web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Takimi Tahiri-De Maziere/ Krimi i organizuar, korrupsioni dhe azilkërkuesit kryefjalë e takimit

6 Nëntor 2015, 14:13, Aktualitet CNA

Lufta ndaj krimit të organizuar, korrupsionit dhe rrugës së Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Europian, ishin pikat kryesore të diskutuara në takimin mes Ministrit të Brendshem, Saimir Tahiri dhe homologut të tij gjerman, Thomas De Maziere.

Lajmi u bë me dije nga Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, gjatë konferencës për shtyp të dy ministrave. Në fjalën e tij, ministri Tahiri u shpreh se vendet tona bashkohen nga qëllimi i përbashkët të mireqënies së qytetarëve tanë. Në takim gjithashtu Tahiri tha se është diskutuar edhe për çështjen e azilkërkuesve.

Ministri Tahiri tha se takimi ishte shumë i rëndësishëm për të zgjidhur në mënyrë Europiane problematika Europiane. Ai tha se në takim u diskutua për më shumë bashkëpunim rajonal dhe më gjerë. ?Kjo është vizita e dytë e ministrit De Maziere në Tiranë dhe takimi ynë i radhës në kuadër të bashkëpunimit mes dy palëve.Lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe rrugës së integrimit të Shqipërisë në BE,  ishin pikat kryesore që diskutuam?, tha Tahiri.

Sipas tij, vendi ynë është pjesë e vendeve me origjinë të sigurtë, çka tregon se nuk mund të kërkohet azil. ?Për çështjen e azilkërkuesve, është çështje që kërkon zgjidhje imediate. Informova kolegun për të gjitha hapat e ndërmarra nga ne. Masat e marra nga autoritetet Shqiptare dhe ndërgjegjësimin që autoritetet shqiptare po i bëjnë në këtë drejtim qytetarëve shqiptarë, që të kuptojnë se në Gjermani dhe BE mund të shkohet vetëm në rrugë zyrtare, pasi azili nuk mund të kërkohet?, tha Tahiri.

Ministri i Brendshëm theksoi  se pjesa më e madhe e azilkërkuesve në Gjermani, kanë qenë rezidentë prej kohësh në Greqi. ?Informova kolegun se sipas të dhënave tona, daljet nga pikat kufitare tona janë 0.6 % më shumë se një vit më parë . Pra, pjesa më e madhe e azilkërkuesve në Gjermani janë shqiptarë rezidentë prej kohësh në Greqi?, vuri në dukje Tahiri.

Ministri i Brendshëm Gjerman, Thomas de Mazière në fjalën e tij ka thënë se sot është e pajustifikueshme kërkesa nga ana e shqiptarëve të azilit politik. ?Është e papranueshme faktin që shqiptarët që kërkojnë azil në Gjermani, përdorin tezën e ?të përndjekurit politik?.

?Nuk ka arsye pse nga Shqipëria njerëzit të vijnë të pretendojnë se janë të përndjekur politikisht.  Prurjet janë mjaft të larta. Mund të them se janë rreth 50 mijë persona që kanë aplikuar për azil. Numri i tyre ka rënë kohët e fundit, por sërish është shqetësuese? nënvizoi ministri i Brendshëm i Republikës Federale të Gjermanisë, Thomas de Mazière.

Ministri Gjerman tha se, ?nga biseda jonë shquaj tre pakte kryesore. Së pari,  bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe kundër krimit të organizuar, lufta kundër kriminalitetit, si lufta ndaj korrupsionit. Tema e dytë, vijoi ai,  është ajo e emigracionit. Kjo çështje nuk ka të bëjë vetëm me azilkërkuesit shqiptare, por është një krizë europiane që kërkon vëmendjen e të gjithëve. Rëndësi ka që Shqipëria të mos shndërrohet në një itenerar të lëvizjes së refugjatëve?, tha De Maziere. ?Pika e tretë është ajo e azilkërkuesve shqiptarë, tha Ministri Gjerman, duke ritheksuar se nuk ka arsye që nga Shqipëria të vijnë refugjatë që kërkojnë azil politik?.





Lajmet e fundit nga