Sot tubimi i 48-të kundër qeverisë/ Ja kur mbahet protesta e radhës para Kuvendit
Ditën e sotme mbahet protesta e 48 radhazi kundër qeverisë...
Ditën e sotme mbahet protesta e 48 radhazi kundër qeverisë...
Këtë vit gjërat po ndryshojnë me shpejtësi për ekonominë. Suksesi fiskal, që u trumbetua vitin e kaluar, ka marrë zyrtarisht rrokullimën. Boritë e propagandës antievazion nuk po bien më. Parrullës së mirëadministrimit i doli boja. Ajo që nisi si një shmangie e përkohshme buxhetore, tani është një krizë e mirëfilltë fiskale. Qeveria rrit taksat, por të ardhurat në buxhet bien. Përballë dështimit, të cilin nuk mund ta fshehë dot më as propaganda qesharake, qeveria është në panik. Një herë parlajmëron se do të mbledhë taksa me policë, pastaj u turret të varfërve. Dita e gjykimit mbërriti shpejtë. Kura magjike e progresistëve deshtoi. Dikur ata na thanë se do të ndërtonin një sistem tatimor, me të ndershëm, më të qëndrueshëm dhe më miqësor me rritjen ekonomike. Në vend të kësaj na sollën, një sistem më të pandershëm, me shtigje për evazion e madje edhe kërcënues për rritjen ekonomike. Por le ti marrim me radhë.
Ndershmëria
Nëse je rrogtar më pagë 200 mijë lekë, përmes taksës progresive qeveria të merr 29 mijë lekë ose gati 15 për qind të të ardhurave mujore. Por nëse të njëjtin nivel të ardhurash e fiton përmes një biznesi të vogël, atëherë fatura e taksës është vetëm 15 mijë lekë, ose 7.5 për qind. Plot dy herë më pak. Zakonisht ndershmëria nuk duket kështu. Por çmenduria vazhdon. Nëse ke një pagë 250 mijë lekë në muaj, atëherë sistemi i ashtuquajtur i ndershëm të takson proporcionalisht më shumë se korporatat e mëdha, të cilat fitojnë 25 milionë euro. Demagogjia është në modë. Në ditët e sotme mund ta quash veten mbrojtës të puntorëve dhe në të njëtën kohë ta taksosh punën dy herë më shumë se kapitali. Poshtë kapitalizmi, rrofshin kapitalistët.
Qëndrueshmëria
Shqipëria ka sot një sistem tatimor, i cili i takson të ardhurat me 5 shkallë të ndryshme nga 0 në 23 për qind. Kjo nxit evazionin. Për të ulur faturën e taksave, ata në majën e shkallares të të ardhurave shfrytëzojnë çdo hapsirë për të zbritur poshtë. Dhe kjo është duke ndodhur masivisht. Në tregun e punës një pjesë e madhe e indvidëve me paga të larta, tani figurojnë të regjistruar si biznese. Duke u deklaruar të tillë nga 23 për qind tatim mbi pagën, paguajnë vetëm 7.5 për qind tatim të thjeshtuar mbi fitimin. Sistemi ka krijuar shtigje masive për evazion dhe ata që dinë të bëjnë evazion janë gjithmonë të pasurit. Pra taksa e ndershme, e ndërtuar për të ndihmuar të varfrit, është duke rënë më fort pikërisht mbi ta.
Rritja ekonomike
Debati se cili sistem taksimi e mbështet më mirë zhvillimin ekonomik është i ndezur në çdo cep të planetit. Veçanërisht tani, që kriza ka ngadalësuar ekonomitë dhe ka rritur pabarazinë e të ardhurave. Kudo në botë akademikët përplasen me argumenta në favor të njërit apo tjerit sistem taksimi. Sigurisht në Shqipëri debati është më pak shkencor. Por dy vjet, pas rikthimit të taksës progresive natyrshëm lind pyetja. A funksionoi ajo? Pak ditë më parë, qeveria e pranoi zyrtarisht se rimëkëmbja e ekonomisë do të jetë e ngadaltë. Rritja ekonomike u korrigjua me ulje jo vetëm për këtë vit, por në të gjithë horizontin afatmesëm. Nga ana tjetër borxhi publik do të qëndrojë në nivele të rrezikshme dhe do të ulet më ngadalë nga sa ishte planifikuar në fillim. Pra taksa, e cila dikur na u tha se do të shpëtonte ekonominë dhe financat ka ngecur në të dy frontet.
Autopsia
Një sistem absurd nuk mund të jetë i qëndrueshëm. I yni sapo ka filluar të lëkundet. Taksat rriten për çdo vit, por të ardhurat në buxhet jo. E gjendur dhe nën presionin e ndërkombëtarëve, qeveria është përfshirë nga paniku. Tentativa për të taksuar pagat nën 30 mijë lekë është treguesi më i qartë. Por jo i vetmi. Në shtator Shqipëria do mbledhë taksa me policë, njësoj si Rusia e Jelcinit dikur. Anija fiskale po lundron pa pilot. Progresivisht kuturu. Në shumë aspekte, ky duket fillimi. Fillimi i fundit të erës progresive. Herët e vonë dikush dikush do të duhet t’i bëjë edhe autopsinë.
Athina merr sërish miliarda dhe kohë për reformat. Por nëse ...
Monedha vendase, leku i mbiçmua sot në vlerën më të lartë të...
Pas ngjarjes së të dielës, ku u plagosën 18 kalimtarë të ras...
Proverbi i lashtë grek i Aristodemit që thoshte se Athina dh...
Shqipëria është një ekonomi e varfër. Në vitin 2013, prodhim...
Nga tetori i vitit 2013 deri në korrik të vitit 2015 Drejtor...
Qeveria ka pranuar për herë të parë zyrtarisht se ekonomia n...
Qeveria ka pranuar për herë të parë zyrtarisht se ekonomia n...
Këshilli i Bankës së Shqipërisë në mbledhjen e fundit ndrysh...
Qeveria e cila eshte treguar e paafte te mbledhe te ardhurat...
Pagat nga 0 – 18,000 lekë do tatohen 5%; pagat mbi 18,000 dh...
Nga Klodian TOMORRITeksa i gjithë debati politik, por jo vet...
Të dhënat e fundit zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë s...
Banka e Shqipërisë ka njoftuar këtë të enjte se ka vendosur ...
Bankat e Kosovës dalin me kreditë më të ulëta në rajon. Drej...
Aksionet e bankave greke kanë rënë ndjeshëm për të tretën di...
Pas debateve për Aktin Normativ më të fundit të qeverisë mbi...
Zef Preçi ekspert i Ekonomisë jep argumentet që çuan në ulje...
TemA mësoi se Ministria e Financave ka hartuar një akt-norma...
Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka përzgjedhur kompanit...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Ditën e Premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Kushdo që shqyrton projektbuxhetin federal për vitin 2027 ...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Të paktën 14 persona humbën jetën dhe pesë të tjerë mbetën...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...