Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Teksa pret në paradhomë, shumë mendime duhet t?i kenë kaluar në kokë. Pa dyshim, edukata ka mundur padurimin e takimit. Emigrantët e Kanadasë, meqë janë dhe aktivë në facebook, kanë prioritet. Ata kanë sakrifikuar për t?u larguar nga atdheu. Kanë kapërcyer dete e male; kush me skaf, kush me kamion, me viza kallpe apo identitet të rremë, kanë arritur të ndërtojnë një jetë në Toronto a gjetkë. Dhe tani që kanë ngritur kulmin atje larg, mbrojnë në facebook vlerat e partisë dhe të kryetarit, duke sulmuar të gjallë e të vdekur, ndaj ia vlen të presësh.
Nuk ka pse të merret për fyerje që prej axhendës së ngjeshur të pritet në paradhomë. Ka ajër të kondicionuar, është fresk, ndërsa jashtë është nxehtë. Në dosjen që mban në pëqi janë të shënuara ku është arritur fitorja dhe cila do të jetë analiza. Fill pas këtij takimi do të rinisë edhe ringritja e fuqishme, por pa koka turku, sepse kujt iu pre koka një herë, pak gjasa ka t?ia presësh për të dytën herë. Meqë jemi te turqit, a nuk prisnin ata në këmbë të kështjellave sa mbarohej uji dhe buka? Keq u doli atyre? Kështu do të na dalë edhe ne. Qeveria rrethohet me pritje, dhe ajo dikur rrëzohet. Gjoli, kur pret, bëhet kënetë.
Në dhomën e takimit hyjnë kafetë dhe uji i ftohtë. Pra, duhet me prit edhe pak, sepse biseda duhet të jetë e rëndësishme për antikomunizmin, për diasporën e re dhe të vjetër kanadeze, por edhe për represionin e pushtetit.
Pritja është virtyt, është shenjë e durimit. Kinezët kanë një shprehje të famshme: ?Qëndroj buzë lumit dhe pres kufomën e armikut tim të kalojë.? Kështu duhet të mësohen të gjithë të presin, sepse është e sigurt se të vjen radha. Pas dy, gjashtë apo dhjetë vitesh dikur radha do të vijë, ngaqë këta do gabojnë. Madje këta po gabojnë dhe keqas. Ne thjesht duhet të presim derisa njerëzit ta kuptojnë që ka ardhur ora e kthimit të pllakës. Ajo do të jetë koha e duhur, kur do çelet dera e odës së qeverisë dhe pritësit do të hyjnë triumfues.
Duhet pritur të ndryshojë humori i shefit, ndoshta është i idhnuar. Ka gjasa që jo, sepse është e vështirë ta kuptosh, por, derisa axhenda është e ngarkuar, nuk duhet bërë zë. Në këtë mënyrë mund të kuptohet fort bukur edhe çfarë kanë ndjerë apo menduar ata që prisnin me orë, ditë e javë tek dera e ministrisë apo bashkisë; ja si bëhet njeriu i njëgjëjtë me hallexhinjtë duke u trashur në paradhomë. Pikërisht duke lëshuar rrënjë në ndenjëse kalitet durimi, përcillet ndjenja e shtrirë e pritjes tek mbështetësit, tek zërat kundër.
Zyrën e lë heroi i Kanadasë, i cili pasi ka gjetur muzën do shkojë të llapë për të gjallë e të vdekur. Hyn pritësi. Del pritësi. Zbret poshtë tek makina, e cila pret buzë këmbësores. Shoferi pret siç ai priti pak më parë. Artikulli shkoi në redaksi, dhe ai ftillohet:
?Po a nuk jam unë shefi??
Nga Artan FUGA Tre shkruesa gjoja eksperte qe u rekrutuan pe...
Nga Sokol BALLA Në Shqipëri është vështirë të më bindin të k...
Nga Mustafa NANOPo e filloj me një synopsis të një artikulli...
Nga Kastriot MYFTARAJ Serbia ka edhe një mundësi të fundit p...
Nga Artan FUGA Pasionet na drejtojne mendjen.Kur na i moren ...
Nga Çim PekaÇdo opozitë në Shqipëri ka qenë agresive. Sidomo...
Nga Artan FUGA Nderteses se kryeministrise si duket i jane b...
Nga Kastriot MYFTARAJZonja Merkel është bërë e famshme për p...
Nga Artan FUGAPse na ndodhin ngjarje pas Kongresit???———————...
Nga Alfred ÇAKODihet se Merkel nuk eshte nje lojtare gjerman...
Nga Andi BUSHATINjë ditë pas vrasjes makabre të dy turistëve...
Nga Kastriot MYFTARAJNë mes të muajit të Ramazanit, pesë dit...
Nga Klodian TOMORRIËshtë e mahnitshme, por në Greqi mitologj...
Nga Artan FUGAUne kam per detyre te nxis shpirtin investigat...
Nga Edison YPI Ti ha, pi, vishesh, mbathesh, udhëton, zbavit...
Nga Bledi Lumani Nëse ka gjë që i karakterizon shqiptarët, a...
Nga Artan FUGA 200 pedagoge te universiteteve publike, mbës...
Nga Enkel DEMIDy vjet më parë, Sokol Olldashi pasi votonte p...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...