web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Akuza mes partive shqiptare ne Maqedoni, PDSH: BDI, e paaftë të menaxhojë situatën në Tetovë

8 Gusht 2015, 13:26, Kosova & Bota CNA

Partia Demokratike Shqiptare e ka vlerësuar partinë shqiptare në pushtet, BDI, si të paaftë për të menaxhuar situatën e krijuar pas përmbytjeve në Tetovë.

PDSH-ja vlerëson se fatkeqësia e fundit ka ardhur si pasojë e mungesës së kujdesit dhe investimeve në infrastrukturën e qytetit. Sipas kësaj partie, përmbytjet në Tetovë nuk janë thjesht fatkeqësi natyrore, por edhe fatkeqësi politike për shqiptarët.

?Përveç fotografimit të fatkeqësisë së shqiptarëve, nga këta funksionarë të korruptuar të BDI-së deri më sot nuk dëgjuam asnjë plan për t?u përballur me këtë situatë të krijuar. Korrupsioni masiv i BDI-së, që si pasojë ka mungesën e investimeve në vendbanimet shqiptare, ka sjellë deri te kjo situate, me shtratin e lumit Shkumbin që nuk është pastruar për vite të tëra?, ka thënë Luan Tresi, zëdhënës i PDSH-së.

Sipas kësaj partie, hedhja e mbeturinave përgjatë shtratit të lumit edhe nga vetë ndërmarrjet e komunës, mosinvestimi në infrastrukturën ndihmëse dhe kulluese, ndikuan që kjo fatkeqësi të ketë përmasat edhe të një fatkeqësie politike, ?që e ka emrin BDI?.





Lajmet e fundit nga