Vrasja e policit në Maliq/ Policia: I kërkuari fshihej në stan, hapi zjarr ndaj efektivëve
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Enkelejd Alibeaj komenton në një intervistë për gazetën ?Mapo? rezultatin që opozita mori në këto zgjedhje, pse ai mendon se e djathta pati një rritje inkurajuese, si i sheh argumentet e Patozit, Topallit apo edhe Bregut për rezultatin dhe cila do të ishte zgjidhja për të hequr dorë njëherë e mirë nga fenomeni i shitblerjes së votës
Enkelejd Alibeaj nuk bën pjesë tek ata njerëz në PD, që mendojnë se rezultati i zgjedhjeve për të djathtën nuk ishte inkurajues. Në një intervistë për gazetën ?Mapo?, Alibeaj shpjegon se PD-ja këto zgjedhje mori rezultatin më të mirë të mundshëm, edhe pse nënvizon kujdesshëm ndër radhë se kjo nuk është fitore, as edhe humbje, por ringritje inkurajuese. ??Kur them këtë, kam parasysh të gjithë historikun e këtyre dy viteve të saj. Ka qenë e ndrojtur menjëherë pas zgjedhjeve të 2013. I është dashur të ringjallet nga hiri i vet. Pësoi një proces ristrukturimi të kënaqshëm në masën më të madhe, po sigurisht nuk kishte si të ishte perfekt. E duhet të pranojmë, se shpejtësia e reagimit politik, të publikut të gjerë në Shqipëri, nuk është e tillë që të reflektojë menjëherë?, ? thekson Alibeaj.
Në të njëjtën kohë, ai shpjegon se procesi zgjedhor i këtij viti tregoi qartë se sa punë i lipset PD-së: ??Njëkohësisht, procesi zgjedhor i këtij viti tregoi akoma më qartë nevojën e madhe dhe se sa punë serioze e më tjetër ritëm e me shumë këmbëngulje i duhet PD-së të vazhdojë të perfeksionojë strukturimin e saj të brendshëm, në mënyrë që të jetë sa më përfaqësuese ndaj publikut dhe njëkohësisht të përpunojë sjelljen politike dhe ofertën e vet programore dhe ideologjike gjithnjë në drejtim të përfaqësimit të interesave të publikut??. Alibeaj jep gjithashtu një këndvështrim ndryshe për qëndrimin e Patozit, Topallit apo edhe Bregut, të cilët janë shprehur se për humbjen e zgjedhjeve arsyet më së shumti duhen gjetur tek vetja. ?Debatin e shoh të dobishëm.
Por jo aq argumentet e përdorura në debat. Është shumë e virtytshme të deklarohesh pas çdo mossuksesi se arsyet duhen gjetur te vetja dhe se nga vetja duhet të fillojë korrigjimi. E vetmja çështje që kërkon qartësi dhe sinqeritet, është se çfarë kuptohet me ?veten?. Unë jam me atë, që ?veten? duhet ta shohësh në vetë të parë. E nëse e sheh sinqerisht kështu e jo vetëm sot por edhe dje, debati do të ishte plotësisht i shëndetshëm edhe në funksion të së nesërmes. Kritikat duhet të jenë të mirëseardhura, qofshin këto edhe nga pozita soditëse. Ajo me të cilën nuk jam dakord asfare është fakti se duket sikur me ?veten? kuptohet vetëm kryetari i partisë. ?Vetja? është e gjithë pjesa që artikulon linjat kryesore politike dhe të sjelljes në parti. Janë strukturat e larta të saj. ?Vetja? është e djeshmja, e sotmja dhe mundësisht edhe e ardhmja e sjelljes së këtyre strukturave??, shprehet ai.
Z.Alibeaj, kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka deklaruar se zgjedhjet e 21 qershorit ishin farsë, duke paraqitur edhe një dosje të plotë të shkeljeve që opozita pretendon. Ju keni qenë pjesë e garës së zgjedhjeve të 21 qershorit dhe po ju drejtoj fillimisht një pyetje në parim: A mendoni se rezultati që mori opozita lidhet vetëm me faktorët që Basha ka përmendur si blerja e votës, kandidimi i njerëzve me rekorde kriminale, presioni ndaj administratës? etj., apo rezultati i saj lidhet ngushtësisht edhe me mosfunksionimin si duhet të strukturave të partisë?
Nga pyetja juaj kuptoj që edhe ju ndjeheni të trishtuar nga rezultati. E lexoj si një ndjesi që ju po edhe shumë të tjerë, nuk jeni aspak dakord me sjelljen e pushtetit dhe se kërkoni ndryshim. Ndryshim që duhet të vijë domosdoshmërisht prej opozitës. Jam plotësisht dakord me këtë ndjesi. Gjithsesi, një ngjarje e madhe sociale, siç është edhe një proces zgjedhor, ia vlen ta gjykosh ftohtë dhe qartë. Rezultati është ai që shifrat tregojnë. Janë fituar 15 bashki. Opozita ka rritje 10% elektorat krahasuar me 2013. Opozita ka marrë sot një mbështetje, e cila e transpozuar në numër deputetësh shkon në 60 të tillë, dhe kjo kur konfigurimi i koalicioneve është i tillë, që nga opozita janë shkëputur pjesë që në 2013 ishin me opozitën dhe sot janë me qeverinë. Kjo nuk është fitore.
Nuk është as humbje. Është ringritje inkurajuese. Për të bërë vlerësim të ftohtë dhe të qartë, mekanizmi i vetëm vlerësues është analiza e mjeteve që ka patur në dorë opozita dhe vlerësimi sesa këto mjete kanë justifikuar qëllimin (rezultatin). Së pari, rezultati në nivel fitoresh ose humbjesh bashkish ishte i paracaktuar që prej konfigurimit elektoral të hartës territoriale. Që në atë kohë koncepti i ?fitores? apo ?humbjes? ra poshtë. Në këto kushte vlen vetëm të gjykohet trajektorja e riorganizmit të opozitës në 2 vjet. Opozita u prezantua me një drejtues të ri të saj, ardhja e të cilit pasoi jo vetëm detyrën e vështirë të zëvendësimit të paraardhësit, porse trashëgoi edhe një rezultat jo të shëndetshëm në 2013. Iu desh pas kësaj të rikonceptonte një model të ri opozitarizmi, i cili në çdo rast do krijonte një moment fillestar skepticizmi në publik. Nuk duhet harruar se gjurmë skepticizimi që prej 2013 janë ende të njoma. Jo vetëm kaq, porse procesi i thellë i ristrukturimit deri në bazë i saj, solli sigurisht një impuls të ri energjie dhe mobilizimi porse edhe njëfarë ndrydhjeje të brendshme e madje edhe një lloj brishtësie e shoqëruar edhe nga një mungesë eksperience.
Për opozitën kanë qenë këto 2 vitet më të vështira të ringritjes së saj. E tillë u prezantua opozita në pragzgjedhjet e këtij viti. Ndërkohë që ana e pushtetit u prezantua prej 2 vitesh qeverisje plot arrogancë dhe me një psikozë frike dhe terrori të injektuar ndaj një publiku që e zhyti në varfëri dhe skamje. I tillë iu vërsul këtyre zgjedhjeve duke i skalionuar strukturat e pushtetit drejt uzurpimit të kutive të votimit me kryeministrin në ballë. Administrata u detyrua forcërisht të votonte dhunshëm dhe hapur për qeverinë. Atje ku terrori shtetëror nuk funksiononte, u përdorën para për të blerë varfërinë e shqiptarëve. Banda dhe banditë u angazhuan si ?paramilitarë elektorale? gjatë fushatës e që rrethuan kutitë e votimit ditën e zgjedhjeve. Media kombëtare e lokale u rrëmbyen nga kryeministri teksa ai i sokëllinte kërcënueshëm publikut shqiptar përgjatë gjithë fushatës. Ky ishte peizazhi i trishtueshëm i këtyre zgjedhjeve, produkt i të cilit ishte rezultati i mësipërm.
Duke folur më konkretisht?Ju garuat në një zonë shumëdimensionesh, siç është ajo për bashkinë e Fierit?Pyetja ime në këtë rast nuk lidhet me figurën tuaj apo atë çka ju prezantuat (pasi ajo është bërë publike gjerësisht edhe tek qytetarët e Fierit), por me punën që u ndoq nga strukturat e PD-së Fier. Çfarë vlerësimi keni ju për degën e PD-së Fier, si ishte performanca e saj në fushatën dhe ditën e zgjedhjeve të 21 qershorit?
Më të mirin e mundshëm për kaq pak kohë sa ka. Është strukturë e krijuar rishtaz pas procesit të vitit të kaluar. Pra një strukturë që ka më pak se 1 vit veprimtari aktive. Flas këtu për të gjithë ata njerëz që në një periudhë të vështirë iu bashkëngjitën thirrjes për ringritje të PD-së. Njerëz që iu afruan pa asnjë interes të vogël, por mbi baza të forta vullnetarizmi dhe ideali politik. Njerëz me mendje të hapur dhe pa asnjë qejfmbetje prej së kaluarës. Sigurisht, pa eksperiencën e plotë që është e nevojshme përgjatë organizimeve në fushatë dhe ditës së votimit, por me shumë energji dhe dëshirë për të kontribuuar për vendin e tyre.
Njerëz, të cilët gjatë fushatës patën mirësinë të ndanin së bashku me mua një mënyrë tjetër të të bërit fushatë, një qasje të re, më pranë publikut, punëtorë të palodhur, dhe emisarë politikë plot frymëzim. Njerëz që vendosën emrin dhe fytyrën e tyre në përballjen me publikun skeptik fierak. Nëse në Fier konsiderohet se rezultati zgjedhor është nga më të mirët, përsa i përket rritjes, krahasuar me zgjedhjet e mëparshme, kjo i dedikohet pikërisht faktit se struktura e PD-së lokale atje ia ka mbërritur me sukses të plotë që të ngjallë shpresë, të jetë e hapur, të jetë kërkuese, të jetë edhe reaguese ndaj asaj çka nuk është bërë mirë. Fushata e zhvilluar atje dha leksione shumë të mëdha për gjithkënd, përfshirë mua. Nëse injekton një frymë, mbi bazën e së cilës karrierat politike ngrihen ekskluzivisht mbi performancën dhe kontributin, nëse pranon krahëhapur çfarëdo prurje të re që kërkon t?i bashkëngjitet PD, nëse e trajton seriozisht angazhimin partiak, bëhesh joshës edhe për pjesën jashtë PD, pjesën e simpatizantëve dhe të paangazhuarve në politikë. Kjo është ajo ç?ka ndodhur me strukturën e PD-së Fier, ndaj së cilës unë kam veçse falenderim. Sigurisht që në këtë valle të madhe që quhet politikë, gjithkush ka për të mësuar gjithnjë. Unë i pari si kandidat atje. Jam i bindur që falenderimi im është i pamjaftueshëm për sforcon e madhe që ata dhanë gjatë 2 muajve fushatë intensive. Ajo çka duhet t?iu jepet atyre njerëzve në këto kushte, është mirënjohja dhe respekti, duke ia njohur individualisht kontributin.
Analiza e pritshme është ajo që duhet të synojë këtë gjë. Atje, dhe për ata, që nuk e panë të udhës të angazhohen gjatë kësaj fushatë, duhet të vlerësohen për atë zgjedhje që bënë. Vendosja e drejtësisë bazuar në kontribut dhe angazhim, është mekanizmi më i mirë që e mban të gjallë një organizëm partiak. Secili të vetën. Pa asnjë tolerim. Sot në opozitë nuk ka gjeneralë që mund të jetojnë me nostalgjinë e rreme të dikurshme. Sot janë të gjithë ushtarë, që me përkushtim i shërbejnë një kauze së cilës i janë bashkëngjitur me vullnet të lirë. Unë jam më se i kënaqur që struktura e PD-së Fier, që e ka bërë të vetën këtë sjellje, është kaq serioze edhe gjatë kësaj faze postzgjedhore, ku kanë ruajtur nervin e spikatur politik, për të analizuar ftohtë dhe kthjellët kontributin individual të gjithsecilit. Është kjo fitorja më e madhe, pasuria më e madhe që një strukturë lokale duhet të ketë.
Cili është vlerësimi juaj për rezultatin që PD-ja mori këto zgjedhje?
Inkurajues. PD ka kaluar momentin delikat të 2013. Ka kaluar goditjen psikologjike të para 2 viteve. Ai rezultat ishte i drejtë në thelbin e tij, pra si rezultat humbës, por i padrejtë në përmasën e tij. Rezultati i këtij viti tregoi rritje të ndjeshme. Tregoi pikërisht atë rritje të domosdoshme për këtë moment, në mënyrë që PD-ja të rifitojë koshiencën se zgjedhjet e 2017 janë qartësisht të mundshme për të qenë të suksesshme. Njëkohësisht, procesi zgjedhor i këtij viti tregoi akoma më qartë nevojën e madhe dhe sesa punë serioze e më tjetër ritëm e me shumë këmbëngulje i duhet PD-së të vazhdojë të perfeksionojë strukturimin e saj të brendshëm, në mënyrë që të jetë sa më përfaqësuese ndaj publikut dhe njëkohësisht të përpunojë sjelljen politike dhe ofertën e vet programore dhe ideologjike gjithnjë në drejtim të përfaqësimit të interesave të publikut.
A ka një problem argumentimi që po bëhet nga PD se, ?humbëm në 21 qershor, por jemi në rritje??. Sepse duket një filozofi që nuk garanton se në 2017-n kjo rritje do të jetë aq sa për të ardhur në pushtet?
Nuk kam pse ta fsheh që unë do të isha shumë i kënaqur që në këto zgjedhje PD të kishte fituar të 61 Bashkitë!! Si unë, besoj edhe shumë nga ata njerëz, që jo në mënyrë dashamirëse artikulojnë ?problemin? që ju shtroni në pyetje. Kushdo që lexon këtë deklarim timin tani, me shumë gjasë nënqesh dhe mendon se sa jorealist është ky deklarim. Ashtu është vërtet pra. Vetëm një jodashamirës do gjente ?problem? në këtë rezultat. Këdo që mendon këtë ?problem? do ta ftoja të kthehej jo shumë, por vetëm 2 vjet më parë e të analizonte pikën nga e filloi rrugëtimin kjo opozitë e re. As njerëzit me fantazinë më të shfrenuar nuk do ta shpresonin këtë rezultat.
Po a nuk është krijuar edhe një legjendë urbane sipas së cilës, ciklet e ndërrimit të pushtetit në Shqipëri janë 8- vjeçarë?? E pra, unë besoj se ky rezultat e sidomos ai i arritur në disa zona historikisht të majta, duke përfshirë madje edhe disa ?aksidente? elektorale në disa bashki që u humbën vetëm për një grusht votash (Pukë, Fushë-Arrëz, Sarandë, Berat, Roskovec) apo edhe fakti që në Kurbin e Këlcyrë, PD-ja nuk pati kandidat, dëshmon se ai ?problem? nuk ekziston, dhe se është e mundshme që 2017 të jetë histori suksesi për PD. Ajo çfare ju e quani ?filozofi që nuk garanton fitore në 2017? nuk qëndron aspak. Së pari për 2 vjet të plotë PD-ja ka të gjithë kohën e mjaftueshme, të vazhdojë intensivisht ristrukturimin e saj të brendshëm. Të vazhdojë të shndërrohet në një organizatë joshëse për flukse të tjera sociale. Të vazhdojë pa u epur të fitojë kartën morale në sjelljen e saj politike.
Të jetë e qartë se jo vetëm i duhet të përplotësojë programin e vet politik për të ardhmen, porse paralelisht i duhet të krijojë strategjinë e vet për t?u përballur edhe me fenomenet e kriminalizimit në politikë, korrupsionit dhe blerjes së votës. Kjo betejë fitohet vetëm më moral politik. Është rrugë e mundimshme, është e vështirë, kërkon punë nga të gjitha strukturat vertikalisht, kërkon qartësim dhe vendosmëri në rregullat e lojës brendapartiake mbi karrierat politike, kërkon besim, kërkon sinqeritet ?ndër vedi? e shumë kërkesa të tjera, porse nën projeksionin e rezultatit të qershorit e mbi të gjitha të ritmit të rritjes që mbart ai, asgjë nuk është e pamundur.
Në këndvështrimin tuaj, çfarë mendoni se nuk funksionoi në strategjinë e ndjekur nga PD-ja dhe kryesisht nga lidershipi i saj në këto zgjedhje? Pse në qytetet e mëdha ende demokratët nuk janë shumicë?
PD në këto zgjedhje mori rezultatin më të mirë të mundshëm. Kur them këtë, kam parasysh të gjithë historikun e këtyre 2 viteve të saj. Ka qenë e ndrojtur menjëherë pas zgjedhjeve të 2013. I është dashur të ringjallet nga hiri i vet. Pësoi një proces ristrukturimi të kënaqshëm në masën më të madhe, po sigurisht nuk kishte si të ishte perfekt. E duhet të pranojmë se shpejtësia e reagimit politik, të publikut të gjerë në Shqipëri, nuk është e tillë që të reflektojë menjëherë. E mbase është më mirë kështu. Publiku kërkon provë pas prove derisa të të japë besimin.
Është më mirë kështu, sepse vetëm me persistencë mund dhe duhet të farkëtohet morali politik. Strategjia në thelbin e vet nuk është aspak e gabuar, porse ajo kërkon kohën e vet. Bashkë me kohën, duhet që sjellja e lidershipit të jetë më energjike, më e vendosur, e bashkë me të kërkohet përkushtim me kohë të plotë, tashmë në çdo cep të vendit. Çështja se përse në qytete të mëdha demokratët nuk janë shumicë, tashmë me konfigurimin e ri të bashkive bie si tezë. P.sh. mund t?ju them se në qytetin e Beratit, historikisht i qeverisur nga e majta, ka fituar PD, porse bashkinë si të tërë e ka humbur. Analiza të tilla mund të bëhen pa fund, porse janë të padobishme dhe nuk tregojnë asgjë, sepse besoj se vota është njësoj e vlefshme në zonë rurale a urbane qoftë, dhe se sensi politik është njësoj i mprehtë si në fshat ashtu dhe në qytet.
A keni një vlerësim për debatin në PD mbi produktin e 21 qershorit dhe komentet e Patozit, Topallit dhe Bregut, që mendojnë se për humbjen e zgjedhjeve, arsyet më së shumti duhen gjetur tek vetja?
Debatin e shoh të dobishëm. Por jo aq argumentet e përdorura në debat. Është shumë e virtytshme të deklarohesh pas çdo mossuksesi se arsyet duhen gjetur te vetja dhe se nga vetja duhet të fillojë korrigjimi. E vetmja çështje që kërkon qartësi dhe sinqeritet është se çfarë kuptohet me ?veten?. Unë jam me atë, që ?veten? duhet ta shohësh në vetë të parë. E nëse e sheh sinqerisht kështu e jo vetëm sot por edhe dje, debati do të ishte plotësisht i shëndetshëm edhe në funksion të së nesërmes. Kritikat duhet të jenë të mirëseardhura, qofshin këto edhe nga pozita soditëse.
Ajo me të cilën nuk jam dakord asfare është fakti se duket sikur me ?veten? kuptohet vetëm kryetari i partisë. ?Vetja? është e gjithë pjesa që artikulon linjat kryesore politike dhe të sjelljes në parti. Janë strukturat e larta të saj. ?vetja? është e djeshmja, e sotmja dhe mundësisht dhe e ardhmja e sjelljes së këtyre strukturave. Kryetari i partisë është ai që duhet në çdo rast të mbajë peshën më të madhe të përgjegjësisë, porse nuk mund të anashkalohet edhe fakti se në ç?masë ai dhe gjithë struktura është ndihmuar apo minimalisht nuk është penguar në rikrijimin e kushteve për të qenë përsëri të suksesshëm në zgjedhje. Gjithsecili në strukturat e larta duhet të vlerësojë gjithnjë nga vetja e vet, nëse i është qasur me shpirt altruist kauzës së vet apo jo. Ky është parakushti i vetëm që legjitimon argumentin dhe shëndetin e debatit. Në këtë sens unë jam fort i prirur për ta besuar gjetjen e mossuksesit te vetja.
Një dukuri që u konfirmua sërish në këto zgjedhje ishin aleancat. Tri parti të djathta, FRD (edhe pse nuk ka qenë në aleancë me PD), PDK e PDIU garuan me mazhorancën e majtë. Pa i hyrë historisë sesi ikën nga ju dhe shkuan të kundërshtari, a nuk mendoni se PD-ja duhet të rihapë procesin e konfigurimit të ri të së djathtës, që nga të persekutuarit deri te qendra e djathtë?
Ky është një kusht sine qua non për arritjen e suksesit. Në fakt, ajo çka unë besoj se duhet të ndodhë është më shumë se kaq. Kërkohet qartësisht një ridimensionim i ideologjisë politike dhe përfaqësimit strukturor i të gjitha flukseve apo shtresave sociale, të cilat jo domosdoshmërisht janë të organizuara në formacione partiake. Nuk e shoh si gjëmë të madhe që disa parti të vogla patën një sjellje të tillë politike. Madje në kushtet e këtij sistemi politik dhe elektoral, deri diku e justifikoj këtë sjellje, sepse për dimensionet që ato kanë, bëhet fjalë për mbijetesën e tyre. Nëse do i analizoni me kujdes parti të tilla, nuk janë aq shumë përfaqësuese të shtresave sociale të konsoliduara, sesa grumbullime më së shumti sporadike, të orientuara jopolitikisht.
Është i njohur fakti se fluktuacionet e tyre drejt pushtetit për to nuk është ndonjë mëkat i madh politik. Ajo çfarë ka rëndësi, është se shtresa sociale që vërtet kanë vlerë, jo vetëm sasiore, janë pikërisht grupimet që kanë interesa të forta, të konsoliduara, të ngjashme mes tyre, siç janë ish të përndjekurit, ish-pronarët, rinia, rrathët akademike e kështu me radhë. Ky është një proces që duhet të ndodhë periodikisht dhe intensivisht. Fakt është që flukse të tilla sociale nga natyra e tyre janë në opozicion permanent me qeverisjen. Një organizëm partiak opozitar duhet të jetë një gjallesë reaktive dhe përthithëse ndaj të gjitha këtyre shtresave, gjithnjë duke u shndërruar ai vetë në organizëm joshës ndaj tyre. Dyer të hapura për këdo që kërkon me vullnet të lirë t?i bashkohet kauzës së opozitës, e duke respektuar mekanizmat, disiplinën dhe rregullat statutore.
Së fundmi, z. Alibeaj kam një pyetje lidhur me fenomenin kryesor të kontestuar si nga opozita ashtu edhe ndërkombëtarët; shitblerja e votës?Në një fjalim të mbajtur në Kuvend, deputeti demokrat, Astrit Patozi tha se ky fenomen këto zgjedhje kaloi në një stad të ri, që mund të përforcohet edhe në zgjedhjet e ardhshme?Cila është zgjidhja që mund të ofrojë PD-ja?
Po, është i saktë konstatimi. Shitblerja e votës tashmë bëhet me gjakftohtësi, pa zhurmë, e strukturuar dhe masive. Është shenja më dëshpëruese që ky sistem politik po shkon me shpejtësi drejt shembjes. Nëse shembja do të lejohet të ndodhë, ajo do të jetë me shumë zhurmë dhe pasoja. Këtë lloj qetësie vrastare, autorëve të saj ia jep humbja e çfarëdo nervi të moralit politik dhe etja e pakufishme për pushtet. Mekanizmi është shumë i thjeshtë: bli vota për të marrë pushtet, pushtetin kriminalizoje dhe shndërroje në makineri që prodhon para nëpërmjet korrupsionit dhe krimit, paratë përdori përsëri për të blerë vota. Dimensionet e këtij fenomeni janë pothuajse të njëjta me ato të shtetit.
Ka shumë mënyra dhe teknika që mund ta kufizojnë edhe nga pozita e opozitës. Të ndërgjegjësohet vetë ambienti politik për fatkeqësinë e madhe që po i sjell vendit ky fenomen. Të kërkohet mbështetja e faktorëve politikë ndërkombëtarë të kontribuojnë për ndërgjegjësimin dhe ndëshkimin e fenomenit. Të vazhdojë me këmbëngulje dekriminalizimi i politikës. Të stimulohen pakte të mëdha politike për të forcuar agjencitë e zbatimit të ligjit. Të modifikohet sistemi elektoral. Të mos i përgjigjet opozita me të njëjtën monedhë këtij fenomeni. Mbi të gjitha, të ndërtojë ajo vetë një sjellje politike në dialog me publikun që të frymëzojë krijimin e moralit në politikë, me shpresën që shoqëria shqiptare do ta mbështesë fort.
Intervistoi: Nevila Perndoj/ Mapo
Një sasi eksplozivi është gjetur sot poshtë një automjeti të...
Fotot janë bërë sot në Gjiri e Lalzit në vetëm 20 m distancë...
Një automjet ka shpërthyer teksa ka qenë në lëvizje në dalj...
Një sasi e konsiderueshme lëndë eksplozive dyshohet se është...
Pasi ka interpretuar me disa aktore yje, si Patricia Arquet...
Kush më mirë se ata që i bëjnë mund t’i gjykojnë filmat? Me ...
Duke iu përgjigjur kolegut të tij shqiptar, kryeministri ser...
Partia Demokratike ka njoftuar një analizë të thellë të humb...
Kryetari i Partisë Social Demokrate, Skënder Gjinushi, gjatë...
Dje jo vetëm për median e Tiranës por dhe atë rajonale, lajm...
Dy vëllezër binjakë, përkatësisht Edmond dhe Eduard Trushi m...
Entuziazëm gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, fill pa...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas dhënies 3 pik...
Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri tha sot se qev...
Kolegji Zgjedhor ka shqyrtuar ditën e sotma kërkesën e Parti...
Gjykata ka dhënë vendimin arrest me burg për autorët e grabi...
Në Konferencën e përbashkët të shtypit të Presidentit të sap...
Një konflikt fizik ndërmjet disa shqiptarëve dhe një polici ...
Policia e Shkodrës ka bërë të mundur asgjësimin e 1042 bimëv...
Policia ka asgjësuar 285 bimë kanabis në fshatin Velsh të Vl...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...