Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Para një viti Kremlini vendosi embargo kundër ushqimeve nga perëndimi. Pasojat: çmime më të larta dhe cilësi më e dobët. Disa janë të pakënaqur, të tjerët mbështesin qeverinë.
Oferta e ushqimeve në supermarketet e Moskës është e madhe: Për shembull, në kamember, mocarela dhe kos. Megjithatë këto produkte nuk vijnë më nga BE, SHBA, Australia, Norvegjia apo Kanadaja, por nga Rusia apo nga Kaukazi. Vetëm në disa supermarkete mund të gjesh prodhime nga Perëndimi, dhe nëse i gjen janë shumë të shtrenjta. Shumë rusë e ndjejnë për shembull mungesën e djathtit parmesan nga Perëndimi. Në një rrugë në Moskë kohët e fundit shkruhej në mure një numër telefoni celular me shënimin: Atje mund të blini djath origjinal.
Njerëzit janë të zemëruar. Brenda gjashtë muajve të fundit çmimet e ushqimeve janë rritur me 14 për qind. Konsumatorët në Rusi duan më shumë oferta dhe cilësi të mirë, thotë 35-vjeçarja nga Moska Ksenja: “Në supermarkete ka për shembull vetëm djathë rus dhe ai është i cilësisë së dobët.” Ajo thotë se tani paguan më shumë për produktet, edhe pse cilësia nuk është përmirësuar. Ushqimet janë bërë shumë më të shtrenjta dhe për shkak se për mua është një problem financiar, unë duhet të shkoj në treg.”
Ngrihen çmimet, bie cilësia
Të shkosh në treg, për shumë moskovitë do të thotë të udhëtosh. Sepse tregu ndodhet jashtë qendrës së qytetit. Udhëtimi zgjat një orë – vajtje dhe ardhje. Atje Ksenja paguan dy apo tri herë më pak se në supermarket. Sidomos çmimet e frutave dhe perimeve janë më të lira atje. Ksenja është vegjetariane dhe blen në treg edhe djath. Atje ajo gjen edhe djath nga Kaukazi, meqë ka një ofertë të varieteteve të ndryshme.
Dallimet cilësore njerëzit në Rusi i vënë re, sepse, për shembull, për produktet e qumështit përdoret vaj palme në vend të gjalpit. Rënia e cilësisë dhe çmimet e larta e shqetësojnë shumë Ksenian. Ajo është vegjetariane dhe ka shumë frikë nga dimri. “Tani në verë ne kemi akoma një ofertë të madhe në fruta dhe perime.” Pjesa më e madhe vjen nga Rusia apo nga ish-Bashkimi Sovjetik. Por ajo ka frikë nga dimri: “Çfarë do të ndodhë me ushqimin? Pikërisht frutat dhe perimet janë për mua shumë të rëndësishëm.”
Aksion kundër prodhimeve perëndimore
Jo të gjithë moskovitët e shohin embargon me sy kritik si Ksenja. Organizata “Derrkuci”, që është pjesë e lëvizjes patriotike rinore Nashi (Tanët), organizon për shembull flashmobs kundër ushqimeve perëndimore. Aksioni quhet: “Hani ushqim nga Rusia” dhe bëhet kështu: vajza të reja nën moshën 20 vjeç, me thonjtë të lyer me ngjyrat e flamurit rus, kalojnë nëpër supermarketet e Moskës dhe ngjisin shenja mbi produktet, që vijnë nga Perëndimi. Ato mbajnë mbishkrimin: “Ky është një produkt i sanksioneve”.
Krahas këtij mesazhi paraqitet edhe një ari agresiv, që sulmon flamurin amerikan dhe europian me kthetrat e tij. Aksioni mbështetet nga Kremlini me gjashtë milionë rubla (100.000 euro). “Përse duhet të hamë diçka nga jashtë, kur kemi produktet vendore. Vendi ynë është shumë i madh, ne mund të ushqehemi vetë. Nëse tek ne ka ushqime nga jashtë, si do të shiten atëherë gjërat tona?” Vajzat e reja, që kryejnë aksionin, e shohin për detyrë që të sqarojnë moskovitët. Ato duan të tregojnë se me blerjen e produkteve perëndimore dëmtohet edhe më shumë ekonomia vendore.
Edhe pagat janë ulur
Ministri rus i Bujqësisë Alexander Tkaçjov thekson vazhdimisht në intervista se ndalimi i importit ka pasoja pozitive për bujqësinë. Shoqatat dhe ekspertët kanë tjetër mendim. Ato konstatojnë se konsumatorët në Rusi harxhojnë më pak para për ushqime, sepse produktet janë shumë të shtrenjta.
Përveç kësaj rrogat kanë rënë mesatarisht 8.5 për qind. Ksenja shpjegon, se si është në vendlindjen e saj në Siberi. Atje supermarketet janë më bosh dhe siomos jashtë qyteteve të mëdha, ti e kupton se çfarë do të thotë embargo. “Unë nuk e di se si mund t’ia dalë njeriu financiarisht. Edhe më parë ushqimet kanë qënë të shtrenjta në vendlindjen time dhe tani ato janë edhe më të shtrenjta.”
Ushqimet nga Perëndimi digjen
Tani pas një viti embargoja madje është ashpërsuar edhe më. Kryeministri Dmitri Medvedev ka urdhëruar që nga tani e tutje që ushqimet nga perëndimi të kapen në kufi dhe të digjen. Për këtë duhet të vendosen furra të veçanta në kufi. Shkatërrimi duhet të dokumentohet me video. Në këtë mënyrë ndalohet importi i paligjshëm i prodhimeve perëndimore.
Ish-kreu i shërbimeve sekrete bullgare, Kirtcho Kirov u dënu...
Policia e Kosovës ka arrestuar dhjetë veteranë të luftës së...
Sot kanë rinisur gërmimet në vendin e quajtur Kozarev në Nov...
Infrastruktura aktuale e Greqisë nuk mund të përballojë mijë...
Norma e punësimit në SHBA ka pësuar një rritje solide gjatë ...
Këshilli i Sigurisë në Kombet e Bashkuara u ka kërkuar forma...
Posta e Kosovës ka lëshuar të premten në qarkullim pullën po...
Franca ka nisur kërkime ajrore, tokësore dhe detare në dhe p...
Kriza me refugjatë në tre ishuj grekë, pranë Turqisë, është ...
Zjarret kanë detyruar mbi 1,400 banorë që të lënë shtëpitë e...
Rreth 40 persona mendohet të jenë lënduar të premten kur dy ...
Shtetet e Bashkuara paralajmëruan Turqinë që të mos përdorë ...
Ministri për Integrimin Evropian, Bekim Çollaku ka nënshkrua...
Presidenti amerikan, Barack Obama paralelizoi republikanët m...
Një çift shqiptarësh është dënbuar nga Italia pasi dyshohet ...
Megjithë rënien e koniunkturës ekonomike në Kinë, porositë p...
Do të quhet “Jing-Jin-Ji” dhe do të jetë megalopoli më i mad...
Sërish tragjedi në Mesdhe. Një anije refugjatësh përmbyset p...
Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se Qeveria po punon që të ...
Ish-komandanti i UÇK-së, Agim Çeku, e ka vlerësuar si politi...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...