web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mori 5 milionë lekë për një vend pune/ Arrestohet drejtori i Auditit në Bashkinë e Tiranës

6 Nëntor 2015, 13:50, Aktualitet CNA

Policia e Tiranës ka vënë në pranga Drejtorin i Auditit në Bashkinë e Tiranës, pasi akuzohet për korrupsion pasiv. Arrestimi i Gjelosh Prognit, 38 vjeç, është bërë gjatë operacionit ?Premtimi i Fundit? nga Seksioni për Korrupsionin, pas një hetimi 4-mujor.

Kryeinspektori 34-vjeçar akuzohet për veprën penale të ?Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike?, pasi i ka marrë 5 mln lekë të vjetra një shtetaseje në këmbim të një vendi pune.

?Më datë 06.11.2015, është bërë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, i masës së sigurimit personal ?arrest në burg? të shtetasit: Gjelosh Progni, 38 vjeç, lindur në Lekbibaj (Tropojë) dhe banues Tiranë, me detyrë Drejtor i Auditit (kryeinspektor), pranë Bashkisë Tiranë.
Nga hetimet e kryera në kuadër të këtij procedimi penal, ka rezultuar se ky shtetas me detyre Drejtor i Auditit (kryeinspektor), pranë Bashkisë Tiranë të cilën shtetasi Gjelosh Progni e ushtron që prej vitit 2012. Nga ky hetimi ka rezultuar se ka marrë (përfituar) 5 milion lekë të vjetra, shtetases V.B, duke i premtuar punësimin e saj në Bashkinë e Tiranës në muajin Janar të vitit 2013, pa dhënë specifika për pozicionin e punësimit?, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet në ngarkim të 38-vjeçarit i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për procedim të mëtejshëm penal.





Lajmet e fundit nga