VIDEO/ Polici shqiptar gati djeg veten duke djegur hashashin
Një polic gati ka djegur veten duke djegur hashashin e sekue...
Kaso Kosa kete radhe po sjell për lexuesit bashkëbisedimin liberal me zotin liberal Henri Çili.
Henri Çili: Unë këshilloj të Mjaftë dhe të Djathtë!
Çili:Më ka mbetur qejfi Kaso, që nuk më ke intervistuar më parë. Nuk mund të ma punoje kështu. Ta dish!
-Më falni z Çili, por ju keni qënë i zënë?.
E vërtetë i zënë kam qënë, por ti duhet ta gjeje kohë dhe të vije. Te mua vijnë gjithë drejtuesit e vendit, jo më ti.
-Unë ndaj s?kam ardhur, se s?e konsideroj veten drejtues.
Po të më dojë trapi mua Kaso, të bëj drejtues. Në kë parti do të bëhesh figurë politike? Vetëm vendos se ku do, e që tani të bëj.
-E di z. Çili, e di! E kush nuk ka dëgjuar për trapin tuaj, që kur ju do ta bëni diçka, e bëni . Si arritët të keni kaq shumë pushtet, xhanëm?
Po të hapem, Kaso. Unë jam nga fshati Labinot i Elbasanit me origjinë. Që në vegjeli u rrita me historitë për Enver Hoxhën, që në Labinot u zgjodh i parë i partisë . Atëherë mendoja: Ç?ka pasur ky kodosh më tepër se të tjerët!? Vrisja mendjen, derisa e gjeta.
-Çfarë gjetët?
Kleçkën pra.
-Thashë se gjetët floririn që fshehu në kohën e luftës Enveri, andej nga zona juaj.
Jo mo Kaso, ç?flori gjeta unë. Une mezi gjeja ndonje cope buke mistri, ti thua flori. Unë florin e bëra më vonë, pasi gjeta kleçkën se si mund të bëhesh faktor determinues, siç thotë Adami.
-Cili Adem?
Adaaaami! Adam Smithi, një filozof i madh i rangut tim. Nesje, se s?kam kohë të të iluminoj për Adamin, se edhe ti s?e kupton. Ta kisha idene liverale Kaso që gjeta kleçkën përse Enveri ja u futi trapin të gjithëve. E di pse? Nga ta dish ti, kur s?pëlqen Adamin.
-Ma thoni z. Çili!
Dëgjomë Kaso dhe mbaje vëth në hundë. Enveri bëri përpjetë, se e kishte mirë me Miladinin. Madje që në mbledhjen e partisë komuniste, në kujtimet e veta ai thotë që fjeti në dyshek, mbërdhe pranë Miladinit. Të tjerët nga ai moment filluan të flinin në dynjanë tjetër. Pra Kaso që të ta shkoqit më thjesht: Në shoqëri duhet të të promovojë dikush.
Më falni, më falni, por ju thoni që më pëlqen Adam Smithi. Ky Adami rolin kryesor e shikon te konkurenca e vlerave, jo te e të futurës. Nejse! Juve kush ju promovoi?
Le atë muhabet Kaso! Ja po të të them që më promovoi Soros, ndryshon ndonjë gjë?.
-Ju pashë nga larg që po flisnit në tëlëfon? Mund ta di më kë bisedonit, z. Çili?
Po flisja me ish ambasadorin amerikan Uithers. I thashë që e mbarova atë punë.
-Cilën punë?
Më kishte mbetur një çelës i bashkisë, që nga koha kur aty ishte Luli. Se atëherë hyja dhe dilja, kur të më donte trapi mua dhe derën e hapja vetë. I thashë Erionit: O Eri, o babuç berati! Kam një çelës të derës së Bashkisë së Tiranës. Mendoj t?ja japim Uithersit.
-Po z Veliaj, ç?ju tha?
Po ç?e do çelësin ai, më tha. Në derën e bashkisë e kemi bërë që të hapet me kartë elektronike. M?u desh të këshilloja Erin pastaj. E mo Kaso, mbeta duke këshilluar, të mjaftë e të djathtë. Telefonoji Uithersit, i thashë Erionit dhe thuaj: Më këtë çelës që po të dhuroj, mund të vish ta hapësh bashkinë kur të te doje trapi”. Se mos do i themi ne që derën e kemi me kartë elektornike.
-Po z. Veliaj ç?ju tha?
Ç?të më thoshte Kaso! Pranoi. Ore kur jap ide unë, s?kundërshton njeri se ndryshe ju bllokoj procesin e doktoraturave, gjithë politikane qe me pare kane qene cobenje.
-Meqë ra llafi te shkolla e lartë që keni? Si po shkojnë regjistrimet?
Ultra Kaso! U mbytëm me student nga të gjitha konkurset e bukurisë që zhvillohen në rang qytetesh. Po shikojmë si mundësi të marrim edhe miss-et e fshatrave. Por shoqëri konservatore shume kjo e jona,, akoma nuk adam-smithosemi ne.
-Si thatë, z Çili?!
Thashë që akoma nuk adamsmithosemi si shoqëri. Dmth akoma nuk liberalizohemi, që të organizojmë spektakle miss-esh edhe në fshatra dhe aty të sponsorizoj organizimin e tyre, e me këtë rast, thith edhe studente të zonës.
-Po proçesi i punësimit të studentëve, si shkon?
Më plasi trapi mua, punësohen, a jo ata. Ne jemi ekonomi vari trapin, ku më shumë reklamë bën UET, sesa Bankat. Nejse, këtë ti mos e shkruaj Kaso. Ti shkruaj ; Katër nga tre student që mbarojnë në universitetin tim, gjejnë punë.
-Si është e mundur kjo, z.Çili?! Gjithë kjo papunësi në vend dhe studentët tuaja arrijnë të punësohen?..
Është meritë e përzgjedhjes, Kaso. Në shkollën tonë siç të thashë vijnë përgjithësisht djemte e biznesmeneve dhe vajzat e spektakleve. E kush nga biznesmenët nuk do të ketë në staf një ?miss?./Helidon TAHIRAJ
Një polic gati ka djegur veten duke djegur hashashin e sekue...
Një bandë shqiptarësh prej 16 personash është goditur nga po...
Pas kallëzimit penal të ILDKP-së, Prokuroria ka nisur hetime...
Në një vend si Shqipëria, ku garojnë dhe fitojnë në zgjedhje...
Deputeti më i ri i parlamentit shqiptar Eduart Ndocaj rrëfen...
Nje investim rikonstruksioni që Ministria e Brendshme e kërk...
Kreu i demokristianëve, Nard Ndoka, ka uruar deputetin më t...
Banka Botërore ka publikuar raportin për ekonominë e Shqipër...
Dy vjet më vonë,pak vëzhgues besojnë që kontrolli i legjisla...
Shtatori ishte muaji i sulmit për administratën tatimore, në...
Një grant prej 4 milion dollarësh i akorduar nga qeveria jap...
Analizat e kryera nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit në liqen...
650 milion lekë të reja është shuma totale që Kastriot Ismai...
Ish-kryeministri, Sali Berisha ka bërë një shkrim në “Facebo...
Ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi deklaron se vend...
Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës ka pranuar dhe v...
Gjykata ka vendosur masën e dënimit për ish-gjyqtaren, Adem...
Operacioni i ndërmarr në LAzarati vitin e kaluar është cilës...
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka rezantuar nismën “Më...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...