Paskal Milo: Rama reforma njësoj si në diktaturë/ Presion dhe terror psikologjik
Aleati i kryeministrit Rama, Paska Milo, thotë se këto dy vi...
Albanian Stories / Nga Rudina Xhunga
Ajo shkon përditë te ?Bar Piazza?, afër punës sime. Në mëngjes, aty kafeja është 50 lekë. Në orën 13, bëhen bashkë gjithë vajzat, për të ngrënë drekën që marrin me vete. Janë më pak se 25 vjeç, të reja e të bukura. Flasin anglisht, italisht, ndonjëra frëngjisht. Frëngjishtja është katërqind lekë ora, të thonë. Me fat, kush e di.
Por sidoqoftë, italishtja e mirë mjafton. E kanë mësuar të gjitha nga televizioni. Përveç saj, që ka mbaruar shkollën për italisht dhe pas gjashtë viteve punë, është mbikëqyrëse në call center dhe ka një rrogë 600 euro.
Vajzat e tjera janë operatore, marrin 300 euro dhe ëndërrojnë të bëhej back office, dhe një ditë, me fat dhe eksperiencë, pse jo, mbikëqyrëse. Janë nga rrethet, të gjitha me shkollë të lartë, master e gjithë ç?duhet për të shkëlqyer në profesion.
E kam provuar, thotë vajza 600 euroshe, po mësuese në shkollë private paguhesh shumë pak. Në shtet, është e kotë të tentosh. As që e di sa është rroga aty.
Një vajzë tjetër 300 euroshe ka mbaruar gazetari, por habitet, kur e pyes a ka provuar të kërkojë punë në media. Te tentoj, ku?- pyet. Provova recepsionisten në një televizion, por nuk të paguanin. Të mbajnë në provë, pafund. Por edhe ato që punonin, njësoj prisnin me muaj të tërë, rrogën. Kjo është puna e vetme, ku nuk ke nevojë për stazh dhe provë. Thjesht bën, ose nuk bën dhe nëse bën, paguhesh si njeri. E di që një operatore, si unë paguhet 900 euro në Itali, por po flas për kushtet tona. Nuk jemi të barabartë.
Të gjitha kanë provuar të kërkojnë punë gjetkë, në Tiranë, pasi në qytetet nga vijnë nuk kanë asgjë veç familjes, që pret t?i martojë, më shumë se të kërkojë punë për vajzat. Nuk janë kundër martesës. Nëse vjen, është e mirëseardhur. Por deri atëherë, duan të jetojnë, pavarësisht pritjes për burrë. Jetohet në call center? ? i pyes. Paguhesh të thonë, njëzëri. Punon me stres, nën presion, kur mbaron puna, nuk duron dot as mizën. Çdo bisedë të bezdis. Sytë, veshët të dhembin, po në fund të muajit të paguajnë mirë dhe kjo mjafton.
Janë gati 20 mijë të rinj, në Shqipëri të punësuar, në pothuaj 300 call center. Vajza dhe djem që kanë mbaruar studimet e larta, ose janë duke i përfunduar. Juridik, ekonomik, gjuhë të huaja, të gjithë në gatishmëri për një vend pune në call center.
Kur e pyes vajzën 600 euroshe, si e ndjen veten, kur sheh moshataret e saj në mësimdhënie, banka, tatime, kompani fluturimi, më përgjigjet; Po më paragjykon? Edhe Lul Basha ka punuar në call center dhe është bërë kryetar Bashkie. Edhe Erion Veliaj, kryetari i ri i Bashkisë, ka vizituar dhe promovuar call center, në fushatë.
I pyes, a kane kohë të shohin televizionet dhe të informohen, por më sigurojnë që shohin vetëm lajmet, ku fjalëkalimi është call center. Që të mësojnë, a ka të ngjashme që paguhen më shumë, që trajtohen më mirë. Ato kanë 4 deri 6 vite, në sistem, por secila ka ndërruar disa call center. Shkojnë, ku paguhen më mirë, dhe sidomos, ku ka më shumë bonuse dhe mundësi ngritjeje në karrierë. D.m.th, nga salla e operatorit deri të zyra e mbikëqyrësit. E keni menduar që ka më shumë u them. Të hapim call center vetë?- përgjigjen.
Jooo, të ndryshoni jetën, të provoni profesionin për të cilin keni studiuar, të vazhdoni studimet jashtë.
Qeshin në kor dhe më thonë: Jeta, për të cilën flet ti, është jeta e vajzave të TV-së. Ato nuk janë reale, ato nuk janë ne. Ju të TV, flisni me vete. Ndaj refuzojmë të besojmë. U them që unë jam vajzë reale, që kam mbaruar për italisht, që unë duhet të isha bërë mësuese, ose po të mbaroja tani, do të punoja në call center, si ato, por e provova, luftova, ia dola në mënyrën time.
Nuk i bind dot, që unë jam shembull. Edhe nëse jam, nuk iu duhem. Ke pyetur ndonjëherë ndonjë politikan, çfarë do bëhet me ne, deri kur do të ketë call center, pse i kanë rritur taksat, çfarë do të ndodhë, nëse shurdhohemi në punë, apo dhe çmendemi? E njeh brezin tonë? Apo të ngjajmë si centralistet e kohës së xhaxhit? ? tallen vajzat.
Edhe unë vetë nga Kinostudio ?Shqipëria e Re?, e njoh atë kohë. Nga tregimet e prindërve, njoh gjeneratën e zboreve, hekurudhave, aksioneve. Pensionistët që u dalin para makinave, herë nga mosha, herë nga fati, pleqtë që zvarriten nga mjeku në mjek, për të firmosur letrat, që iu sigurojnë rimbursim ilaçesh, nënat me kokën ulur që shesin lule, fara, apo rrinë me peshore në shi, burrat që kruajnë plehrat e lagjes sime, janë brezi që ndërtoi Shqipërinë. Tani bashkë me Shqipërinë që ndërtuan, janë në pritje të emrit në shtylla lagjeje e hyrje pallatesh.
25 vjet më pas është koha e këtij brezi vajzash me telefon pas veshit. Ato janë gjenerata e re, gjenerata call center. 20 mijë të rinj që shesin ajër dhe shtyjnë vitet drejt hiçit.
Dhe të mendosh, se janë pjesa më e pastër e brezit, më të arsimuarit, më të përgjegjshmit. Të tjerët që nuk shesin ajër, shesin drogë. Çfarë lemerie po i përgatisim vetes.
Shkruaj historinë tënde; [email protected]
Aleati i kryeministrit Rama, Paska Milo, thotë se këto dy vi...
Deputeti socialist, Ben Blushi foli në festivalin e letërsis...
Drejtuesit e deges te Partise Demokratike Kavaje, kane denon...
Pasuritë e gjyqtarëve të Gjykatës së Shkallës së Parë për Kr...
Raporterët e Komisionit të Venecias pritet të mbërrijnë ditë...
Policia e Lushnjes ka arrestuar Avdulla Muça, 25 vjeç.Gjatë...
Nga Spartak NgjelaSfida e madhe e gazetares të Zërit të Amer...
Zbulohet autori i vrasjes së ndodhur më 6 prrill 2015, në Ro...
Ka dalë nga burgu vëllai i kryebashkiakut të Poliçanit, Artu...
...
Ish-kryeministri Sali Berisha ne nje postim te tij ne rrjete...
Kryetari i Partisë Demokratike Pogradec, Renato Preza përmes...
Shumica prej nesh si fëmijë, jemi mësuar të shikojmë filmin ...
Deputeti i betuar këtë javë në Parlament, Eduart Ndocaj ka v...
Duke vëzhguar emrat e deputetëve dhe profilin e tyre në faq...
Pas Edi Ramës, një këngë edhe për Saimir Tahirin.Sërish ësht...
Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, i mori çantën ...
Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, propozon te Presi...
Belind Kellici është kandidati i 5-të në garën për të marrë ...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Fierit ka kryer një operacion ku ka goditur një ...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një gjykatë në Paris ka dënuar gjashtë shtetas gjeorgjianë...
Zvicra do t’u drejtohet kutive të votimit këtë të diel për...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Tregu i punës po përballet me një polarizim në rritje ku r...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...