web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Apelimi i Serbisë ndaj vendimit të CAS

12 Korrik 2015, 07:08, Aktualitet CNA

Nga Kastriot MYFTARAJ

Serbia ka edhe një mundësi të fundit për të ndryshuar vendimin e CAS për ndeshjen Serbi-Shqipëri. Sipas statutit të CAS, vendimet e tij mund të apelohen në Gjykatën Federale Supreme të Zvicrës. Pra Serbia ka të drejtë të bëjë ankim ndaj këtij vendimi në Gjykatën Federale Supreme të Zvicrës. Këtu nuk mund të mos bëhet pyetja se kur Dritan Shakohoxha dhe Ismail Morinaj shpallën të premten, pas vendimit të CAS se emisioni ku Morinaj pranon drejtpërdrejt publikisht autorësinë e dronit dhe do të shpjegojë se si e realizoi këtë, do të jepet të hënën në kanalin T të Digitalb, me sa duket kanë një informatë nga Beogradi se Serbia nuk do ta apelojë vendim e CAS. Në rast të kundërt emisioni mund të përdoret nga Serbia në gjyqin e ri, duke u quajtur një e dhënë e re me rëndësi të madhe.
Kuptohet se në rastin e një ankimi ndaj vendimit të CAS, që pala humbëse nuk ka përse të mos e bëjë, Serbia do t? i luajë të gjitha kartat e mundshme që ka në dorë. Është e vërtetë se Gjykata Federale Supreme e Zvicrës në rastin e shqyrtimit të vendimeve të CAS, kufizohet kryesisht në shqyrtimin e cështjeve proceduriale, por këtu pikërisht për një cështje proceduriale bëhet fjalë, se përse CAS nuk ndoqi procedurën normale duke u thelluar në arsyet përse gjyqtari Atkinson i ndeshjes Serbi-Shqipëri, nuk ndoqi nga ana e tij procedurën normale kur iu kërkoi skuadrave daljen në fushë pas ndërprerjes së ndeshjes.

Karta më e rëndësishme që mund të luajë Serbia për të ndikuar vendimin e Gjykatës Federale Supreme të Zvicrës është nxjerrja e një urdhri arrestimi ndërkombëtar ndaj Ismail Morinajt, për krimin e terrorizmit. Gjykata Federale Supreme e Zvicrës është një gjykatë shtetëtore, jo një fondacion privat i llojit të shërbimeve good office me pranimin e të dy palëve në konflikt, si CAS. Serbia, në të gjitha shkallët e gjykimit, duke përfshirë edhe CAS, ka ndjekur linjën që droni është në origjinë të zinxhirit të ngjarjeve që e shkallëzuan tensionin në stadium. Por pika e dobët e Serbisë ka qenë se ndaj autorit të ngritjes së dronit nuk ka pasur urdhër arrestimi ndërkombëtar, gjë që nuk mund të mos kishte pasur efekt mbi gjykimin në CAS.

Ndonëse Gjykata Federale Supreme e Zvicrës nuk do të veprojë si gjykatë kriminale (penale), në rastin e shqyrtimit të ankimit serb ndaj vendimit të CAS, ajo është e detyruar që të konsiderojë në arsyetimin e saj juridik për çështjen në gjykim, implikimet e një vepre terroriste. Një rrethanë e tillë e ndryshon rrënjësisht lidhjen shkakësore në zinxhirin e ngjarjeve. Edhe qëndrimi evaziv i gjyqtari Atkinson që nuk i urdhëroi prerë skuadrat të dilnin në fushë, pas ndërprerjes së ndeshjes, duke i mundësuar skuadrës shqiptare të kundërshtonte daljen në fushë, pa u fajësuar për braktisjen e ndeshjes, mund të shihet si i ndikuar nga vetëdija se gjendej para një atentati terrorist, prej të cilit ishte zbuluar vetëm faza e parë e tij.
Serbia e ka cilësuar terrorist Ismail Morinajn në bazë të nenit 391/a të Kodit Penal Serb, me titull ?Nxitja publike e akteve terroriste?. Kjo dispozitë thotë: ?Kushdo që shpreh publikisht, ose qarkullon ide që drejtpërdrejt ose tërthorazi nxisin një akt kriminal të përcaktuar në nenin 391 të këtij kodi, do të dënohet me burgim nga një deri në dhjetë vite.?
Neni 391 i Kodit Penal Serb, të cilit i referohet neni 391/a, është ai me titull ?Terrorizmi?. Preambula e kësaj dispozite thotë:
?Kushdo, që duke pasur qëllim të kërcënojë seriozisht qytetarët, ose të detyrojë Serbinë, ose një shtet të huaj, ose një organizatë ndërkombëtare, që të bëjë ose të bëjë diçka, ose të kërcënojë seriozisht, ose dhunojë strukturat themelore kushtetuese, politike, ekonomike, ose sociale të Serbisë, ose të një vendi të huaj, ose të një organizate??

Në vazhdim, paragrafi i tretë i këtij neni thotë:
?Shkatërron pajisje shtetërore ose publike, sistem trafiku, infrastrukturë, duke përfshirë sistemet e informacionit, platformat në pellgun kontinental, pronën publike ose private në një mënyrë që kërcënon jetën e njerëzve ose shkakton dëme serioze për ekonominë? do të dënohet me burgim nga pesë në pesëmbëdhjetë vitë.?
Sipas serbëve Morinaj, me anë të dronit me banner, me përmbajtje që ata e quajnë ?Flamuri i Shqipërisë së Madhe? ka provokuar tifozët serbë të pranishëm në stadium duke dashur t? i nxitë për të kryer akte terroriste, në kuptim të paragrafit të tretë të nenit 391. Në stadiumin ?Partizani? të Beogradit pas ardhjes së dronit në fushë, u shpërthyen barrierat mes tribunave dhe fushës, që përbën një shkatërrim të rëndë dhe me përmasa të mëdha të pronës publike apo private, si të doni quajeni stadiumin.

Tifozët e irriturar hynë në fushë dhe vunë në rrezik jetën e lojtarëve shqiptarë dhe të pjesës tjetër të stafit teknik të kombëtares shqiptare që gjendej në anë të fushës. Në kuptim të nenit 391, autori i dronit kishte qëllim që drejtpërdrejt apo tërthorazi ta nxiste Policinë Serbe që të përdorte armët kundër tifozëve për të kryer detyrëm e mbrojtjes së lojtarëve shqiptarë dhe të stafit teknik të kombëtares shqiptare që gjendej në anë të fushës. Autoritetet më të larta serbe nuk nguruan që të pohojnë se mund të kishte pasur edhe të vdekur. E nëse Policia Serbe do të kishte përdorur armët, atëherë do të kishte pasur në Serbi një kryengritje ndaj shtetit, duke shkaktuar kështu autori i dronit kërcënimin e strukturave themelore kushtetuese serbe, në kuptim të nenit 391.

Ironia është se në kuadrin e proceseve integruese në Bashkimin Europian, dhe përafrimin e legjislacionit, legjislacioni penal (kriminal) i Serbisë dhe Shqipërisë është përafruar edhe për për veprat penale që kanë të bëjnë me terrorizmin.

Nga pikëpamja e Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, Serbia e quan Morinajn terrorist në kuptim të nenit 232/a të Kodit tonë Penal që parashikon veprën penale ?Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për vepra me qëllime terroriste?. Ky nen thotë:
?Nxitja, thirrja publike, shpërndarja e shkrimeve ose propaganda në forma të tjera, që synon mbështjen ose kryerjen e një ose më shumë veprave për qëllime terroriste dhe për financimin e terrorizmit, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim nga katër deri në dhjetë vjet.?

Neni 232/a i Kodit Penal Shqiptar është praktikisht i ngjashëm me nenin 391/a serb. Duke vazhduar analogjinë me legjislacionin penal shqiptar, serbët e akuzojnë Morinajn se ka nxitur një vepër me qëllime terroriste të parashkuar nga Neni 230 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, ekuivalenti i nenit 391 serb. Preambula e këtyre neneve është praktikisht e njëjtë, me përjashtim të masës së dënimit. Preambula e nenit shqiptar:
?Kryerja e veprave të mëposhtme, me qëllim përhapjen e panikut në popullatë ose për të detyruar organe shtetërore, shqiptare ose të huaja, të kryejnë ose të mos kryejnë një akt të caktuar, ose për të shkatërruar apo destabilizuar, në mënyrë serioze, struktura thelbësore politike, kushtetuese, ekonomike ose sociale të shtetit shqiptar, të një shteti tjetër, institucioni apo organizate ndërkombëtare, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm.?

Në ligjin shqiptar masa e dënimit përcaktohet që në preambulën e dispozitës dhe dënimi është më i rëndë se në ligjin serb. Ekuivalenti i paragrafit të tretë të nenit 391 serb është pika ?m? e nenit 230 të Kodit Penal Shqiptar që parashikon si vepër penale:
?shkatërrimin e rëndë dhe në përmasa të mëdha të pronës publike, të infrastrukturës publike, të sistemit të transportit, të sistemit të informacionit e të pronës private, duke rrezikuar jetën e personave.?
Në rastin e nenit 391/a të kodit Penal Serb dhe të nenit 232/a të Kodit Penal Shqiptar nuk kërkohet domosdoshmërisht ardhja e pasojës, pra ndodhja e aktit terrorist, pas kryerjes së veprimeve për nxitjen e terrorizmit. Pasoja mund të mos vijë për arsye të pavarura nga vullneti i autorit, që mund të jenë reagimi i shpejtë i forcave shtetërore të sigurisë etj.
Serbia pra ka bazë ligjore për të shpallur një urdhër arrestimi ndërkombëtar për Ismail Morinajn me akuzën e nxitjes së terrorizmit. Përse Serbia nuk e bën këtë gjë? I vetmi shpjegim është se arrestimi i Morinajt Morinaj e ka kryer aktin e tij në Beograd, në bashkëpunim me shërbimet e fshehta serbe. Nëse arrestohet Morinaj, atëherë duhet të ketë një process gjyqësor ndaj tij dhe këtu dashur pa dashur do të dalë e vërteta se ai nuk mund ta kryente aktin e tij në Beograd, në rrethanat e masave të sigurisë, dhe të mos vihej re e të arrestohej nga Policia Serbe.
Nëse Serbia nuk do të bëjë ankim ndaj vendimit të CAS, kjo do të ndodhë vetëm se Serbia duhet të kursejë Ismail Morinajn, arrestimi i të cilit do të ishte një argument me peshë për Serbinë në gjykimin vërtet përfundimtar në Gjykatën Federale Supreme të Zvicrës. Me këtë Serbia do të zbulojë se Morinaj është agjent i BIA, shërbimit të fshehtë serb.





Lajmet e fundit nga