web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kastriot Myftaraj, analizë e intervistës së Ismail (Ballist) Morinaj me Dritan Shakohoxhën (1)

15 Korrik 2015, 21:10, Opinione CNA

Intervista e Ismail (Ballist) Morinajt me Dritan Shakohoxhën që u shfaq dje në dy kanale me pagesë të Digitalb zbuloi përfundimisht, për atë që ka aq mend sat ë kuptojë dhe dëshiron të kuptojë, të vërtetën e njeriut që ka marrë përsipër ngritjen e dronit në Beograd gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri, në 14 tetor të vitit të kaluar. Të gjithë ata të cilët kanë parë emisionin, panë në ekran pasaportën e Ismailit, ku mbiemri i tij ishte shkruar ?Morinaj?, pra me ?j? në fund, jo ?Morina?, siç e përdor ai. Tashmë të gjithë ata që më kanë qortuar se përse unë ia shkruaj mbimrin ?Morinaj?, e kanë të qartë, por tashmë duhet të pyesin se përse ?Morinaj? e shkruan mbiemrin e tij ?Morina?.
Në fillim të intervistës, Dritan Shakohoxha u shfaq duke ecur në rrugët e fshatit Shikaj të Kukësit, vendlindjes së Ismail Morinajt, me ?flamurin? e dronit në dorë. Në momentin që Shakohoxha tregon shtëpinë e Morinajt dhe hyn në oborr, hapet dera e shtëpisë dhe del Ismail Morinajn, që përshëndet Shakohoxhën dhe i thotë: ?Mirëseerdhe në konakun e Morinajve!?
Por Ismaili nuk e ftoi Shakohoxhën të hyjë në ?konakun? e tij. Ata qëndruan në oboorr dhe biseduan atje. Shakohoxha iu drejtua Ismail Morinajt duke i thënë: ?Ky është flamuri jot. Ti e ke krijuar këtë flamur.?
?Po?, u përgjegj Morinaj.
Kështu Morinaj na doli edhe si krijuesi i ?flamurit të Shqipërisë Etnike?, përveçse si ngritësi i tij në Beograd. E them këtë se intervistuesi Dritan Shakohoxha, në nisje të intervistës tha se në orën 21:26 minuta në qiellin e Beogradit u shfaq një dron me një flamur. Fjalë për fjalë Shakohoxha tha:

?Është flamuri i Shqipërisë Etnike. Flamuri më i bukur në botë.?

Që prej 14 tetorit dhe deri më sot, mbështetësit e Morinajt kanë thënë se ai që u ngrit me dron nuk ka qenë flamur, por e kanë quajtur banderolë, poster, banner etj., duke mohuar që Morinaj të ketë pasur si qëllim krijimin e një flamuri të ri shqiptar. Tani është vetë Morinaj që tha se jo vetëm bëhet fjalë për një flamur, por që ai vetë është krijuesi i këtij flamuri. Morinaj dhe Shakohoxha, si pa gjë të keqe na thanë se që prej 14 tetorit kombi shqiptar ka dy flamurë, flamurin kombëtar me fushë të kuqe e shqipe të zezë dhe flamurin e zi të dronit, i cili na qenka flamuri i Shqipërisë Etnike. Kjo nuk ka kuptim tjetër veçse që të legalizohet në Shqipëri dhe në përgjithësi te kombi shqiptar cilësimi që Serbia i bëri bannerit të dronit që në mbrëmjen e 14 tetorit si ?Flamuri i Shqipërisë së Madhe?.
Për çdo shqiptar për të cilin është i shtrenjtë dhe i shenjtë flamuri kombëtar, tashmë nuk duhet të ketë më dilemë.

Tashmë u pohua që me flamurin e dronit u synua që të dublohet flamuri kombëtar shqiptar. Domethënë paska dy flamurë shqiptarë, i pari me fushë të kuqe dhe shqiponjë të zezë, pra flamuri historik kombëtar, i cili është flamuri zyrtar i shtetit shqiptar. Flamuri tjetër na qenka ai i Shqipërisë Etnike, e cila paska një flamur të ndryshëm nga ai kombëtar shqiptar, një flamur me fushë të zezë. Por Shqipëria Etnike është një aspiratë dhe projekt historik nacional shqiptar për të cilën është punuar dhe luftuar me flamurin historik shqiptar, atë me fushë të kuqe, të Skënderbeut.

Projekti i Shqipërisë Etnike u shpall botërisht në Lidhjen e Prizrenit, në 1881 dhe në Kuvendin e Vlorës, në 1912, me flamurin kombëtar shqiptar. Shqipëria Etnike nuk ka nevojë për një flamur të ri, të ndryshëm.
Flamuri kombëtar është i patjetërsueshëm dhe i padublueshëm. Kështu që flamuri i zi i dronit është një tradhti kombëtare.

Më tutje, Shakohoxha i tha:
?Na trego historinë e këtij flamuri.?
Morinaj tha: ?Ideja është me afat kohor nga viti 2010.?

Nga fjalia e mësipërme, mënyra e artikulimit të mendimit, kuptohet se kemi të bëjmë me një njeri i cili jo vetëm që nuk mund të ketë qenë ideatori i flamurit të zi, por as që të ketë intelektin që duhet për të kryer atë operacion të ndërlikuar të ngritjes së dronit dhe dërgimit të tij në stadium. Për vetveten Morinaj rrëfeu gjëra të mjegullta. Ai tha se ka lindur në fshatin Shikaj të Kukësit ku ka jetuar deri në moshën 17 vjeç. Në përgjigje të pyetjes së Shakohoxhës,

?Ti jeton në Itali prej??, Morinaj u përgjigj:

?Prej 2004-ës, pra njëmbëdhjetë vjet.?

Shakohoxha e pyeti: ?Njëmbëdhjetë vjet jeton në Itali, çfarë bën??

?Punoj vinçier, do të kisha thënë që jam shumë i nderuar në shoqërinë italiane. Jam i martum, kam dy fëmijë. Deri para asaj date, para asaj ndeshjeje do të kisha thënë që jeta ime ka qenë shumë normale, si gjithë të tjerët.?

Morinaj nuk tha se kur u legalizua si emigrant në Itali, pasi në 2004 ai nuk mund të ketë shkuar atje si emigrant i ligjshëm, pasi nuk ka pasur të tillë. Edhe nëse ka shkuar në Itali me vizë të rregullt, ai pasi ka kaluar afati i vizës, është shndërruar në emigrant klandestin. Morinaj nuk tha se kur e ka marrë lejen e qëndrimit në Itali apo nëse e ka marrë nënshtetësinë italiane, siç kanë pretenduar mbështetësit e tij, të cilët kanë thënë se hyri në Serbi me pasaportë italiane, gjë që nuk është e vërtetë. Morinaj, për të vërtetuar se kishte hyrë në Serbi para ndeshjes dhe se kishte dalë prej andej në ditën pas ndeshjes, tregoi në emision pasaportën me vulat e vendkalimeve kufitare serbe. Dhe kështu zbuloi se ai ka hyrë në Serbi me pasaportë shqiptare, jo italiane. Nëse Morinaj do të kishte pasur pasaportë italiane, ai sigurisht që do të kishte përdorur atë, pasi kështu krijonte më pak dyshime. Morinaj tha në emision se është i martuar, por nuk tha nëse gruaja e tij është shqiptare apo e ndonjë kombësie tjetër. Gruaja e tij nuk është shqiptare.

Në Itali nuk mund të punosh vinçier në të zezë. Për të bërë këtë punë duhet të kesh një patentë që fitohet pas një kursi përgatjeje teknike që kushton shumë para. Puna e vinçierit paguhet shumë mirë, prandaj është e lakmuar, aq më tepër në këtë kohë krize ekonomike, e cila edhe në Itali ka nisur që prej vitit 2008 ashtu si në pjesën tjetër të botës. Patentën e vinçierit mund ta marrë vetëm një emigrant që është me leje qëndrimi në Itali, nëse i ka paratë për të paguar për të.

Kronologjia ka rëndësi të madhe se Morinaj tha se ai ka marrë një hua të madhe te një bankë në Itali me rastin e blerjes së shtëpisë dhe për këtë paguan këste të mëdha mujore. Me artikulimin e vet të çartur, Morinaj tha fjalë për fjalë: ?Kam një këst kredi shumë të lartë që paguaj kredinë. Për shtëpinë. Ideja ka qenë që të paguaj shtëpinë e të marr një kredi tjetër që të ble një vinç. Vinçi kushton sa shtëpia.?

Këto qenë shqetësimet e Morinajt para se të ndodhte historia e dronit në Beograd. Ai ishte një emigrant shqiptar në Itali, që kishte krijuar familje atje, dhe donte të krijonte mirëqenie për familjen e tij. Askush në rrethin e tifozëve kuqezi nuk kishte dëgjuar për të deri në 2013 kur në Slloveni, gjatë ndeshjes së përfaqësueses së Shqipërisë atje, Morinaj u bë i njohur si fytyrë, me rastin që u ngjit në rrjetën rrethuese të stadiumit. Ky ishte prezantimi i tij si Ballist Morina. Që atëherë ai do të njihej me këtë nofkë.

Nderin e idesë fillestare të dërgimit të dronit me banner në stadiumin e Beogradit në ndeshjen Serbi-Shqipëri, Morinaj ia dha një italiani të cilit nuk ia përmendi emrin. Sipas Morinajt, në shkurt 2014, pasi u bë e njohur se Shqipëria do të luante me Serbinë në ndeshjet kualifikuese për Francë 2016: ?Një nga këta shokët italianë më thotë pse ti ose ju nuk përdorni një helikopter dhe të vesh një mesazh denigrues, një mesazh ku di gjë unë një mesazh hakmarrës gjatë ndeshjes??

Morinaj shton se ?Ishte krejt rastësi, do ta kisha quajtur më shumë shkëndijë në trurin tem.?

Ky italian misterioz mund të mos ketë qenë fare italian. Morinaj pohon se nuk kishte prekur kurrë me dorë asnjë lloj droni më herët dhe se vetëm kishte parë në televizor të tillë. Për ushtrimet për përdorimin e dronit, pasi ?vendosi? të dërgojë dronin në stadiumin e Beogradit. Morinaj vetë pranon se ?Ishte shumë e vështirë në shumë aspekte. Në mëngjes ikja në punë, kur kthehesha nuk shkoja në shtëpi, por kisha një, ishte një tip kështu, kisha folë me një italian që kishte ca pare, toka të vetat aty edhe ushtroja. ?Kjo ka vazhduar një muaj e gjysëm.?

Kjo do të thotë se ai ishte vetëm një fillestar në përdorimin e dronit. Por një fillestar nuk mund ta komandonte dronin me banner për të bërë atë trajektore të ndërlikuar mbi stadium. Dhe përsëri na del me një rol kyç një italian misterioz, që mund të mos ketë qenë fare italian!

Është interesante se Morinaj nuk e përdori asnjëherë fjalën ?quadcopter?, por vetëm fjalën ?dron?. Përzgjedhjen prej tij të llojit të dronit, ai e shpjegoi kështu: ?Droni pa kamerë funksionon me valë me telekomandë, kurse droni me kamerë funksionon me Wi-Fi që do të thotë se ai arrin maksimum sipas katalogut që thotë 800 metra, por kurrë nuk i bën 800 metra dhe asht shumë i ndjeshëm në intereferenca, radio policie, telefona, gjana. Edhe e keqja e kësaj ishte gjithë që në moment që ai e humb shkëputjen me ty që po e drejton, ai kthehet atje ku asht nisë. Do më lokalizonte mu. Për atë unë mendova që unë do gjej një vend ku shof me sy të lirë.?

Morinaj, qartësisht e shikonte rrezikun e interceptimit të dronit nga ana e forcave serbe të sigurisë, vetëm për shkak të interferencës së mundshme në radiokomunikimin policor, apo në telefonat. Nëse Morinaj do të kishte bërë pak kërkime, qoftë edhe në Google ai do të kishte marrë dijeni se Serbia njihet si një nga vendet që ka përvojë më së shumti për luftën kundër dronëve në Europë, që në kohën e luftrave në ish-Jugosllavi ku janë përdorur dronë. Vetëm gjatë fushatës ajrore të NATO-s kundër Serbisë, u rrëzuan 47 dronë të NATO-s nga ana e serbëve. Policia, Xhandarmëria Serbe, dhe forcat speciale të Policisë Ushtarake, që kanë detyra të posaçme për sigurimin e autoriteteve të larta serbe dhe objekteve të rëndësishme, çfarë ishte në këtë rast stadiumi ?Partizani?, prej vitesh përdorin, madje dhe ka demonstruar, aparate të quajtur Sky-Grabber, të prodhimit rus, të cilët mund të rrëzojnë drone duke interferuar në valët dhe frekuencat e tyre. Kështu që ndalja e dronit që po i afrohej stadiumit ?Partizani? do të kishte qenë si një lojë fëmijësh për Policinë Serbe dhe shërbimet e posaçme serbe të cilat qenë me detyrë për shkak se në stadium qenë autoritetet më të larta serbe. Kuptohet nëse serbët e dëshironin këtë gjë. Për këtë problem, Morinaj as që foli.

Morinaj në intervistë ia dha vetvetes edhe idenë e mbishkrimit ?AUTOCHTHONOUS? në flamurin e zi, për të cilin tha se e gjeti në Google Translate. Për dizenjimin e flamurit, tha se e bëri nipi i tij, djali i dytë i vëllait të madh për nga mosha, sipas udhëzimeve të Ismailit. Nipit të tij nuk ia përmendi emrin. Ky nipi të cilit Ismail Morinaj nuk ia përmendi emrin ishte 16 vjeç vitin e kaluar dhe banonte në katundin Shikaj të Kukësit, vendlindjen e tij dhe të axhës së tij, Ismail. Morinaj tha se puna për flamurin: ?Ka marrë kohë diku deri në tre ditë përgatitja në kompjuter.? dhe shtoi ?Kjo ka qenë historia pak a shumë e flamurit, e krijimit të flamurit.?

Kështu, dy njerëz pa njohuri historike, veksilologjike (shkenca që merret me studimine flamurëve-Vexillology), dhe me njohuri mëse modeste grafike, realizuan, madje për tre ditë atë ?flamur? me dizenjim dhe kumt aq të sofistikuar që u bë lajm në të gjithë median botërore?! Kush të dojë le ta besojë! Përzgjedhja e fjalëve është domethënëse: ?krijimi i flamurit?. Pra bëhet fjalë për një flamur të ri.

Shakohoxha nuk e pyeti për hartën e flamurit të dronit dhe Morinaj nuk foli as vetë për këtë detaj. Pra, Morinaj nuk dha shpjegime se përse harta e dronit, ndonëse mban poshtë datën 28 nëntor 1912, pra të ditës së Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare, nuk është e njëjtë me hartën që Kuvendi Kombëtar i Vlorës i dërgoi Konferencës së Fuqive të Mëdha në Londër, me kërkesat për kufijtë e Shqipërisë. Harta e dronit përmban Sanxhakun, Korfuzin e shumë territore të tjerë që nuk kanë lidhje me aspiratën e Shqipërisë Etnike.

Shakohoxha nuk e pyeti as për sfondin e zi të flamurit dhe Morinaj nuk dha shpjegime vetë për këtë gjë. Kështu që shpjegimet me argumentin grafik që ka dhënë disa bien se vetë krijuesi i flamurit të dronit nuk e përmendi atë.
Morinaj tha në intervistë për flamurin e zi: ?Unë e kam publikuar në rrjetin, në profilin tim zyrtar në Facebook, ka qenë data 13 gusht nëse nuk gaboj, me mbishkrimin: Vallë kjo a do hyjë në histori??

Këtu Shakohoxha nuk e pyeti Morinajn se përse nuk u shqetësua aspak për ruajtjen e sekretit të planit të tij, por pasi e përgatiti ?flamurin?, shkeli rregullin nr. 1, që e di edhe çdo amator që ndërmerr operacione të tilla, atë të fshehtësisë. Dhe Morinaj nuk u mjaftua me postimin e mësipërm, por ai praktikisht e zbuloi në Facebook planin e tij që më tepër se një muaj para ndeshjes Serbi-Shqipëri. Morinaj, në 6 shtator 2014, postoi në profilin e tij në Facebook një fotografi të flamurit të zi që do të ngrihej me dron, me këtë shënim: ?Djelmosha, në Aveiro dhe Elbasan do mungoj, por i kam përqëndru forcat në Beograd. Ju pres në Humska Stadium me këtë koreografi.?

Përveç kësaj, Morinaj, në një status të datës 18 shtator 2014, në Facebook, kishte shkruar misteriozisht shifrën 26 duke shënuar në kllapa fjalën ?ditë?. Kjo përkonte me datën e ndeshjes Serbi-Shqipëri, në 14 tetor. Që prej asaj dite, statuset me shifrat zbritëse u postuan në profilin e Morinajt deri 9 tetor, kur ai shkroi: ?05 (ditë)?, që përkonte me 14 tetorin, ditën e ndeshjes Serbi-Shqipëri.

Morinaj, qartësisht, ka qenë më i preokupuar që të siguronte prova paraprake të autorësisë së ngritjes së dronit me flamurin e zi në Beograd, se për fshehtësinë e planit të tij, çka supozohej të ishte me rëndësi vendimtare për realizimin e tij. Përfundimi logjik është se Morinaj nuk trembej aspak se mos shërbimet e fshehta serbe që monitorojnë rrjetet sociale shqiptare, do të vinin në dijeni për planin e tij, me ç? rast nuk do ta kishin të vështirë të identifikonin se cili ishte Ballist Morina, pasi tashmë ishin në qarkullim fotografitë e tij kur ai ishte ngjitur në rrjetën e stadiumit, në Slloveni. Për të gjitha këto, Shakohoxha nuk e pyeti aspak.

Është interesant rrëfimi i Morinajt për eksplorimin që bëri ai në Beograd, në verën e vitit 2014, dy muaj e gjysëm para ndeshjes, në zonën përreth stadiumit ku mendonte se do të luhej ndeshja Serbi-Shqipëri. Morinaj tha: ?Ka qenë data 26 korrik, unë kisha një gëzim familjar dhe shfrytëzova rastin që të vija në Shqipëri, të kaloja në Beograd, por e kisha vendosë gjithsesi që do të kaloja se s? bën. Isha i bindur që ndeshja do të bëhej në stadiumin e ?Yllit të Kuq? të Beogradit sepse të paktën informacionet që kisha deri në atë moment Serbia i kishte organizuar ndeshjet aty, në shtëpi.?

Shakohoxha i tha: ?Dhe atje shkove ti për të bërë??

Morinaj u përgjegj: ?Po unë shkova, bona xhirimet, bona një xhirim rreth e rrotull, i datës 27 në mëngjes ka qenë? shkova dhe te stadiumi ?Partizani? i Beogradit por thjesht, pa atë interesin që, thjesht si turist, pastaj ika në Itali.?
Do të kishte mjaftuar që Morinaj të kishte bërë një kërkim të thjeshtë në Google, si kërkues i apasionuar në Google që është, dhe do të kishte zbuluar, qoftë edhe nga Wikipedia, në faqet për ndeshjet kualifikuese për ?Francë 2016? se Serbia do t? i luante dy ndeshjet e para në shtëpi, pra duke përfshirë edhe atë ndaj Shqipërisë, në stadiumin ?Partizani?, ndërsa në stadiumin ?Rajko Mitiç? (emri zyrtar i stadiumit të ?Crvena Zvezdës?) do të luajë vetëm ndeshjen e fundit, atë ndaj Portugalisë, në 11 tetor 2015. Morinaj kërkon të na bindë se ai ishte treguar i kujdesshëm për të parashikuar çdo detaj, çdo të papritur: ?Unë kisha parashiku, kisha shiku në Internet edhe kohën, dhe koha ma jepte që ishte shumë e mirë në 13, 14, 15 tetor.?

Me artikulimin e tij të çartur, këtu e ka fjalën për motin, për klimën. Si është e mundur që ky njeri, i cili ishte kujdesur paraprakisht edhe për detaje të tilla, nuk u kujdes të saktësonte stadiumin se ku do të luhej ndeshja?! Ironia është se Morinaj pretendon që ai e mësoi rastësisht, në gusht, se ndeshja do të luhej në stadiumin ?Partizani?. Ai tha: ?Në Itali ka qenë një shqiptar i Malit të Zi, edhe ai pjestar i tifozave kuqezi, që më dërgon një link i cili ishte i dy muajve më parë, i binte qershor diku, që ishte zyrtar që ndeshjet Serbia për 2014 do të luheshin te ?Partizani? i Beogradit, domethënë te stadiumi ?Partizani? i Beogradit. Pata një rënie morale sepse isha fokusu komplet atje.?
Shakohoxha i tha: ?Befas plani duhej të ndryshojë.?

Morinaj i tha: ?Po. Plani duhet të ndryshojë. Sepse plani duhet të ndryshojë ku do të vendosem unë, se si. Unë kisha në mendje ato idetë e mia se si do të hyja atje.?

Të gjitha këto rrena Morinaj i thotë për të krijuar përshtypjen se gjithçka e ka bërë spontanisht. Për eksplorimin prej tij të stadiumit ?Partizani? dhe zonës përreth tij, Morinaj tha: ?Tani te stadiumi i ?Partizanit? që sinqerisht e kisha kalu përciptazi, nuk e njifja, kam përdorur shumë Google Maps edhe kanë qenë tre-katër pika ku mendoja unë, nga ku unë do veproja. E para ka qenë kisha, Akademia Ushtarake, që unë nuk e dija që ishte Akademia Ushtarake, mendoja që është selia e ?Partizanit? të Beogradit.?
Shakohoxha i tha: ?Ajo është Policia Ushtarake.?

Morinaj nuk e shpjegoi se si e krijoi ai bindjen që ndërtesa në verilindje të stadiumit, në anë të kishës, ishte selia e klubit ?Partizani? i Beogradit. Në të vërtetë, ndërtesa e madhe gjashtëkatëshe për të cilën flet Ismail Morinaj është Internat Vojne Gimnazije, pra Konvikti i Gjimnazit Ushtarak (shkolla e mesme ushtarake). Shakohoxha e quan gabimisht selia e Policisë Ushtarake, se atje me rastin e ndeshjeve të futbollit ku janë të pranishëm autoritetet e larta serbe, duke përfshirë Presidentin e Republikës, vendosen njësite të batalionit special të Policisë Ushtarake, me emrin ?Kobra?, që kanë detyrë edhe ruajtjen e personaliteteve të larta shtetërore. Kjo për arsye se nga tarraca e kësaj ndërtese shihet drejtpërdrejt në një nga dy llozhat VIP të dy tribunave kryesore të stadiumit, si dhe nga tarraca shihet drejt e mbi parkingun VIP të stadiumit, pikërisht atje ku u parkua automjeti i Presidentit Nikoliç dhe që gjendet jo më shumë se 20 m larg kësaj ndërtese. Në ndeshjen Serbi-Shqipëri qenë të pranishëm pjesa më e madhe e shtetarëve të lartë serbë, duke nisur që nga Presidenti Nikoliç, kështu që në këtë ndërtesë kishte prani të madhe të njësive të batalionit ?Kobra?. Përveç kësaj atje qenë të pranishëm edhe kadetët e shkollës ushtarake, pasi në një konvikt dihet se ka njerëz gjatë natës.

Morinaj tha se zgjedhja e parë për të e vendit se nga do ta ngrente dronin ishte kisha që gjendet në anën verilindore të stadiumit: ?Ajo që më ka bindë më shumë është kisha se ajo është një objekt kulti fetar, nuk kontrollohet shumë, nuk ka vëmendje, njerëzit nuk mendojnë. Kuptohet që unë nuk kam shkuar për ta dhunu atë objekt kulti absolutisht. Kam menduar që është pika më e volitshme për ta bërë një gjë të tillë, meqënëse dhe afërsia me stadiumin ka qenë diku 50 deri 70 m vijë ajrore.?

Në ditë normale mund të ishte kështu, pra që kisha të mos mbikqyrej. Por një një ditë si ajo e 14 tetorit, kisha që gjendej në skaj të stadiumit dhe nga kupola e së cilës dukej si në pëllëmbë të dorës pamja e brendshme e stadiumit, nuk mund të mos mbikqyrej nga Policia. Aq më tepër kur siç bëri me dije Kryeministri serb Vuçiç pas ndeshjes, autoritetet serbe kishin informata se shqiptarët kishin organizuar një provokim të rëndë në stadium gjatë ndeshjes. Meqënëse në stadium nuk do të kishte tifozë shqiptarë, atëherë duhej pritur që ata të vepronin nga pika përreth stadiumit.

Sa për mënyrën se si e gjeti bashkëpunëtorin e tij, Morinaj tha: ?Një nga tifozat kuqezi, Marin Rexha, nga një familje shumë patriote e Tiranës ka qenë ai i cili më ka lidhur me patriotin nga Shkupi. Nuk njifeshim me djalin nga Shkupi, thjesht Marini ka qenë ai konektori, ndërlidhësi. Ai më njifte mu, njifte dhe djalin nga Shkupi? Kryesisht në Facebook kemi komuniku. Dhe aty gradualisht kemi ardhë duke u njoftur me njëri-tjetrin. Edhe derisa ka ardhë momenti që ai më ka shprehë atë planin e vet që ishte diçka më i rrezikshëm. Edhe i kam shprehë planin tim, i ka pëlqy shumë, e ka përkrahë që në moment të parë. Mbaj mend është data 12 shtator, se është shkrimi aty në Facebook kur fillon biseda me djaloshin nga Shkupi deri atë natë, më datë 13 në darkë??

Shakohoxha ndërhyri: ?Që u takuat në Beograd.?

Morinaj u përgjegj: ?Që u takuam, që u pamë për herë të parë me fytyrë.?

Shakohoxha ndërhyri përsëri: ?Se s? ishit parë asnjëherë??

Përgjigjia e Morinajt ishte: ?Jo nuk ishim parë.?

A mund të besohet se Morinaj i besoi për ta pasur bashkëpunëtor në një mision kaq të rrezikshëm një njeriu të cilin nuk e kishte takuar kurrë? Dhe të cilin për më tepër ia kishte sugjeruar një njeri të cilin Morinaj e njihte shumë pak, siç ishte Marin Rexha, për të cilin Morina thotë se e njohu vetëm në rrethin e tifozëve kuqezi? Marin Rexha, ndërlidhësi, siç e quan Morinaj, ishte 19 vjeç kur bëheshin këto biseda. Marin Rexha ka lindur në 1995. Si mund të besohet se 32 vjeçari Ismail Morinaj ia zbuloi planin e tij 19 vjeçarit nga Tirana Marin Rexha, të cilin e njihte fare pak, madje i besoi fjalës së tij edhe kur i sugjeroi një bashkëpunëtor të panjohur nga Shkupi, të cilin vetë Marin Rexha e njihte pak? Morinaj nuk thotë se kur e takoi për herë të parë Marin Rexhën, por meqënëse Morinaj jetonte në Itali, dhe për shkak të moshës së Marinit, takimi i parë i tyre nuk mund të ketë qenë para shtatorit 2013, kur Morinaj u bë disi i njohur me rastin e ndeshjes Slloveni-Shqipëri.

Në të vërtetë në emision nuk u dha asnjë provë që Morinaj të ketë pasur bashkëpunëtor një shqiptar nga Shkupi. Morinaj tha se ai nuk mund ta zbulonte emrin e djalit nga Shkupi, duke lënë të kuptohet se ai mund të kishte pasoja të këqija nga autoritetet maqedone dhe serbe nëse i zbulohej emri, dhe e quajti atë thjesht me nofkën me të cilën njihet, si ?Molos Parthini?. Por serbët dhe maqedonët duhet ta kenë mësuar tashmë se cili është bashkëpunëtori i Morinajt, pasi Morinaj tha në emision se ai doli nga Serbia për në Kosovë bashkë me djalin nga Shkupi që udhëtoi në automjetin e tij. Morinaj e rrëfeu kështu kalimin e tyre në vendkalimin kufitar nga Serbia në Kosovë: ?Afrohem afër, i japim dokumentat. Komunikon kryesisht djaloshi nga Shkupi me të.?
Kjo do të thotë se serbët e kanë parë pasaportën e djalit nga Shkupi i cili ka kaluar bashkë me Morinajn dhe mund ta gjejnë lehtë emrin e tij në sistemin TIMS të mbikqyrjes së vendkalimeve kufitare. Kështu që nuk ka kuptim që ky ?Molos Parthini? të ruajë ende fshehtësinë. Serbët thjesht nuk duan që ta bëjnë të njohur identitetin e vërtetë të tij për arsye të cilat duhet të na i bëjë të njohura ai. Por me siguri që edhe shërbimet e fshehta maqedone, të cilët kanë marrëdhënie shumë të mira me homologët serbe, çka u pohua nga serbët edhe me rastin e ngjarjes së fundit në Kumanovë, me siguri që e dinë se cili është ?Molos Parthini?. Prandaj ky njeri do të bënte mirë që të dilte me identitetin e tij të vërtetë, dhe t? ju përgjigjej pikëpyetjeve që janë ngritur mbi të në këtë histori. Por ai nuk do ta bëjë këtë gjë se ai është një oficer i shërbimeve të fshehta maqedone, i ngarkuar me misione të posaçme te rinia shqiptare.
Për udhëtimin e tij nga Milanoja në Beograd, disa ditë para 14 tetorit, Morinaj tregoi: ?Ka qenë ora 10 e gjysmë e darkës, data 10 tetor. U nisa unë atë natë. Kam bërë një udhëtim prej diku te dymbëdhjetë orësh dhe kam hy në kufijtë tokësorë Kroaci-Serbi.?

Pra Morinaj thotë se pas 12 orëve qëkurse u nis nga Milano ka hyrë në territorin e Serbisë, duke llogaritur këtu dhe vonesën në vendkalimin kufitar serb, të cilën e përshkruan si të vogël. Kështu del se Morinaj duhet të ketë hyrë në territorin e Serbisë rreth orës 10:30 të paradites së 11 tetorit. Sipas gazetës serbe ?Kurir? të datës 23 tetor 2014, e cila njihet për burimet e mira policore, Morinaj ka hyrë në Serbi nëpërmjet vendkalimit kufitar të Batrovcit, me një automjet ?Peugeot?. Për mbërritjen në Beograd, Morinaj tha: ?Shkova në Beograd, ka qenë diku ora pesë e mbasditës, e datës 11.?

Nga vendkalimi kufitar i Batrovcit deri në Beograd janë 121 km rrugë shumë e mirë e llojit autostradë, që normalisht përshkohet për një orë e njëzet minuta. Prandaj Morinaj duhet të kishte arritur në Beograd, e shumta në orën 12 paradite. Ku ka qenë Morinaj mes orës 12 dhe orës 17, kur thotë se arriti në Beograd, pra gjatë pesë orëve? Nuk ka dyshim se Morinaj ka hyrë në Serbi në 11 tetor, se ka qenë në Beograd në 14 tetor, ditën e ndeshjes, se ka dalë nga Serbia në Kosovë në mëngjesin e 15 tetorit. Por në këtë periudhë kohe ka shumë gjëra të dyshimta që ka në lidhje me të. Morinaj tha se në vendkalimin kufitar serb e pyetën:

?Pse kalon këtej??

Ai iu është përgjigjur policëve serbë: ?Iu thashë unë që kam pyetë edhe atë shokun që kishte pasaportën që më kishte marrë pasaportën që unë kam kaluar edhe në gusht këtej, që më pëlqen, ashtu një çikë ma larg por një çikë ma mirë. Edhe po e baj, thjesht jam tranzit. Ok, ca pyetje kështu provokuese gjana kështu, edhe më lanë.?

Në ditët para ndeshjes Serbi-Shqipëri që përkonin dhe me ditët para vizitës së Presidentit rus Putin në Beograd, mbikqyrja policore në Serbi ishte rritur. Siç deklaroi Kryeministri serb Vuçiç pas ndeshjes, në ditët para ndeshjes autoritetet serbe kishin të dhëna se shqiptarët kishin përgatitur një akt të rëndë provokues në Beograd me rastin e ndeshjes. Pra ishte normale që policët serbë të dyshonin te ky shtetas shqiptar që po kalonte nëpër Serbi, për të shkuar në Shqipëri, duke e zgjatur rrugëtimin e tij. Morinaj këtu ngatërrohet në shpjegimet e tij. Ai thotë në mënyrë të mjegullt se iu foli policëve serbë për një shok që kishte marrë pasaportën e tij dhe i cili i kishte thënë se ky rrugëtim është më i mirë. Emrin e këtij njeriu nuk e përmend. Por arsyeja kryesore për të cilën duhet të dyshonin serbët te Morinaj është ajo për të cilën e pyeti Shakohoxha, i cili e bëri këtë gjë se ky fakt kishte dalë në shtypin serb. Shakohoxha e pyeti: ?Çfarë të thanë policët kur panë dronet, tre dronet? Në një makinë shumë modeste, një shqiptar që kalon në Serbi me tre drone.?

Morinaj u përgjegj për reagimin e policëve serbë: ?Batuta e tij e parë ka qenë sepse po shikonte shifrën e dronave në faturë??

Shakohoxha ndërhyn: ?Që dronat kushtonin më shumë se makina, apo jo??

Morinaj vazhdon: ?Shumë më shumë. Dronat shkonin diku te 3000 euro, ishin të tre dhe më tha mua (polici serb):

Ti ke një makinë kaq të dobët, edhe ke blerë 3000 euro drona.?

Morinaj shtoi: ?Unë i thashë që i kam dhuratë për fëmijët e vëllait dhe nuk bëj dhurata shpesh por kur i bëj kam qejf me i bërë dhuratat e mira. Më ka ba një pyetje provokuese, këtë nuk e harroj. Këto i përdorin tha në ndeshje futbolli.

Edhe unë për t? ia anashkalu i thashë mos po e ngatërron me këto spidercam që kanë dalë në Botëror, ishin të testume për herë të parë, sepse ky nuk mban bateri as pesë minuta thashë, nuk mund ta përdorësh në ndeshje futbolli.?

Në ato ditë të mbikqyerjes së rritur policore, policët serbë të vendkalimit kufitar duhet të kishin bërë njërën nga këto gjëra për këtë shqiptar që po udhëtonte në mënyrë të dyshimte tranzit nëpër Serbi me tre drone:

1)Duhet t? i kishin bërë një kontroll automjetit dhe këtij njeriu të dyshimtë. Kështu do të zbulonin flamurin e zi, që ai e mbante të futur në gji, sipas fjalëve të tij.

2)Të kërkonin të dhëna për këtë person me emrin Ismail Morinaj. Një kërkim i thjeshtë në arkivat elektronike të zyrave policore serbe, me emrin dhe fotografinë e tij, do t? u bënte të njohur se bëhej fjalë për Ballist Morinën, njeriun që ishte ngjitur në rrjetën rrethuese të stadiumit në Slloveni, një vit më parë. Pas kësaj serbët sigurisht që do të bënin një kërkim më të detajuar dhe shpejt do të zbulonin në profilin e tij në Facebook planin e tij për të bërë një aksion në ndeshjen Serbi-Shqipëri.

3)Së paku, policët serbë do të kishin do të kishin njoftuar emrin e tij dhe targën e automjetit për të qenë në vëmendjen e Policisë. Meqënëse Policia Serbe merrte dijeni me vëmendje të rritur për bujtësit në hotelet e Beogradit në ato ditë, me siguri do të merrte në dijeni se shtetasi shqiptar që hyri në Serbi në 11 tetor për të kaluar kinse tranzit për në Shqipëri, kishte ndaluar në Beograd ku kishte bujtur në një hotel. Pas kësaj, Morinaj, që nga mbrëmja e 11 tetorit do të vihej nën mbikqyrjen e fshehtë të Policisë dhe shërbimeve të fshehta serbe. Informatë për të do të jepej edhe me rastin e parkimit të makinës prej tij në parkingun nëntokësor në Beograd. Policia ato ditë informohej me vëmendje të shtuar për automjetet e dyshimtë të parkuar në parkingët e Beogradit, dhe me këtë rast do të mësonte se automjeti me targë ?MI 2Z3943?, që i përkiste një shtetasi shqiptar i cili kishte hyrë në Serbi duke pasur me vete tre drone dhe që supozohej të kishte kaluar tranzit në Shqipëri, gjendej në Beograd.

Në emisionin e Shakohoxhës u shfaqën dhe pamjet e filmuara nga Morinaj në momentin kur kalonte kufirin serbo-kroat, pikërisht momenti i dorëzimit të pasaportës prej tij. Nga pamjet televizive (minuta 27 e 30 sekonda e videos së emisionit në Youtube) shihet se në fotografinë e pasaportës së tij shqiptare, me të cilën kaloi kufirin nga Kroacia në Serbi, Morinaj është pa mjekër. Morinaj nuk tha që serbëve t? u kishte bërë përshtypje kjo gjë dhe t? i kishin bërë ndonjë pyetje.

Morinaj më tutje tha se ai, kur arriti në Beograd, së pari pa në telefonin e tij (Hiphone) ndeshjen Shqipëri-Danimarkë që luhej atë mbrëmje në Elbasan: ?Mbas ndeshjes domethënë, diku nga ora 11 deri në orën katër të mëngjesit, pesë të mëngjesit, unë jam futë plot tre netë para ndeshjes, vazhdimisht te kisha dhe tek Akademia Ushtarake, ku po mundohesha të gjej pikën ideale ku mund të ngre dronin me flamur.?

Por konvikti i shkollës ushtarake kishte njerëz gjatë natës, me qindra njerëz madje, pjesa më e madhe e të cilëve nuk kishin fjetur ende në orën 23, kur thotë se hyri Morinaj. Kështu që ishte e pamundur që ata të mos e vinin re, jo vetëm te ndërtesa e Internatit por edhe te kisha e cila gjendet vetem disa metra larg ndërtesës së Internatit.
Më tutje, Shakohoxha i tha: ?Gjithsesi Ismail, ti je në Beograd, je gati për aksionin, i ke të gjitha gati dhe vjen dhe ai djali të cilit s? ia themi dot dhe emrin e vërtetë.?

Morinaj u përgjegj: ?Mund t? ia themi nofkën që ka ?Molos Parthini, origjinë çame.?

Ky ?çami? anonim nga Shkupi është një nga gënjeshtrat më të çuditshme në këtë histori. Si mund ta fshehë identitetin një shkupjan me origjinë çame? Sa familje me origjinë çame ka në Shkup? Gjithsesi, siç kam thënë më lart, serbët e dinë identitetin e këtij ?çamit? nga Shkupi se ai dhe Morinaj e kaluan bashkë në vendkalimin kufitar në Merdarë. Morinaj tha për të: ?E kam takuar diku ora 9: 20 të datës 13 tetor, domethënë 24 orë para ndeshjes, afërsisht. Pikërisht te makina ku e kisha lënë te parkingu, e nxjerr makinën dhe e pres aty. Kontaktonim me mesazhe. Arriti momenti që i kishte mbaruar krediti në skedën e Maqedonisë që kishte dhe nuk po kontaktonim më.?

Ky ?Molos Parthini? niset për një mision kaq delikat ku ai ishte i përgatitur të bënte diçka që nuk do të guxonte ta ndërmerrte asnjë komando i sprovuar në botë dhe nuk është kujdesur të ketë kredite të mjaftueshme për komunikim në telefon!

Por edhe kjo situatë e paparashikuar u kapërcye: ?Por meqënëse më njifte nga fotografitë që kishte pa në Facebook edhe nga makina që i thashë është një ?Pezho? e kuqe, vjen edhe më futet në makinë. I kërkoj direkt emrin e vërtetë, ma thotë, ia them.?
Si nuk kishin përcaktuar ndonjë kod komunikimi? Si i besoi kështu Morinaj këtij të panjohuri? Çka nëse serbët e kishin arrestuar djalin nga Shkupi dhe në vend të tij kishin vënë një oficer të shërbimeve të fshehta serbe që të luante rolin e tij? Nejse. Morinaj vazhdon: ?Nisemi, edhe drejtohemi për të shku drejt hotelit.?
Shakohoxha nuk e pyet për emrin e hotelit dhe vendndodhjen e tij. Morinaj nuk paraqiti letër-pagesa, as të hotelit, as të parkingut. Morinaj rrëfen për qëndrimin në hotel: ?Aty pastaj kemi bo ca prova të vogla, i kam tregu gjanat çfarë do bante.?
Shakohoxha i tha: ?Nxorre flamurin një herë?
Morinaj tha: ?Po, flamuri është domethënë gjatë natës, ka qenë diku në mëngjes nja një orë përpara se të shkoja unë drejt stadiumit që do rrija atje. E nxorrëm flamurin nga kraharori i xhupit, bëmë atë videon e famshme që të gjithë e dinë.?

Videoja e famshme nuk provon asgjë se ajo është bërë në një dhomë hoteli dhe është publikuar pas ngjarjes. E shumta, kjo video provon se Morinaj kishte në këtë histori rolin e atij që merr përsipër ngritjen e dronit. Sa për rolin e bashkëpunëtorit të tij, Morinaj tha: ?Detyra e tij ishte që të priste flamurin pas valëvitjes në stadium. Flamuri do të dilte jashtë.?

E pabesueshme! Si do ta priste dronin me flamur jashtë stadiumit, kur edhe nëse droni do të dilte nga stadiumi, ai me siguri që do të ndiqej nga helikopterët e Policisë Serbe që ishin të gatshëm në afërsi të stadiumit, në kuadrin e masave të sigurisë. Këta helikopterë, me të marrë njoftimin për dronin u ngritën në fluturim në zonën përreth stadiumit. Personi te i cili do të ulej droni dhe që do të merrte bannerin e tij, me siguri që do të arrestohej nga Policia, nga forcat speciale që do të uleshin me litarë nga helikopterët dhe do të viheshin në ndjekje të tij. A mund të imagjinohej marrja e ?flamurit? pas daljes së dronit nga stadiumi? Edhe një njeri me përgatitje shumë të posaçme nuk do ta merrte përsipër këtë mision.
Shakohoxha e pyeti: ?Ku do të ulej flamuri??

Morinaj u përgjegj: ?Aty afër stadiumit, pesëqind metra në vijë ajrore kalon një hekurudhë, nuk e di a është stacion treni apo çfarë. Aty e kisha lokalizu unë si pikën më të volitshme për të shku ai dhe për të pritur flamurin. Do priste flamurin. Dhe në moment që të merrte flamurin pika e bashkimit, ku do bashkoheshim ne të dy ishte makina ime që ishte para hotelit.?
A mund të imagjinohej të kryhej një operacion i tillë, aq më tepër vetëm 500 metra larg stadiumit, kur atë natë mbikqyrja policore, njerëzore dhe me videokamera, ishte shumë e lartë në zonën përreth stadiumit. Absolutisht jo!





06:22 Opinione

Tre pikë dhe vapë

Nga Artan FUGA Pasionet na drejtojne mendjen.Kur na i moren ...

09:44 Opinione

Ti nuk lexon

Nga Edison YPI Ti ha, pi, vishesh, mbathesh, udhëton, zbavit...

11:42 Opinione

Na falni!

Nga Bledi Lumani Nëse ka gjë që i karakterizon shqiptarët, a...

Lajmet e fundit nga