Berisha, akuza Rames : A jeton ne Shqiperi ky njeri??
Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi Edi Ramen per mashtrime...
*Nga Lulzim Basha
Falë autoriteteve italiane u ndërpre një tjetër pistë kriminale e trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali, përmes avionëve të vegjël.
Ju kujtohet besoj se këta avionë me ardhjen e Edi Ramës dhe Ilir Metës në pushtet, e pushtuan qiellin shqiptar, dhe ne së bashku me qytetarët dëshmitarë okularë të këtyre avionëve, denoncuam këtë skemë mafioze që bëhej nga krimi me lejen e qeverisë dhe në bashkëpunim me të.
Përgjigja e Edi Ramës dhe Ilir Metës ishte sulmi ndaj Partisë Demokratike, dhe u tallën me shqiptarët duke i quajtur këta avionë, mushkonja. Por Riformato ra në Divjakë. Ra avioni me drogë, por nuk ranë lidhjet e krimit me qeverinë Rama-Meta. Avioni tjetër u zbulua nga autoritetet italiane që kanë hetuar prej një viti dhe kanë sjellë informacionin në rrugë zyrtare përmes Prokurorisë së Krimeve të Rënda duke mos i lënë asnjë shteg tjetër policisë dhe qeverisë shqiptare përveç zbatimit, sepse nuk kishin nga tia mbanin.
Me avionin sot, u zbulua edhe një rast tjetër i krimit të veshur me pushtet dhe pushtetit të veshur me krim. Në krye të bandës së trafikut qëndronte vetë shefi i burimeve njerëzore të Policisë së Vlorës Vladimir Zanaj, i shkarkuar në vitin 2007 nga Policia e Shtetit pikërisht prej dyshimeve për përfshirje me bandat kriminale, por i punësuar me rilindjen në tetor të vitit 2013.
Prapa Vladimir Zanajt, qëndrojnë të tjerë zyrtarë të lartë të policisë së Shtetit e pushtetarëve.
Ky është një tjetër fakt dhe dëshmi tronditësë e ortakërisë së qeverisë Rama-Meta me krimin.
Po qeveria çfarë bën ndërkohë?
Eshtë në luftë me qytetarët.
Eshtë në luftë me të pamundurit.
Eshtë në luftë me besimtarët.
Eshtë në luftë me azilantët e dëshpëruar.
Eshtë në luftë me biznesin.
Eshtë në luftë me pjesën më të madhe të shoqërisë të cilës ia ka bërë jetën të pamundur nga kriza ekonomike, varfëria, taksat dhe çmimet e rritura, papunësia, korrupsioni dhe ortakëria me krimin.
Kjo qeveri, Edi Rama dhe Ilir Meta, janë ndërkohë në paqe me bandat.
Janë në paqe dhe në bashkëpunim me kontrabandistët.
Janë në paqe dhe në bashkëpunim me të inkriminuarit që i kanë sjellë në pushtet e në poste kyçe.
Janë në paqe dhe në bashkëpunim me klientelën e tyre të korruptuar.
Në paqe me përfituesit, abuzuesit, zhvatësit e parave publike.
Gjendja është kritike.
Qytetarët, shqiptarët, të rinjtë dhe të rejat, burrat dhe gratë e këtij vendi nuk mund të mbajnë më në kurriz një qeveri që ju ka shpallur luftë.
Partia Demokratike dhe unë, jemi në krye të thirrjes për ta ndalur qeverisjen e krizës, qeverisjen e krimit dhe korrupsionit.
Ne kemi një plan për shpëtimin e vendit dhe bashkë me qytetarët shqiptarë do t?ia dalim.
*Deklaratë e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. 26 Gusht 2015.
Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi Edi Ramen per mashtrime...
Nën kujdesin e kancelarit austriak Faymann dhe kancelares gj...
Përpara Samitit të Ballkanit Perëndimor i cili do të mbahet...
Partia Demokratike reagoi sërish mbi largimin e shqiptarëve ...
Partia Demokratike ka denoncuar atë që e quan “një aferë të ...
Këtë e ka bërë e ditur e parja e komunës së Gjakovës, Mimoza...
Nga Kastriot IslamiNje ARSYE tjeter perse largohen shqiptare...
Presidenti Bujar Nishani priti sot në një takim lamtumire t...
U pyet kryeministri i Shqipërisë: “Pse po ikin kaq shumë qyt...
Teksti i plotë i konferencës për shtyp:“Përshëndetje,Shpreh ...
Nesër Bashkia e Tiranës do të prezantojë paketën e penalitet...
E përditshmja më e madhe gjermane “Frankfurter Allgemeiner Z...
Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta priti sot në një takim lamt...
Ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati gjatë vizitës së...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ditën e sotme ...
Deputeti i Partisë Demokratike Kastriot Islami ka postuar në...
Ekspertët e Partisë Demokratike po punojnë këto ditë që në f...
Ndërhyrja e Inspektoriatit Ndërtimor të Bashkisë së Himarës ...
Kryetari i bashkisë se Vlorës, Dritan Leli, pas përmbytjeve ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...