliduar dhe ne si Inspektorat jemi të gatshëm të zbatojmë çdo ndryshim të kuadrit ligjor që do të na vihet në dispozicion.
Shifrat
Që nga tetori i vitit 2013, zbulueshmëria nga puna inspektuese ka qenë 11,020 punonjës, të cilët kanë qenë kontribuues të munguar në skemën e sigurimeve shoqërore. Nga të cilët 7,708 janë konstatuar në 203 subjekte të paregjistruara, tërësisht informalë
Rekomandimi
Për ne është e rëndësishme që të ketë më shumë përkujdesje dhe komunikim mes punëdhënësit dhe punëmarrësit, por edhe me institucionet përgjegjëse shtetërore.
Duhet konsideruar si një trekëndësh i rëndësishëm në mënyrë që të arrihen rezultate më të mëdha në luftën ndaj informalitetit, sigurimit të punonjësve, regjistrimit tyre dhe krijimin e kushteve të punës. /monitor
Akuzat se socialistet kane braktisur bazen e tyre vazhdojne ...
Babai i Fation Bono ka folur për të birin, i cili cilësohet ...
Ka shumë të dhëna që sulmet e tmerrshme terroriste të Parisi...
Ridvan Mjaku, aktor kosovar në Francë ishte prezent në stadi...
Ambasadori i Shqipërisë në Francë, Dritan Tola përshkruan si...
Vështirë që sulmet terroriste të Parisit të jenë planifikuar...
...
Zv.Kryeministri Niko Peleshi shprehet lidhur me sulmin terro...
Ashtu si në shumicën e vendeve në Evropë dhe botë, edhe inst...
Qytetarë të shumtë në kryeqytet kanë ndezur qirinj pranë Këm...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka komentuar lajmin e ditës së...
Teatri Bataclan ku u shënua numri më i madh i viktimave të m...
Ministri i Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj, ka deklaruar s...
Dritan Hila, ish-zv/ministri i mbrojtjes ne qeverine Rama, n...
Ministrat e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Bosnje-Hercegov...
Kur kanë kaluar më shumë se 12 orë nga atentatet që tronditë...
Tre ish zyrtare te ndarjes dhe rregjistrimit te trojeve jane...
Qeveria ka reaguar lidhur me e-mailin e publikuar të Drejtor...
Oficere të sigurisë, kanë kontrolluar gazetarët në hyrje te ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...