web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video/ Le Iene: Italianët zbarkojnë në Shqipëri, e ardhmja është këtu

6 Nëntor 2015, 13:40, Aktualitet CNA

Gzetari Enrico Luçi, i emisionit të famshëm ?Le Iene? në Itali, ka realizuar një reportazh në vendin tonë ku në fokus kanë qenë italianët të cilët punojnë në Shqipqëri.

Italianët që jetojnë në Shqipëri janë intervistuar nga gazetari italian dhe shprehen se këtu ata gjenden mirë dhe jetojnë në kushte normale.

Njëri prej tyre shprehet ?Në Itali rrija gjithë ditën duke shtyrë kohën kot. Në Shqipëri kam gjetur mundësi. Këtu ka shumë punë për të bërë.?

Më tej gazetari vijon reportazhin e tij duke intervistuar të tjerë të cilët shprehen se përshtypja për Shqipërinë është e gabuar.

?Italianët mendojnë se në Shqipëri të vjedhin e të vrasin por kjo nuk është aspak e vërtetë. Shokët më thonin se çfarë bëja në Shqipëri, kanë paragjykime, por asgjë nuk është e vërtetë. Është një vend që ka prekur fundin dhe vetëm mund të ringrihet. Nuk kam fjalë t?i përshkruaj shqiptarët si njerëz. Kam marrëdhënie të mrekullueshme me të gjithë?.

Në fund emisioni ?Le Iene? ironizon me gjendjen që po kalon Italia. Dikur ishin shqiptarët që emigronin drejt Italisë, por 25 vite më pas çdo gjë ka ndryshuar.

 





Lajmet e fundit nga