web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Morën ryshfet për  çështjen,  4 vite burg për ish-gjyqtaren Ademi dhe avokatin Ndokaj

26 Tetor 2015, 14:43, Aktualitet CNA

Gjykata ka vendosur masën e  dënimit për ish-gjyqtaren, Ademi dhe avoktatin, Ndokaj.

Ata janë dënuar me nga 4 vite burg secili pasi akuzohen për korrupsioni pasiv të gjyqtarëve dhe funksionarëve të drejtësisë.

Ata përfituan uljen me 1/3 e dënimit për shkak të pranimit të gjykimit të shkurtuar.

Gjyqtarja Ademi dhe avokati Ndokaj, akuzohen se morën 200 mijë lekë ryshfet për zgjidhjen e një çështjeje në Gjykatën e Lezhës.

Prokuroria e Krimeve të Rënda, në më pak se dy muaj ka mundur të provojë mitmarrjen dhe të prangosë gjyqtaren dhe avokatin e të kompletojë dosjen e plotë të kërkesës për gjykim.

 





Lajmet e fundit nga